Berisha i ben lavazh biografise

komino

Valoris scriptorum
Berisha i ben lavazh biografise

se pari vlen te njoftohet se web site i parlamentit shqipetar eshte ndryshuar

personalisht mendoj se eshte permiresuar.

ne lidhjen me poshte mund te gjeni jeteshkrimet e te gjithe deputeteve.

besoj se e keni kuptuar nga titulli se ne kete teme flitet per jeteshkrimin e publikuar te Berishes
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

gjeja e pare qe te bie ne sy eshte se deputetet kane aty nje format standart te cv si kjo me poshte e bamir topi

----------------------

TOPI, Bamir Myrteza

Të dhëna vetjake:

Datëlindja: 24.4.1957

Vendlindja: Tiranë

Adresa: Kuvendi i Shqipërisë, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë.











Edukimi:

Shkencat biologjike.

Profesor Doktor.



Veprimtaria profesionale:

Profesioni: Biolog.

Kërkues shkencor në fushat biologjike të aplikuara; Drejtor i Institutit të Kërkimeve Veterinare.



Veprimtaria politike:

Deputet në tri Legjislatura; dy herë Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së; dy herë Nënkryetar i PD-së; 1996-1997: Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit.



Zgjedhur në:

Legjislatura: XVII

Zona zgjedhore: 31

Qarku: Tiranë

Nr. i votave: 9756

Përqindja: 53,4%

Deputet edhe në Legjislaturat XIV, XVI.



Grupi dhe komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar: PD - Kryetar

Komisioni parlamentar:Komisioni për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.

Sekretare komisioni Valbona MIHO Tel.: +355 4 234607



Publikime:

Shumë botime shkencore në periodikun shqiptar dhe të huaj, si dhe analiza politike frekuente.

----------------------------------

kuptohet PERVEC BERISHES

po forma eshte vetem fillimi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

lexoni biografine (zyrtare besoj, meqenese ne site te parlamentit) e Berishes dhe kerkoni aty ndonje germe qe shpreh lidhjen e tij me PPSH (fjala "komuniste" eshte perdorur shpesh ne fakt) apo faktin qe nuk arrite te bente nje kushtetute pasi votuesit nuk pranuan ate qe ai propozoi, apo faktin qe u zgjodh president per here te dyte me parlamentin e rrethuar nga tanket ne gjendje te jashtezakonshme. Nuk permendet fakti qe e la vendin ne kolaps ekonomik dhe ne prag te luftes civile (pavaresisht se nuk pretendj qe ai te fajesoje veten per kete).

nuk do te pretendoja te gjeja ato qe thashe me lart nese zoti Berisha do te kish nje cv si gjithe te tjeret por e pretendoj nga momenti kur ai (apo kur per te) ka zgjedhur ate menyre paraqitje te jetes se Berishes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

BERISHA, Sali


Lindur me 15 tetor 1944, Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.

Gjatë viteve ’70, z. Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris.

Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për homodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjeksore me qendër në Kopenhagë, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të ndryshonte rrugën e paraardhësit të tij dhe politikës Staliniste dhe do të inkurajonte ndryshimin. Por, së bashku me një numër që rritej dita-ditës intelektualësh, studentësh dhe punëtorësh të rinj, ai u zhgënjye kur këto shpresa nuk iu realizuan. Në vitin 1989, ndërkohë që vendet e Europës Lindore filluan të braktisnin komunizmin, z. Berisha dhe avokatë të tjerë të reformës u bënë më të hapur në thirrjet e tyre për ndryshim në Shqipëri.

Në tetor 1989 në një intervistë në Televizionin Shqiptar, z. Berisha e nxiti regjimin të fillonte një program të gjerë liberalizimi por intervista e regjistruar nuk u lejua të transmetohej. Në fillim të vitit 1990, Berisha e nxiti regjimin të zgjeronte qëllimin e reformave përfshi dhe krijimin e një sistemi politik demokratik shumëpartiak dhe të një ekonomie tregu. Në fillim të viteve ‘90, z. Berisha ishte dalluar si një nga personat më respektuar të lëvizjes për reformë në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, intervistë e cila u botua gjithashtu dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat e mbetura ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes, që shqiptarëve t’u garantohej e drejta të udhëtonin lirisht brenda dhe jashtë vendit, dhe që Shqipëria të braktiste politikën e saj të jashtme izoluese. Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, z. Berisha e nxiti Partinë e Punës së Shqipërisë të hiqte nenin 3 të Kushtetutës komuniste i cili sanksiononte që Partia e Punës kishte pushtet të plotë, të njihte Kartën e të Drejtave të Njeriut, të hartonte një Kushtetute të re demokratike, dhe të hiqte të gjitha monumentet e Stalinit në të gjithë vendin.

Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” me 17 shtator të vitit 1990, z. Berisha dënoi, ato që ai i quajti “reforma kozmetike” të regjimit të Ramiz Alisë, të cilat i kishin shërbyer vetëm përkeqësimit të gjendjes në vend. Pa pluralizëm politik, argumentoi ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 1990, z. Berisha u bashkua që ditën e parë me demonstratat e studentëve që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak. Z. Berisha u bë drejtuesi i Partisë Demokratike (PD), partia e parë dhe më e madhja e opozitës së re. Ai u zgjodh zyrtarisht kryetar i PD-së në shkurt të vitit 1991 në kongresin e parë kombëtar të partisë. Megjithëse PD-ja nuk ishte në gjendje të krahasohej me burimet financiare dhe organizative të PPSH-së, në zgjedhjet parlamentare në mars të vitit 1991 fitoi 39% të votave popullore dhe doli si partia kryesore e opozitës në Kuvendin Popullor.

Megjithatë kur qeveria e re e PPSH-së nuk ishte në gjendje të qeveriste vendin pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakort të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 z. Berisha dhe PD-ja, të shqetësuar nga përkeqësimi i ekonomisë, mosfunksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për korrupsion zyrtar, u tërhoqën nga koalicioni qeverisës dhe kërkuan zgjedhje të reja. Zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1992 rezultuan në një ndryshim dramatik të rezultateve të vitit të mëparshëm, ku Partia Demokratike fitoi 62% të votave popullore dhe 92 nga 140 vende në Kuvendin Popullor. Pas dorëheqjes së Presidentit Alia, Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja, me 8 prill 1992, zgjodhi Sali Berishën si Presidentin e parë të shtetit post-komunist.

Pas zgjedhjes së tij si President i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe qeveria e re demokratike u përfshinë në një gamë të gjerë reformash politike, ekonomike, institucionale, legjislative dhe reformash të gjithanshme.

Kështu, privatizimi i plotë i tokës dhe banesave, si dhe i kompanive shtetërore të vogla dhe të mesme u krye gjatë periudhës ’92-’96; çmimet dhe kursi i këmbimit u liberalizuan plotësisht dhe Shqipëria ndryshoi nga një vend me shkallë inflacioni 3 shifror dhe nje rënie të rritjes ekonomike me -20%, në një vend me shkallë inflacioni një shifror dhe me një mesatare të rritjes ekonomike prej 9% në vitin 1992 dhe ku në ’93 –’96, 75% e GDP-së arrihej nga sektori privat.

Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në.

Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvëndësuan me ligje të reja të standarteve europiane dhe u krijuan një seri institucionesh, të cilat nuk ekzistonin më parë, si Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në vitin ’97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, z. Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD-ja kaloi në parti opozitare në zgjedhjet parlamentare. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti ’97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.
Z. Berisha drejtoi koalicionin e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave.
Me 3 korrik 2005, Sali Berisha drejtoi koalicionin e pesë partive të qëndrës së djathtë, të cilat fituan një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend. Ai u emërua Kryeministër i Shqipërisë me 8 shtator 2005, më një shumicë prej 81 votash në parlament.

Ai është i martuar me znj. Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Ai zotëron mirë gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.
 

tntn

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Ja dhe biografia e sotme dhe e ardhshme e Sali Berishes:


Janar 2006:
Pushon nga puna Drejtorin e Muzeut Kombetar, Drejtorin e Bibliotekes Kombetare, Drejtoren e INSTAT, Drejtorin e Galerise se Arteve, Drejtorin e Teatrit Kombetar, Drejtoren e Teatrit te Kukullave, si dhe rojen e nates te Institutit per Mbrojten e Bimeve ne Marikaj.

Shkurt 2006:
Jep urdher per mbulimin e gropes se Hajdin Sejdise me kontribut vullnetar. Gjate punimeve per mbushjen e gropes fadromat demtojne ujesjellesin e Tiranes.

Mars 2006
Jep urdher per shembjen e nenkalimit te Zogut te Zi, duke shenuar fitoren me te madhe ne luften kunder korrupsionit; jep urdher per ndertimin e fushave te golfit dhe tenisit ne Selite, Berxull dhe Kashar; ky urdher hedh themelet e zhvillimit urbanistik te Tiranes.

Prill 2006:
Shkrin Akademine e Shkencave. Dekoron Lulzim Bashen, Lufter Xhuvelin dhe Jemin Gjanen me urdherin "Skenderbeu" i klasit te pare per merita te jashtezakonshme per luften antikorrupsion.

Qershor 2006
Fiton zgjedhjet lokale me nje shumice derrmuese prej 96.4%. Ekzekuton eksponentet e korruptuar te opozites. Pjesen tjeter e fal dhe e integron ne Partine Demokratike. Legalizon te gjitha ndertimet pa leje ne periferi te Tiranes. Bathorja dhe Lapraka e shpallin respektivisht "Konsull Nderi" dhe "Qytetar nderi i Bregut te Lumit"

Shtator 2006
Autorizon ekzekutimin e pjeses se mbetur te opozites se korruptuar dhe ekspozon ne muze reliken e Edvin Rames.

Nentor 2006
Merr ne dorezim cmimin "Nobel" per paqe. Shnderron Shqiperine ne monarki kushtetuese dhe shpall princ trashegimtar Lulzim Bashen.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Berisha i ben lavazh biografise

2007, komunisti berisha pastron xhamin e kornizes se Nanos president, mbi zyren e kryeministrit Berisha

femij debil, pa shoke outcast nerd geek

komunisti berisha antar i PPSH qe nga 1969

infermjer personal i Hysni Kapo dhe bandes se tij kriminale dhe oborrit te byros politike

gazetar i zerit te popullit

funksionar i larte i PPSH dhe spitalit tiranes qe nga 1980 per sherbime dhe besnikeri ndaj PPSH

agjent i sigurimit te shtetit dhe i derguari personal i Ramiz alise me mision per krijimin e fraksionit tjeter te te PPSh, PD, per mos ta lene ne dore te psikopatit azem

i ngarkuar nga byroja politike e PPSH me detyren per moshapjen e dosjeve te sigurimit dhe me denim per shperdorim kafesh te znj hoxha dhe mbulime te krimeve kundra njerezimit dhe vrasjeve politike
 

963

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

U paska bere Berisha te vrisni veten!

Qeni le te leje, karvani shkon perpara,- thone andej nga anet e mija.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Nje percapje e mjere per te denigru figuren e paster te Berishes!
Si mjek-dihet qe mjeket jane humane,pra i sherbejne njesoj si te burgosurit politik ashtu edhe diktatorit!
Si komunist-a nuk ishte gjith populli shqiptar komunist?
Si udheheqes demokrat-me falni por kur e gjith administrata e qeverise se korruptuar Nano,vidhte dhe ishte e paafte,a mos duhet qe perseri keta te paafte te trashin bithen edhe ne kater vjetet e ardheshme?
 

tntn

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

...ne asnje menyre nuk duhet kerkuar ndryshimi apo renia e qeverise ne vitin 2006! Opozita eshte totalisht e paafte ne kete moment, per te qeverisur vendin. Nese pushteti do ti kalonte opozites brenda ketij viti, kjo s'do te thoshte gje tjeter vecse kthimin e Pocit, Angjelit, Dukes, Toskes dhe Kokave...
Kjo do te ishte nje katastrofe shume me e madhe sesa qeverisja nga Berisha. Nje gje per te cilen fajesoj Berishen eshte fakti se opozita e tij ishte po aq e paafte sa qeveria e tij: kur ishte ne opozite, Berisha nuk arriti te monitoroje me efektivitet pasurimin e Nacit, Kacit, Bacit, Mucit...ne menyre qe te vepronte me vendosmeri kunder tyre me te ardhur ne pushtet. Per fat te keq Berisha erdhi ne pushtet si e keqja me e vogel, jo si dicka thelbesisht pozitive. Ende mendoj se Berisha ne thelb eshte shume me pozitiv se Nano. Nese Nano do kishte arritur te ruante pushtetin, Shqiperia do ishte bere si Kolumbia apo Venezuela, dmth nje vend i qeverisur nga 10-20 familje te pasura, ndersa 95% e vendit do kalbej ne mjerim.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

epo te jete njeriu kaq i pacipe sa Berisha

si ka mundesi qe te pastrosh jeteshkrimin me gome?!

Nuk ka pike dyshimi qe nje person kaq i paturp eshte i afte te vjedhe, te vrase e te lere militantet e vet te bejne te njejtat "pune" mjafton qe ta mbajne ne pushtet.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nje percapje e mjere per te denigru figuren e paster te Berishes!


[/ QUOTE ]

orocher vobekti /pf/images/graemlins/laugh.gif,

berisha ka lind i denigrum eshte pikerisht pse fjala denigrim eshte shpik

per te ardh keq eshte se kur flitet per pandershmerine dhe papastertine e komunstit berishes ne kete fillim mijevjecari ka akoma qe besojne dhe fyen si islamiket mbi cartoonat e muhamedit

nuk ka doktore humane nen rregjimin e fashisto komunsit

po ka sahanlepires qe ju kane fshire menderen bandave kriminale oborrtare dhe qe kane shfrytezuar AUtoritetin dhe privilegjet e akorduara nga oborri byroist i manaxhum nga sulo gradeci

pyet nje pastrues spitali dhe le te flase per komunsitin berisha

turpesia me e madhe eshjte mohimi i faktit si gazetar i gazettes ZP percuese fanarit te ideologjise muzhikekomunsite shqiptare

berisha komunist me dijeni te plote te dosjve te komunzimit si agjent sigurimi i shteti komunsit eshte mbrojtes besnik i krimit ekonomik figuart e te cilit jane vetem trashgimtare te PKSH

Ata qe mendojne se ka pat ndonjehere ndryshim pushteti ne shqiperi jane vetem leshko

Berisha Komunsit eshte mbrojtesi me besnik i krimeve te diktatures dhe shfarosjeve pa gjurme. Berisha komunsit nuk i ka duart me pak te lara me gjak se kasta Hoxhiane
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nje percapje e mjere per te denigru figuren e paster te Berishes!


[/ QUOTE ]

orocher vobekti /pf/images/graemlins/laugh.gif,

berisha ka lind i denigrum eshte pikerisht pse fjala denigrim eshte shpik

per te ardh keq eshte se kur flitet per pandershmerine dhe papastertine e komunstit berishes ne kete fillim mijevjecari ka akoma qe besojne dhe fyen si islamiket mbi cartoonat e muhamedit

nuk ka doktore humane nen rregjimin e fashisto komunsit

po ka sahanlepires qe ju kane fshire menderen bandave kriminale oborrtare dhe qe kane shfrytezuar AUtoritetin dhe privilegjet e akorduara nga oborri byroist i manaxhum nga sulo gradeci

pyet nje pastrues spitali dhe le te flase per komunsitin berisha

turpesia me e madhe eshjte mohimi i faktit si gazetar i gazettes ZP percuese fanarit te ideologjise muzhikekomunsite shqiptare

berisha komunist me dijeni te plote te dosjve te komunzimit si agjent sigurimi i shteti komunsit eshte mbrojtes besnik i krimit ekonomik figuart e te cilit jane vetem trashgimtare te PKSH

Ata qe mendojne se ka pat ndonjehere ndryshim pushteti ne shqiperi jane vetem leshko

Berisha Komunsit eshte mbrojtesi me besnik i krimeve te diktatures dhe shfarosjeve pa gjurme. Berisha komunsit nuk i ka duart me pak te lara me gjak se kasta Hoxhiane

[/ QUOTE ]

jam plotesisht dakort.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
2007, komunisti berisha pastron xhamin e kornizes se Nanos president, mbi zyren e kryeministrit Berisha

femij debil, pa shoke outcast nerd geek

komunisti berisha antar i PPSH qe nga 1969

infermjer personal i Hysni Kapo dhe bandes se tij kriminale dhe oborrit te byros politike

gazetar i zerit te popullit

funksionar i larte i PPSH dhe spitalit tiranes qe nga 1980 per sherbime dhe besnikeri ndaj PPSH

agjent i sigurimit te shtetit dhe i derguari personal i Ramiz alise me mision per krijimin e fraksionit tjeter te te PPSh, PD, per mos ta lene ne dore te psikopatit azem

i ngarkuar nga byroja politike e PPSH me detyren per moshapjen e dosjeve te sigurimit dhe me denim per shperdorim kafesh te znj hoxha dhe mbulime te krimeve kundra njerezimit dhe vrasjeve politike

[/ QUOTE ]

Keni harruar t'i shtoni CV se Berishes i katandisi kriminelet komunist si laro rrugeve te Shqiperise duke shitur banane ne trotuare. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif.
Me behej zemra male kur i shikoja ata katile te katandisur si krimba.Perendoi koha kur pyesje ndonje person se i kujt je dhe ai ne vend te tregonte emrin e babait te tij biologjik,thoshte jam i nipi filanit.Dhe keta keni qene ju fatosat e partise.
Presidenti eshte nje figure honorifike,qe nuk ka se cfare i bene qeverise.Ai ka fuqi vetem nje here te kundershtoje heren e dyte e nenshkruan ligjin duke mbajtur edhe kemben lart.Mos e besoni qe Berisha te kete ne murin e zyres se tij babain e korrupsionit.Pastaj sa te vije radhe te zgjidhet presidenti cdo gje ka mbaruar dhe te mos jeni shume te sigurt se mund te zgjidhet edhe I Meta dhe Nano dhe PS te ngrohen ne hije.Jeni te shpejtuar.Gjithe kjo urrejtje tregon se ai jua ka futur juve dhe ndonje te afermi tuaj.Mos u merzitni,humbjen ktheheni ne force ne vitin 2009.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha i ben lavazh biografise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...ne asnje menyre nuk duhet kerkuar ndryshimi apo renia e qeverise ne vitin 2006! Opozita eshte totalisht e paafte ne kete moment, per te qeverisur vendin. Nese pushteti do ti kalonte opozites brenda ketij viti, kjo s'do te thoshte gje tjeter vecse kthimin e Pocit, Angjelit, Dukes, Toskes dhe Kokave...
Kjo do te ishte nje katastrofe shume me e madhe sesa qeverisja nga Berisha. Nje gje per te cilen fajesoj Berishen eshte fakti se opozita e tij ishte po aq e paafte sa qeveria e tij: kur ishte ne opozite, Berisha nuk arriti te monitoroje me efektivitet pasurimin e Nacit, Kacit, Bacit, Mucit...ne menyre qe te vepronte me vendosmeri kunder tyre me te ardhur ne pushtet. Per fat te keq Berisha erdhi ne pushtet si e keqja me e vogel, jo si dicka thelbesisht pozitive. Ende mendoj se Berisha ne thelb eshte shume me pozitiv se Nano. Nese Nano do kishte arritur te ruante pushtetin, Shqiperia do ishte bere si Kolumbia apo Venezuela, dmth nje vend i qeverisur nga 10-20 familje te pasura, ndersa 95% e vendit do kalbej ne mjerim.

[/ QUOTE ]

Po ho me pra. Po ti kte thuj t'parën ne masnej diskutojm sa t'kesh qef për kusurin. Jo se po dalim neve t'tjert si partizon t'Salës /pf/images/graemlins/shrug.gif.

Nashti, sigurisht që Sala ke CV vet do venosi gjojnat që i pëlqejn (ashtu siç bo cilido politikan apo person tjetër). Rëndsi ka që neve (fatosat dhe pionierët syhapur e vigjilentë) të bëjmë kujdes dhe të tregohemi të matur në kritikat ndaj qeverisë (të mos qelbet dhe të kthehet në të pavlerë) duke e njohur Berishën e disi më pak ata që i shkojnë nga pas.

DDD, amon mër daj na gjej ti nji parti që nuk i ka rrënjët tek PPSH. Hajt se po votojm Zogun po ne ai doli me pistoleta n'mes të Tironës sikur me qen Mreti /pf/images/graemlins/tonguee.gif. Na e formo ti i parti t'papërlyme se po t'votojm (megjithse rëndsi ka morali ne programi i partis).
E patën thon shkodrant si ishte puna e pluralizmit. E pranum (vullneti i shumicës) ne tashti duhet me ja duru erën. Nuk o gjo e re që Sala erdhi n'pushtet me dritën jeshile t'Ramizit (apo nën direktivat e tij). Problemi qëndro që akoma i tuf e modhe e shqiptarve e shofin si udhheqsin e tyne /pf/images/graemlins/shrug.gif. Deri sa kjo të ndodhi jemi të detyrum me vazhdu me lojën e Ramizit, në mos hajde fillojm i luft guerrilse ne qërojm hesapet me ata që s'na pëlqejn (tu fillu me ata që na shofin shtremët) /pf/images/graemlins/rolleyes.gif.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

ka vetem nje ndryshim

ata te tjeret nuk pretendojne te marrin vota si "antikomuniste" te terbuar dhe nuk jane aq te pacipe sa berisha e te arrijne te "pastrojne" biografine ne kete fare feje.

cfare mund te presesh nga nje njeri kaq i pacipe?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

se desh harrova

as une nuk jam per ndryshimn e qeverise ne vitin 2006

gjithsesi zgjedhjet lokale mund edhe te sjellin disproporcione te tilla sa te cojne ne mendimin se maxhoranca aktuale nuk gezon me mbeshtetjen e elektoratit (nuk do te ishte hera e pare ne historine e demokracise)

Personalisht vazhdoj te jem i mendimit se nuk duhet votuar as PS e as PD por i duhet hapur rruge nje klase politike krejtesisht te re e jo me stazh tek oligopolistet aktuale (as tek larot e tyre)
 

tntn

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

...ketu problemi qendron ne faktin se Naci, Kaci, Baci, Muci, Dukat, Kokat, jane oligarket e korruptuar ekonomike te mijevjecarit te ri. Kurse Sali Berisha eshte nje komunist i shekullit qe shkoi.

Zgjedhja jone midis ketyre eshte shume e mjere. Problemi me S.Berishen eshte thelbi i tij primitiv, dhe trashegimia autoritare qe planifikon te lere ne krye te shtetit. Ai e ka bere te qarte se Lulzim Basha eshte pasardhesi i tij. Kjo preference ne thelb eshte aq antidemokratike, sa c'eshte antidemokratik Berisha. Nje autark plak dhe ish-komunist i devotshem s'mund ta kete demokracine ne shpirt.

Aq me pak mund ta kete ne shpirt demokracine nje pusht si Fatos Nano, nje cun arrogant blloku, nihilist, maskara dhe pervers...midis ketyre te dyve zgjidhja e qarte ishte Berisha.
 

ados

Primus registratum
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Hajde Orosh "made in tropoja" , mos na nxjerr dhe aq te kulluar doktor Rrumpallen.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha i ben lavazh biografise

Po na e gjej pra nji klas të re politike. Nuk e shef që ne të rijt e politikës i drejtohen ktyne dy gozubive të mdhoja që me zon vene për vete? Nuk e shef që asnji politikan shqiptar nuk e rrun për vlerat e veta morale (kjo se shumica as nuk e kon iden se ka i bje me shpi)? Nuk e shef se politika n'Shqipni o bo si me qen nai lloto që i bje gjith fisit? Nuk e shef që n'Shqipni ka mor ferra uratën ne e vetmja gjo që ka rëndsi o pushteti që sjell paren? Nuk e shef se ç'lloj kurvash kan dal n'Shqipni që përkulen si myslimont para trapit mo t'modh? Këta trimat e sotëm (të rinj e të vjetër) ishin ata që dje nuk kishin asnjë skrupull e abuzonin me postet apo me emrin e tyre deri për të përdhunuar një femër. Imagjino se ç'lloj mostrash janë këta kur egoja e tyre nuk ka kufi. Për qefin e tyre janë gati ta shkrumbojn edhe një herë Shqipërinë, qoftë Sal idioti e qoft gjith lapanjosët e tjerë të Shqipërisë.

Gene, duhet në radh të parë me i qëru hesapet me politikanët e parelinjtë aktualë të Shqipërisë që t'i hapet rruga një klase të re politikanësh në Shqipëri. Megjithatë, edhe kjo klasë e re ka mundësi të sillet njësoj e të korruptohet shumë shpejt nga pushteti.
 
Top