Berisha: Hetoni gjithçka! Kutitë nuk mund të hapen

Berisha: Hetoni gjithçka! Kutitë nuk mund të hapen

Shumica parlamentare kundërshton hapjen e kutive, por i hap rrugë opozitës të ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit. Kryeministri Sali Berisha ftoi deputetët e PS, të hetojnë çdo aspekt të procesit, por për sa i përket kërkesës për hapjen e kutive, shefi i mazhorancës tha prerazi se kjo është një kërkesë ogurzezë. Megjithëse Partia Socialiste ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestave për rinumërimin e votave nga një komisionin hetimor parlamentar, kreu i qeverisë nuk ka bërë asnjë hap prapa për çështjen e hapjes së kutive. “E konsideroj të papranueshme dhe ogurzezë kërkesën e Partisë Socialiste, për hapjen e kutive të votimit, duke shkelur vendimin e gjykatës”, tha Berisha. Kryeministri e cilësoi antikushtetuese kërkesën e opozitës, duke argumentuar dhe referuar një vendimi të gjykatës më të lartë që i kufizon Parlamentit të drejtën e objektit të hetimit, kur bëhet fjalë për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. “Për 4 qarqet që pretendon rinumërim Partia Socialiste, Gjykata e Kolegjit Zgjedhor ka vendosur për mosrinumërimin e tyre. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 e përcakton qartë se komisioni hetimor nuk mund të hetojë për çështje që kanë qenë apo janë në hetim gjyqësor apo janë gjykuar”, u shpreh Berisha.

Të vetmin kompromis që Berisha i ofroi opozitës është marrja e shumicës në komisionin hetimor parlamentar që mund të hetojë gjithçka, përveç vendimeve gjyqësore.

“Ftoj zotin Rama të lexojë me objektivitet raportin. Kërkon zotëria e tij të hetojë ndikimin e administratës në zgjedhje, le ta hetojë, përfshirjen e të burgosurve në zgjedhje, le të hetojë gjithçka, por jo vendimet e gjykatave”, theksoi Berisha.

Unë e pranoj, vijoi Kryeministri, që të ndërtojmë komisionin sipas ligjit, por e garantoj se një anëtar i komisionit i shumicës në mënyrë konstante nuk do të shkojë në komision dhe nuk do të zëvendësohet, për ti lënë atij shumicën. Kryeministri shtoi se nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik që politika të mund të thyejë vendimet gjyqësore.

“Sovrani i ka dhënë të gjitha ato pushtete ekzekutivit, Parlamentit, Presidentit, por nuk u ka dhënë gjithçka atyre. Një pjesë të pushtetit jua ka dhënë trupave gjykuese, të cilat, edhe pse nuk kalojnë në votë, kanë themel të çeliktë në Kushtetutat e vendeve demokratike për veprimtarinë e tyre”, theksoi Berisha.

Shefi i qeverisë deklaroi publikisht se është i gatshëm të krijojë brenda 24 orëve komisionin hetimor, pavarësisht se ligji nuk e lejon diçka të tillë. Kryeministri i bëri një përqasje situatës aktuale me atë të viteve 53-54 kur anëtarët e Byrosë Politike u ulën në tavolinë dhe vendosën ekzekutimin e intelektualëve, për bombën në ambasadën sovjetike, ndërkohë që gjyqin e bënë formalisht dy ditë më vonë. “Por nuk mund të ndodhë kurrë në një vend demokratik që politika të mund të thyejë vendimet gjyqësore. Ato vendime sovrani ia ka besuar gjykatës. Ky është parimi i ndarjes së pushteteve”, tha Berisha.(Shqip)

-jc1u46CAio

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24542. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24542

Top