Berisha: Enciklopedia shpërthim racist ndaj shqiptarëve

Berisha: Enciklopedia shpërthim racist ndaj shqiptarëve

Sali_Berisha_foto_te_treja-300x280.jpg
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha të hënën mbrëma në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar enciklopedinë maqedonase si një shpërthim racist ndaj shqiptarëve.</p>


Në pyetjen gazetareske se: Cili do të jetë qëndrimi zyrtar, për sa i përket enciklopedisë të përpiluar nga akademikët maqedonas; Berisha përgjigjet: </p>


Për sa i përket këtij problemi, më duhet të them se ky ishte një shpërthim racist ndaj shqiptarëve, duke dëshmuar se ai institucion ka mbetur në stadin e Çubrilloviçit, por nga ana tjetër më duhet të theksoj se shqiptarët nuk kanë pse të impresionohen nga asnjë ndërhyrje e atyre që kanë probleme me identitetin e tyre. E gjithë doktrina e vjetër, rraciste, antishqiptare, e fqinjëve tanë është e bazuar në dy shtylla kryesore; në pasigurinë genuine që ndjejnë, jo për faj të shqiptarëve, është e bazuar në përpjekjet e kërkimit të identitetit, sepse ata që falsifikojnë historinë e tyre të cilën e shkruajnë një herë në një mënyrë, e njëherë në një tjetër, të cilët thonë se njëherë kemi ardhur në shekullin e 6 e njëherë, në shekullin e 26 para Krishtit, ata dëshmojnë se janë në kërkim të identitetit. Shqiptarët nuk janë në kërkim të identitetit. Shqiptarët kanë qenë këtu, në të gjitha kohërat, kanë vuajtur për shumë gjëra, por kurrë nuk kanë vuajtur për identitet, pra duhet të kesh një vetëdije për këtë. Sidoqoftë unë kam besim, duke marrë parasysh faktin se Presidenti i Maqedonisë e konsideroi këtë një problem serioz dhe më siguroi se pas kthimit në vendin e tij, pasi ai kishte qenë për një vizitë në Gjermani e më pas në SHBA, pra pas kthimit ai do të bënte ndërhyrjet e tij. Në se një grup ka mbetur në stadin e Çubrilloviçit marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase janë shumë larg tyre, janë marrëdhënie të një natyre krejtësisht tjetër. Unë kam besimin se autoritet maqedonase do të ndërhyjnë për të retifikuar një akt primitiv të një mendimi që ka mbetur në stadin e Çubrilloviçit.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23249. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23249
 
Top