Universal
AnonymouS

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot, siç shprehet ai, dosjen “Top Sekret” të Bankës së Shtetit, e cila ka rënë në duart e trafikantëve, vrasësve dhe hajdutëve të Parlamentit. Denoncimi i Berishës u bë në rrjetin social, Facebook dhe po nëpërmjet këtij rrjeti social replikoi anëtarja e Bordit Mbikqyrës së bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi. Sipas Meksit, Berisha ka një fantazi të sëmurë dhe bën deklarata me prapavijë politike. Sipas Meksit, Berisha do jetë frymëzuar nga Demi Moore tek filmi “banka e Diamanteve’.
BERISHA
Dosja top sekrete të bankës së Shtetit është në duart e trafikantëve dhe vrasësve të Parlamentit. Kështu deklaroi ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, njëherësh dhe ish-kreu i PD-së, në një statusit në rrjetin social “Facebook”. “As serverit te tatimeve, dosja top sekret e Bankës së Shtetit ne duart e trafikanteve, vrasësve dhe hajduteve te Parlamentit
Të dashur miq, sipas burimeve nga Parlamenti, pese dite me pare është dorëzuar vjedhas, thuhet nga Ermelinda Meksi, dhe fotokopjuar ne Parlament dosja me sekrete e Bankës se Shtetit, e cila përmban të gjitha kodet, hyrjet dhe daljet sekrete te dhomave te kasafortave ku ruhen thesaret e gurëve, monedhave te çmuara, lingotat e floririt, kartemonedhat e vendit si dhe vendndodhja dhe inventari i plote i këtyre të fundit.”-citohet në mesazhin e Berishës.
Berisha i ka bërë thirrje Guvernatorë në detyre të kërkoje përforcime për mbrojtjen e Bankës së Shqipërisë. “Kështu, pas serverit te tatimeve, baronet e droges, trafikantet, vrasesit, pengmarrësit e Parlamentit kane tani ne dore çdo sekret te Bankes se Shtetit. I bej thirrje Guvernatorë ne detyre te kërkoje përforcime për mbrojtjen e Bankës dhe objekteve te saj dhe te nise me shpejtësi ndryshimet e kodeve, çelsave, mekanike dhe elektronike, te sistemeve te sigurisë se Bankës, për te mbrojtur vlerat bankare te shqiptareve para se te sulmohen dhe grabiten nga bandat e qeverise! sb”-përfundon mesazhi i Berishës.
PERGJIGJET ERMELINDA MEKSI NE FACEBOOK
Pergjigje e detyruar ne fundjave per Z.Berisha
Nje fantazi e semure qe as vete nuk mund ta besoje per te dyten here brenda 24 oresh, me stilin e tij me prapavije te paster politike, Z.Berisha me sulmin e tij ndaj ndaj meje si anetare e KM,cenon rende pavaresine e institucionit me te rendesishem monetar te vendit Bankes se SHqiperise.
Ne menyre qesharake nje ish kryemnister, ish president dhe ende deputet, thote..."sipas burimeve nga parlamenti" ..pyes nga kush ne Parlament, nga kryesia, nga fotokopjueseja ,apo nga roja tek dera me qe.zoteria paska te dhenen se qenkan fotokopjuar???!!!...
Qenkan fotokopjuar sipas tij sekretet e bankes ...a mos valle ka pare mbreme filmin me Demi Moorin..mbi ."Banken e Diamanteve" dhe i doli sot ne enderr?
Po cili anetar i Keshillit Mbikqyres e ka kete atribut? Po ta kishin do ja kishin dhene te tijte qe i depersonalizon deri ne keqardhje.
Pastaj i ben thirje Guvernatores ne detyre te ndroje kodet dhe celesat e bankes!!!!.Ketu bie brenda me logjiken e tij gjysmake . Po ne se ato qenkan ne kompetencen e saj dhe zoteria i ditkerka aq mire, nga do ti i njihja une ato?Kur sipas Rregullore Nr.73 date 14.10 2009 e Regjimit te Hyrje- Daljeve dhe Levizjes ne ambinetet te BSH , si anetare e KM part time ,une nuk kam as akses hyrje ne Banke?
Si mund te fantazoje ky zoteri per sa ka ndodhur ne mbledhjen e KM te BSH ,sic bente ne sulmin e djeshem ndaj meje kur ato jane ligjerisht konfidenciale, duke prezantuar si te frikur prej meje, nje gruaje, koleget e nderuar te KM?
Jam perpjekur me maturi te ruaj qetesine ne kete kohe te veshtire per BSH, pavaresisht presionit nga te gjitha krahet e politikes ,per te kryer me pergjegjshmeri ne zbatim te ligjit misionin per te cilen jam zgjedhur dhe me voten Tuaj nga Kuvendi ,duke kontribuar ne ruajtjen e stabilitetit financiar te vendit,per te cilen perbetoheni por beni te kunderten
Ju zoti Berisha doni te provokoni publikun duke i thene me gjuhen tuaj te helmuar se vjedhja e ndodhur kur drejtonte Guvernator Fullani nuk ishte asgje, sepse sipas Jush e gjithe kjo histori ishte qe te merreshin kodet e hyrjes dhe pastaj te sulmohet banka nga bandat...
Kjo eshte gjuhe e denje per nje individ qe vetem raporti mjekesor mund ti gjej alibi.
Zonja Guvernatore ne detyre: Sqaroje zotin Berisha se anetaret e KM part time nuk kane akses hyres ne Banke,kur edhe per te hyre ne mbledhjet e KM duhet te na shoqeroje dikush nga Ju dhe jo me te dime kodet...,etj
.Ato vetem Ju si Administratore ekzekutive i dini.
Sqaroje qe mos shpenzoje me kohe as ne Fb, duke leshuar brockulla te tilla...!
(d.b/ed.me/BalkanWeb)