Berisha: Do vijojmë me rritjen e pagave
Unë i kuptoj zotërinjtë e Financave, se tu përmendësh rritje rrogash dhe pensionesh në kohë kolere, jo për Shqipërinë, por për financat botërore që po kalonin recensionin, ia shton shumë barrën e përgjegjësisë, por ne nuk mund të tërhiqemi nga kjo.

Kryeministri shpërfill FMN-në. “Lekun nuk e shpëton as Leka as Skënderbeu”

Kryeministri Berisha shpërfilli dje këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për realizëm dhe shpalli se ka në plan të rrisë pagat dhe pensionet edhe në vitin 2010, si dhe të vijojë me investimet publike në shkallë të gjerë. Duke folur në të ashtuquajturin “Komiteti i Planifikimit të Strategjive”, Kryeministri përsëriti edhe një herë se leku nuk është dobësuar, por është forcuar euro. Sipas një njoftimi të qeverisë, komiteti u mblodh për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2010. Afërsisht në të njëjtën kohë, po në të njëjtën godinë, por nga krahu tjetër, përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell, deklaroi se vendi gjendet në rrezik dhe se hartimi i buxhetit 2010 do të jetë vendimtar. FMN ftoi qeverinë të pranojë realitetin ekonomik të vendit dhe të mos programojë rritje të ardhurash e shpenzimesh me 15 për qind, në një kohë kur është shumë e qartë se diçka e tillë nuk mund të realizohet.

Berisha nuk foli për rritjen e deficitit buxhetor dhe tejkalimin e shpenzimeve dhe deklaroi se qeveria e tij ka kaluar nga një sukses në tjetrin.

“Duhet të theksoj se viti 2009 ishte një vit i vërtetë suksesi, ishte një vit arritjesh të mëdha në fushën buxhetore dhe ekonomike në tërësi. Në këtë vit financat e vendit dhe ekonomia në tërësi përballuan në mënyrën më të mirë, më mirë se të gjitha financat dhe ekonomitë e rajonit, krizën më të madhe që Europa dhe bota kanë njohur që nga vitet 30-të e deri në ditët e sotme. Ky vit jo vetëm që nuk u karakterizua nga rënia e të ardhurave duke u krahasuar me vitin 2009, jo vetëm që nuk imponoi zvogëlim të madh të rrogave dhe pensioneve, siç po ndodh dhe po vazhdon në vendet përreth në masën nga 8 deri në 20 për qind, por e kundërta është e vërtetë”, tha Berisha. Sipas tij, rritja e pagave do ti bëjë me dhimbje koke zotërinjtë e Financave, por kjo nuk është shumë problem.

“Ky vit shënoi rritjen më të madhe të pagave në historinë e vendit; shënoi rritjen e të ardhurave buxhetore me rreth 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar; shënoi rritje të madhe të investimeve të huaja, sipas Bankës së Shqipërisë, 59 për qind; shënoi investimet më të mëdha në historinë e vendit në infrastrukturë dhe në të gjitha fushat e punëve publike. Pra, përveç fitores së zgjedhjeve, ne kemi një mijë e një arsye të falënderojmë vitin 2009-të për treguesit e tij ekonomik dhe financiarë, si dhe të falënderojmë administratën shqiptare, e cila me përgjegjësi dhe me kompetencë ia doli të menaxhojë në një mënyrë realisht të suksesshme buxhetin e vendit”, vijoi më tej Kryeministri. Berisha nuk i dha shpjegim dilemës së disa ekonomistëve, të cilët pyesin se ku i gjeti qeveria paratë të rrisë pagat e pensionet me 10 për qind, ndërkohë që të ardhurat iu rritën me vetëm 6 për qind. Një situatë e tillë është tipar i vendeve të pazhvilluara, ku qeveritë rrisin pagat në prag të zgjedhjeve më shumë nga sa munden dhe pastaj e rikuperojnë rritjen përmes zhvlerësimit të monedhës.

Ndryshe nga deklaratat e tjera për ecurinë e ekonomisë, kësaj here Kryeministri iu referua më me besnikëri institucioneve të ndryshme në shifrat që raportoi. “Në Shqipëri, rritja ekonomike në gjashtëmujorin e parë, sipas Institutit të Statistikave, është 5.3 për qind”, tha Berisha, i cili duket se u ngatërrua. INSTAT nuk raporton rritje ekonomike gjashtëmujore, por ecurinë tremujore.

Debat politik

Megjithëse mbledhja e Komitetit të Planifikimit të Strategjive qe mbledhur për të diskutuar buxhetin, Kryeministri u mor më shumë me shkëmbim batutash politike. “Ju rikujtoj thirrjet e shumëllojta dhe shumanshme që vinin për të mos rritur rrogat, por rrogat i rritëm dhe buxheti nuk pësoi as edhe një problem madhor nga këto vendime të domosdoshme të qeverisë”, tha Berisha, i cili sërish nuk iu përgjigj pyetjes se ku i gjen paratë qeveria në mungesë të rritjes së të ardhurave nga taksat.

Një thes me premtime

Sipas Berishës, investimet e buxhetit të shtetit do të vijojnë në vitin 2010, por ai premtoi gjithashtu se do të punojë për të mos rritur deficitin buxhetor.

“Buxheti i vitit 2010-të do të jetë një vazhdim i mëtejshëm i përpjekjeve tona për të konsoliduar stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Ne nuk rrisim deficitin buxhetor, ndonëse kjo ndodhi me radhë në pothuajse të gjitha ekonomitë. Ne nuk rrisim borxhin, ndonëse efekti euro ka sjellë rritjen e tij me mbi 1 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm. Ne do të bëjmë çdo gjë që të ecim drejt parametrave më të mirë makroekonomikë gjatë vitit 2010″, tha Berisha

“Duke ruajtur dhe konsoliduar një nivel shumë të lartë investimesh, janë projekte të mëdha të cilat shqiptarët mezi presin ti shohin të zbatuar. Janë Rruga e Arbrit, ëndrra e qytetarëve të Elbasanit për tu lidhur me tunel me qytetin e Tiranës, Boshti i Jugut dhe një seri projektesh të mëdha. Në një mandat katërvjeçar ne do të asfaltojmë 7 mijë kilometra rrugë; autostrada, rrugë kombëtare, rrugë rurale, rrugë dytësore në fshatra dhe qytete. Projekti ynë për një Shqipëri tjetër do të vazhdojë me agresivitetin më të lartë”, tha ai.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/ekonomi/berisha-do-vijojme-me-rritjen-e-pagave.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/ekonomi/berisha-do-vijojme-me-rritjen-e-pagave.html