Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Ato vazhdojnë kur para se të dalin rezultatet e një sondazhi, që për nga rëndësia e serioziteti i kompanisë është më i madhi në Shqipëri, konsultohen dy ambasada të huaja

Gjinkalla, kjo më sipër më len disi pa gojë mua. Përse, rezultatet e një sondazhi duhet të kalojnë nëpër ambasadat e huaja para se të publikohen? Përse mos të publikohen direkt? Çfarë pislliku fshihet pas kësaj shfaqjeje? Nëse ke njohuri historike mbi Shqipërinë duhet ta dish që gjithmonë kur konsultohen ambasadat e huaja se si duhet të sillemi gjithmonë e kemi ngrënë ... sapunin për djathë.
Është shumë e vërtetë që kemi nevojë për aleatë por jo për shefa. Shef kemi një, presidentin, i cili duhet të veprojë në të mirën e interesit të popullit. Ky president zgjidhet nga populli dhe nës ai nuk e kryen detyrën mirë shkarkohet. Pas tij vjen qeveria, e cila ka të njëjtat detyra (ndaj Atdheut) si edhe Presidenti dhe nëse nuk i respekton atëherë populli e hedh poshtë pas 4 vitesh. Kur pyeten ambasadat për atë që duhet të ndodhi, pushteti i popullit bie poshtë, shkon në hale dhe nuk vendos më ti e unë por vendosin të tjerët. Ti je politologe, mendo si e tillë. Nuk është nevoja të bëj unë analiza pasi i bën ti më mirë se unë. Të paktën tani sa je e re e pakompromentuar pranoje të vërtetën e thjeshtë!
 

notej

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

me githe respektin qe keni marre mundimin te na sqaroni, ne fakt ju keni hallin e markes se nuk jua ndjeni per popullin, personalisht te them qe t'i hedesh nje sy diskutimeve te meparshme qe mos t'i kthehemi te njejtave gjerave.

Me qe aty te Mjafti e keni bo me turne punen ne Albforum, dhe per kete paguheni, na mirekupto nese nuk ta varim shume
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Ca po beni cuna??? Kjo duhet te jete strategji me siguri-O burra le te intimidojme te gjithe ata qe kane mendime alterantive nga keto tonat?!

Nuk funksionon me mua, duhet te perpiqeni me shume, vetem se do rrezikoni kredibilitetin tek te nteresuarit
Beni si dini vete fundja
Une them mendimin tim
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Kundrapedali, sa per ta sqaruar une nuk jam politologe, keshtu sa per te me lejuar gabime ne analiza poltikash

Tani, si e mendoj une pse mund te kene dashur ambasadat ta shohin sondazhin para se te publikohet: Nese ti do te investoje mbi nje produkt dhe prodhimin e ketij produkti do ia besoje nje firme le te themi-do pranoje qe kjo firme ta hidhte produktin ne treg pa e pare dhe pa e testuar nese ky produkt ia vlen te mbaje logon tende, emrin tend?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Atëherë përse të marrësh një firmë me reputacionin e Gallup?
shrug.gif

Për më tepër, unë një produkt kërkoj ta shoh më parë sepse shoh leverdinë time aty. Nuk e vë në dyshim që edhe ambasadat e huaja kanë vepruar drejt për vendet e tyre!
Nëse nuk don t'i hapësh sytë nuk të detyron njeri, por kthehu mbrapa në histori dhe do shohësh të njëjtat ngjarje.


«Të ma hedhësh herën e parë është faji yt, por të ma hedhësh herën e dytë do të thotë që jam budalla» - thotë populli! E megjithatë ky populli ynë nuk mëson nga pësimet!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Kondre, ke gjetur nje nick qe reflekton personalitetin tend, je kunder ndaj gjithshkaje. Cfaredo te thuhet do jesh kunder, pa na thuaj te pakten nje zgjidhje te vetme si e mendon ti. Do isha kurjoze te degjoja...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Nuk mund ta dëgjosh AnaBlue por mund ta lexosh përpara ose në tema të tjera. Këtu flitet për, ouu, qeka "Berisha dhe linçimi i Mjaft" <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> . Nejse, ta kam llafin që idetë e mia i gjen në tema të tjera dhe nuk do ti shkruaj edhe këtu sepse nuk më pëlqen të përsëritem <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .

Për nickun ke pothuaj plotësisht të drejtë. Dhe e kam shpjeguar diku se ç'do të thotë. Më duket se ty ta kam shpjeguar <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Shkruajta nje mesazh me pare, mjaftueshem shpjegues mbi mesimin tim nga historia "oh sa na e kan fut plako....sa na e kane fut!!!"

Dhe xhaxhi enver, ndaj e mbylli shqiperine kundra te gjitheve, sipas kesaj teorie! Kete sugjeron dhe ti? T'u kthejme te mbrapmet gjithe te huajve?
Kush eshte mendimi yt, sinqerisht mbi ceshtjen, Ca qendrimi duhet te mbajme me te huajt?

Ca teorira konspiracioni me mundojne dhe mua si te gjihteve ore!!!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

He mo edhe ju, mjaft i sulmuat ata te Mjaftit.

Ata te rinj jane. Adoleshent ne pjekje e siper.
adoleshentet keshtu e kane.

Ka frike te thot nje i rritur mendimin e vet ( ne kete rast Berisha ) se i varin turinjte, shkojn i fusin ndonje bar dhe pastaj qajne para gjith botes per hallin e madh qe i ka gjetur.

Nje fjale tha Berisha, lincim e bene ata.
Po te thoshte Berisha 5-6 fjale, vetem kur ti shihnit ne tentativa per vetvrasje.

Mo se jane gjynaf.
apo tani qe fotksina eshte bere e modes.

Mo se do ju ngelet pishman gjith jetes, po ndodhi qe Eri i ben gje vetes.

Me te kuptueshem me rinine, se edhe vet kemi qene ne kete moshe
goofy.gif
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Ju qafsh hallin ti atyre!!!

Kujdes ti nga fotoksina, se ata kane gjetur se me cfare te merren e si ta bejne veten me te vlefshem se ne qe rrime, bejme sehir e llapim mbi punen e tyre
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Fillimisht postuar nga gjinkalla:
[qb] Shkruajta nje mesazh me pare, mjaftueshem shpjegues mbi mesimin tim nga historia "oh sa na e kan fut plako....sa na e kane fut!!!"

Dhe xhaxhi enver, ndaj e mbylli shqiperine kundra te gjitheve, sipas kesaj teorie! Kete sugjeron dhe ti? T'u kthejme te mbrapmet gjithe te huajve?
Kush eshte mendimi yt, sinqerisht mbi ceshtjen, Ca qendrimi duhet te mbajme me te huajt?

Ca teorira konspiracioni me mundojne dhe mua si te gjihteve ore!!! [/qb]
Gjinkalla, e kam thënë edhe më lart që duhet të kemi partnerë por jo të jemi vasalë apo më keq konkubinat e të huajve.
Të jesh partner do të thotë të jesh në pozita të barabarta e jo të bëhesh "Republikë bananesh". Nëse vendimet e marra në Shqipëri duhet të kalojnë nga zyrat e huaja (ambasadat në këtë rast) atëherë më mirë nuk i mbajmë këta "miq" sepse ata vetëm të mirën tonë nuk duan. Ata duan të mirën e tyre dhe rrallëherë e mira e tyre përkon me tonën.
Nëse edhe ty të mundojnë teoritë e konspiracioneve që mund të kenë ndodhur në Shqipëri atëherë duhet të kërkosh më shumë në lidhje me to! Të takon ty të largosh dyshimet apo t'i kthesh ato në bindje.
unë me informacionet që kam (dhe të siguroj që nuk janë pak) di të them se një pjesë e mirë e atyre konspiracioneve janë të vërteta. Për këtë jam i bindur. Duke qenë kështu, mua më duket se rasti i sondazhit të Mjaft ka shumë karakteristika të përbashkëta me konspiracionet që me kalimin e kohës janë vërtetuar
shrug.gif
.

Mos mendo se po mbroj Berishën apo dua që të fitojë PD. Për mua rëndësi ka që në Shqipëri të mos fitojë PS. Nëse PD mund ta bëjë këtë (të mundi PS në zgjedhje) hallall. Nuk besoj se PD është e aftë të mundë PS, më shumë besoj se PS mund vetveten!
 

antares

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

=======================
Tani, si e mendoj une pse mund te kene dashur ambasadat ta shohin sondazhin para se te publikohet: Nese ti do te investoje mbi nje produkt dhe prodhimin e ketij produkti do ia besoje nje firme le te themi-do pranoje qe kjo firme ta hidhte produktin ne treg pa e pare dhe pa e testuar nese ky produkt ia vlen te mbaje logon tende, emrin tend?
================================

Ja mentaliteti i vertete neoliberist i bum-bum-kapitalizmit qe kerkon te afirmohet!
A nuk u duket se ketu kane dale shqeto me shpaten cveshur?
Ndonjehere do postoj ca pasazhe nga filozofi i madh Italian Julius Evola per kete lloj "bote" qe duan te percinosin perfaqesuesut e "NWO" (New World Order)!
Pra edhe sondazhi eshte nje mall ashtu si boja e kepuceve!
Ketu kemi te bejme sa me filozofi ashtu edhe ideologji!
Eshte ajo qe thoshte.......Lenini (mos tu vije keq qe po e citoj) se keta cdo gje e kthejne ne mall konsumi -arsimin, shkencen, shendetsine, artin, sportin dhe se fundmi edhe vete njerzit!
Kam frike se kjo murtaje materialiste eshte edhe me e rrezikshme se komunizmi!
Dualizmi i moralit te bakallit dhe atij heroik eshte perseri ne plan te pare......
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Ne nje liber te madh vlerash shkruhet: "Nese do te kerkosh te keqen, me siguri qe do ta gjesh"

Anetares, ti je ne kerkim te te keqes dhe e gjen ate dhe ne nje shpjegim krejt te rendomte
 
Top