Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Nobis

Primus registratum
Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

<span style="font-style: italic">&quot; ..Burgjet e presidentit Berisha ishin dikur plot me &quot;Erion Veliaj&quot;. Me cilët do t'i mbushë burgjet e tij kryeministri Sali Berisha ?Doktori nuk ka ndryshuar. Këtë e thonë nën zë edhe aleatët e tij të rinj, por e dëshmojnë edhe sjelljet e tij në publik.&quot;</span>

Nuk ishte e vështirë për t'u parashikuar, (edhe pse në një editorial të pak javëve më parë), ne e kishin lënë një dyshim: Si do të sillet Sali Berisha nëse në 4 korrik do të bëhet kryeministër? Kurioziteti ynë shtrihej që nga raportet e tij të ardhshme me mediat, me opozitën, korrupsionin, ligjin, shoqërinë civile etj. Ishim veçanërisht të interesuar të dinim se si do të sillet kryeministri Berisha kur një OJF (siç ishte shembulli i &quot;Mjaft&quot;) do të organizonte një protestë në shesh kundër qeverisë së tij ?

&quot;Mjaft&quot; ka kryer disa protesta në këto vitet e fundit kundër qeverisë socialiste dhe askush nuk e ndaloi për të bërë një gjë të tillë.

Po Berisha - pyesnim, do t'i lejojë të njëjtën liri kësaj organizate apo qindra OJF-ve të tjera që janë krijuar në vend? Këto përgjigje i morrëm pa patur nevojë për të pritur 4 korrikun. Për fat të keq, përgjigjja është JO. Provë e saj është reagimi i dhunshëm i këtyre ditëve të fundit i Partisë Demokratike ndaj lëvizjes &quot;Mjaft&quot;, &quot;fajtore&quot; që publikoi një sondazh (i kryer nga një organizatë tjetër) nga i cili nuk rezulton që PD do të humbasë zgjedhjet, por vetëm që është në barazim me PS-në. Kaq mjaftoi që të niste linçimi tradicional i drejtuar nga lideri &quot;demokratik&quot; dhe i kryer nga qehajajtë e tij. Nuk qenka e vërtetë atëherë që Berisha ka ndryshuar.

Ai po dirigjon fushatën e shpifjeve kundër &quot;Mjaft&quot; në të njëjtën mënyrë me të cilën drejtoi për pesë vjet kur ishte në pushtet, apo në këto tetë vjet që ka qënë në opozitë, fushatat e linçimit dhe të shpifjeve kundër kujtdo që nuk pranonte të ishte shërbyesi i tij i bindur. Berisha vazhdon të besojë se e drejta për të drejtuar i është dhënë nga Zoti dhe kushdo që guxon që të pengojë edhe thjesht me fjalë marshimin e tij të lavdishëm drejt pushtetit është një heretik që duhet dënuar e djegur përpara publikut. Mjaftoi një sondazh (edhe pse një sondazh nuk vlen aspak para votës së zgjedhësve) për ta zhndërruar &quot;Mjaft&quot; në një organizatë &quot;të korruptuar dhe kriminale&quot;. Deri më sot &quot;Mjaft&quot; është konsideruar gjithnjë si një lëvizje antiqeveritare. Kjo sepse &quot;Mjaft&quot; dhe drejtuesi i saj, Erion Veliaj kanë akuzuar qeverinë socialiste për korrupsion, abuzime, çensurë ndaj shtypit dhe paligjshmëri. Këto akuza janë kryer dikur dhe vazhdojnë të bëhen edhe sot.

Dhe është pikërisht falë kësaj pavarësie nga pushteti që &quot;Mjaft&quot; ka marrë vlerësime nga ndërkombëtarët dhe financime të shumta nga qeveri të ndryshme europiane. Vetë Berisha ka përdorur shumë herë akuzat e bëra nga &quot;Mjaft&quot; për fushatën e tij kundër Nanos. Por Berishës nuk i pëlqen që të shikojë pas. Nuk do që të tjerët të shohin nga e kaluara e tij ashtu si sot nuk do që të shihet e kaluara e &quot;Mjaft&quot;. Erion Veliaj dhe përqindjet e e tij sot nuk i pëlqejnë Partisë Demokratike dhe kaq mjafton që të nisë hakmarrja e saj. Hakmarrje që ashtu siç ka bërë gjithnjë në të kaluarën Berisha, nis me artikuj të porositura prej tij tek gazetarë-qehajajtë dhe që vazhdon me deklarata falso të përhapura nga zëdhënësat e tij. Nëse do të bëhet kryeministër kështu siç ka bërë gjithnjë në të kaluarën, më pas stafetën e kësaj hakmarrjeje do ta marrë policia, prokuroria dhe shërbimet sekrete. Burgjet e presidentit Berisha ishin dikur plot me &quot;Erion Veliaj&quot;. Me cilët do t'i mbushë burgjet e tij kryeministri Sali Berisha ?

Doktori nuk ka ndryshuar. Këtë e thonë nën zë edhe aleatët e tij të rinj, por e dëshmojnë edhe sjelljet e tij në publik. Për të, demokracia vazhdon të jetë një flamur në emër të të cilit pretendon se ka të drejtën për të kryer çdo lloj censure. Për të, demokraci do të thotë anulimi i çdo kritike, zhdukja e çdo disidenti, ofendimi dhe shpifja pa asnjë provë. Berisha shkon deri aty sa lejon edhe zëdhënësin e tij Edi Palokën ( i cili është deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së) që të deklarohet falso dhe paturpësisht si anëtar i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, vetëm për të realizuar skemën e tij elektorale dhe për të vazhduar i pashqetësuar marshimin drejt marrjes së pushtetit. Çfarë do të bëjë nesër nëse do të jetë kryeministër? Çfarë ligji tjetër (etik, moral, liberal dhe demokratik) do të shkelë për të mbrojtur regjimin e tij? Pa më të voglën ironi, po bëjmë një apel për të gjithë: Mund t'i shpjegojë dikush Sali Berishës që demokracia nuk është diktaturë ?
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

eL Pais

Para nje jave, kur ne mediat shqiptare u transmetua lajmi se: &quot; Nga burime te sigurta te levizjes &quot;Mjaft&quot; kemi informacion, qe ne sondazhin e organizuar nga levizja &quot;Mjaft&quot; dhe Gallup, PD fiton zgjedhjet.&quot;


ti personalisht shkruajte,ne nje teme te ngjashme, se:

Levizja &quot;Mjaft&quot; eshte prone e Genc Rulit.

Kurse Gjergj Koja bertiti ne nje konferenc shtypi:
se: Keto sondazhe jane te blera, te shitura, te korruptuar, te kriminalizuara etj. etj.


---------------

Tani qe doli se &quot;Mjaft&quot; eshte prostitute e tutorit Edvin Rama.
Se Gallupi i &quot;Mjaftit&quot; eshte nje firme pirate Bullgare.

Tani
Erjon Velia, eshte tmerruar se Gallupi mund ta hedh ne gjyq dhe per kete po ndjek shembullin e Fatos Nanos, krimet ordinere ti paraqes si perndjekje politike.

Gjergj Koja eshte zhdukur nga ekranet, gjoja per hir te fushates personale dhe ne vend te tij keni nxjerre, zonjushen Blendi Klosi.

Ti vjen dhe na sjell artikullin e sotem te &quot;Zeri Popullit&quot;
 

notej

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

sa per informacion,
kemi nje ndryshim te legjislacionit per tubimit dhe protestat i cili nu ka qene ne fuqi gjate periudhes qe ka qeverisur Berisha, keshtu qe nuk besoj se do te mund me njeri te ndaloj protestat e Mjaft-it (qe nuk besoj te ndodhin me se ka marre fund si levizje civile) apo te kujt do tjeter.

NUk keni nevoje te beni gogol Berishen per te ruajtur ne pushtet idhullin tuaj Edi Rama, qe kur te behet kryetar partie te beheni edhe ju pjese ne garnitures qeverisese.

MJaft ka flirtuar jo rralle me Edi Ramen dhe vazhdon ta beje ate dhe nuk jua ka fajin njeri qe keni humbur perfundimisht kredibilitetin si shoqeri civile.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

rotacion i bukur ai mesiper &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
do e printoj edhe do e var ne mur ta kem si moto te jetes dhe punes time &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

PS: Sa per informacion, nuk eshte artikull i Zerit te Popullit por i Gazetes Shqiptare
thumbsup.gif
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Per ata qe po shkruajne ketu (newton dhe notspam) ju lutem kaloni te tema &quot;gallupi nuk eshte gallupi&quot; se aty mund te gjeni pergjigje per paqartesite qe keni... si dhe mund te bejme debat real...
 

notej

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

alibaba,
ne do shkruajme ku te na doj qejfi. NUk kam nevoje per pergjigje per bemat e Mjaft. Mjaft tashme eshte mbytur nga nepotizmi dhe klientelizmi keshtu qe nuk kam nevoje per asnje argument pasi situaten e di nga mjaft afer
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

El pais edhe ti , Nano , Edvin Rama e &amp; Co po ben si Berisha ne votimet e '96 kur thoshte mos votoni per komunistat se do na sjellin koperativat , do vendosin diktaturen komuniste etj etj.
taktika e frikes nuk funksionon ashtu sic nuk pati sukses ne '96.
kaq ........ varja ketij muhabeti .
 

liridashes

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Sondazhi Mjaft i pritur dhe i përfolur


Para tre ditësh dolën rezultatet e pritura nga sondazhi i lëvizjes Mjaft, me një publicitet që la në hije shumë çështje të tjera të dorës së parë. Ky sondazh pritej që të kishte këto rezultate të denja për objektivat e organizatës Mjaft, por mëkat për gjithë ato para të dhëna me bujari nga donatorët e huaj për të “mirën” e Shqipërisë. Në fakt edhe më herët, duke mos pritur rezultatet e pritshme nga Mjafti, liberalët iu kundërvunë bërjes së një sondazhi publik nga një aktor i prononcuar qartë në publik. Kjo pasi sondazhi publik që të jetë rigoroz duhet të bëhet në kushtet e objektivitetit dhe paanësisë. Sondazhiet janë mjete të rëndësishme të demokracisë, kur ato vijnë të panshme dhe rigorozë. Politikanët mund të marrin vesh prej tyre se cilat janë qëndrimet dhe opinionet e publikut për një çështje dhe ti marrin ato parasysh në vendimarrje ndërsa media i përdor ato jashtë Shqipërisë për të parë si po ecën një fushatë. Mirëpo kuptohet që partitë politike shqiptare edhe pse kanë bërë sondazhe nuk i kanë nxjerrë publike sondazhet e tyre pasi këto sondazhe janë të paragjykueshme ngaqë ato kanë një konflikt interesi. Prandaj edhe është e çuditshme që Mjaft organizoi këtë sondazh kur ka në fakt interesa të caktuar.
Mjaft ka arritur që të jetë një ndër aktorët publik më të fuqishëm në realitetin shqiptar të dy viteve të fundit, me pozicionime të qarta si për çështje të ditës ashtu edhe për linjën e përgjithshme politike të vendit. Lëvizja Mjaft e ka deklaruar hapur anshëmrinë majtas për sa i përket rrymës politike së cilës i përket dhe “befas” ja ku e majta në tërësi merr më shumë se e djathta . Mjaft vazhdimisht ka dalë në protesta ndaj “klasës politike” me tezën se si PS-ja dhe PD-janë njësoj dhe kjo gjë “rastisi” të reflektohej edhe tek rezultati i sondazhit të tyre. Mjafti ka sulmuar mjaftueshëm liderat e vjetër të partive politike duke sugjeruar me anën e liderit Veliaj që PS-në ta marrin në dorë të rinjtë, dhe ja ku dalin të rinjtë në krye të sondazhit të tyre. Por këto anshmëri të reflektuar tëk sondazhet ata përpiqen që ti maskojnë duke u fshehur pas emrit të Gallup International.
Nuk vlen të merremi me faktin që Mjafti e quajti atë sondazh Gallup, që në të vërtetë nuk ka thjeshtë të bëjë me emrin e kompanisë që e bën por edhe me metodologjinë e hartimit dhe zbatimit të tij. Me kësilloj piraterish dhe plagjarizmash jemi boll të ngopur, por vlen të përmendet fakti që fillimisht Mjaft u hoq sikur sondazhi të ishte bërë tërësisht nga Gallup International dhe ata ishin thjeshtë ndërmjetës pa shumë ndikim. Këto ditë u pa krejt e kundërta pasi në vënd që të dilte Gallup International dhe të prezantonte, shpjegonte e mbronte rezultatet, doli Mjaft. Pra ata kishin një rol më të madh sesa thjesht porositës. Por le ti hedhim një sy se si duhet të jetë një sondazh publik që të jetë rigoroz dhe sa lehtë mund të ndikojë porositësi në manipulimin e rezultateve të saj.
Kur një sondazh bëhet siç duhet dhe nga ata që duhet, ai mund të jetë shumë i saktë. Sondazhi që të jetë i saktë, duhet të jetë bazuar tek një kampion të përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe përfaqësuese, të përdorë pyetje asnjëanshme dhe të vlefshme si dhe të ketë një personel që të jetë i aftë për të komunikuar siç duhet me të intervistuarit. Së pari një kampion përfaqësues zgjidhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës rastësor, që në fakt është një sistem llotarie ku çdo individ i popullsisë së vendit duhet të ketë të njëjtin shans matematikor për tu përfshirë në kampionin e sondazhit, po ashtu si ndodh në një llotari ku çdo numër ka të njëjtin probabilitet për të qënë fitues. Mënyra e përgjedhjes së kampionimit është një mënyrë se si një porositës sondazhi mund të ndikojë në rezultatet e sondazhit. Në një rast hipotetik banal, nëse dikush do të nxjerrë fitues të majtën, mjafton që ti marri të gjithë të intervistuarit e kampionit të vetë në Kuçove ose Skrapar. Në fakt në një vend më lëvizje të vrullshme të brendshme demografike dhe me mungesa të dukshme të informaconit ku nuk njihet mirë sfondi social, arsimor e kulturor i qytetarëve është tmerrësisht e vështirë që të bësh një kampionim rastësor dhe përfaqësues. Pra është absolutisht e nevojshme që të merret vesh se nga cilat grupe (mësues, juristë, votues, të varfër etj) si dhe nga cila zona (rajon, urban, jug, kryeqytet, periferi etj) janë përzgjedhur të intervistuarit dhe nëse kjo përzgjedhje është rastësore dhe përfaqësuese e realitetit shqiptar pasi mund të ketë shumë grupe me opinione specifike të lëna jashtë sondazhit.
Së dyti, mënyra se si pyetjet janë formuluar nga porositësi luan një rol vendimtarë për rezultatin e sondazhit. Pyetjet që janë të ngarkuara emocionalisht ose që janë me qëllim orientuese mund të paravendosin përgjigjet e atyre që intervistohen. Për shembull pyetja “A jeni ju për vrasjen e ligjshme të njerëzve me gijotinë apo me skuadër pushkatimi” do të marrë tjetër përgjigje nga pyetja “A jeni ju për lënien gjallë të atyrë që janë gjetur fajtorë për vrasje dhe përdhunime të fëmijëve”. Kështu pra mënyra e ndërtimit të frazës së pyetjes, renditja e fjalëve, përdorimi i fjalëve evazive përdorimi i fjalëve tepër specifike apo teknike, i përkufizimeve të panjohura mirë apo të dykupimta si dhe bërja e pyetjeve për çështje jo të njohura mirë duke hamendsuar se i intervistuari është në dijeni për një çështje, janë armë manipulimi në dorën e atij që harton sondazhin. Porositësi i sondazhit ka një rol vendimtar tek rezultati edhe nërpmjet ndërtimit të axhendës së pyetjeve. Pra cilave çështje i jepet përparësi dhe cilat nuk përfshihen. Kështu nëse do të doja të nxija PD-në unë do të përmendja në pyetje ato çështje ku PD-ja është me e dobët, pra do të ngrija në pyetësor pyetje për çështje si ligji i tokës, firmat piramidale etj. Po kështu mënyra se si parashtrohen pyetjet për çështje të caktuara dhe mënyra se si interpretohen përgjigjet ka një ndikim të madh. Psh nëse do të kishte një pyetje të tipit : Çfarë mendoni se është më e rëndësishem të ulni defiçitin publik apo të ulni taksat?. Dhe nëse nuk do të kishtë ndonjë opsion që të thoshte të dyja. Atëherë një shumicë mund të thoshte se prefereonte uljen e taksave, gjë që dikush do ta përkthente sikur shqiptarët janë kundër uljes së defiçitit publik. Kjo gjë në të vërtetë do ishte e rremë.
Çështja tjetër e nevojshme për një sondazh është mënyra e zbatimit të tij. Shqipëria fatkeqësisht ka një traditë sondazhesh të manipuluara pasi intervista është lënë në dorë të diletantëve që ose nuk kishin fijen e skrupolozitetit dhe e mbushnin vetë, ose nuk dinin se si ti bënin intervistat në mënyrë profesionale pa ndikuar nëpërmjet zërit, sjelljes apo tonit në interviste. Për të shmangur këtë bërësit e një sondazhi duhet të bëjnë shumë kujdes në pajtimin dhe trajnimin e njerëzve që punojnë në terren me intervistat. Gjithashtu nëse sondazhin e kryen një aktor i prononcuar publikisht, atëhere edhe të intervistuarit kanë prirjen për të dhënë një përgjigje që do ti pëlqejë atyre që bëjnë sondazhin.
Siç shihet, nga faktet e sipërpërmendura, dhe nga të tjera makinacione të mundshme, mund ti japin Mjaftueshëm mundësi një porositësi për të ndikuar tek rezultati i një sondazhi. Nëse porositësi i përdor këto mjetet për të nxjerrë rezultatet në favor të një force, kandidati apo një çështje, atëhere ky është një një aksion elektoral propagandistik i maskuar si një sondazhi të opinionit politik, ose siç quhet në terminologjinë teknike “push poll”.
Me thënë të drejtën, edhe në rastin kur sondazhet janë të porositur nga aktorë asnjëanës që janë dashamirës dhe janë të zbatuar në mënyrë rigoroze, sondazhet në Shqipëri kanë shumë kufizime. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vështirësitë e mëdha të kampionimit. Sondazhi është thjeshtë një fotografi e opinionit në një moment të dhënë kur mblidhen pyetjet, por instabiliteti i opinionit mund të bëjë që zgjedhjet të dalin krejt ndryshe në një kohë të dytë. Sot në botë vihet re se opinionet ndodh gjithnjë e më dendur të ndryshojnë shumë në dy javët e fundit. Një tjetër fenomen është ai që quhet “Halo Effect” ose prirja për tu dukur qytetar i mirë e shëmbullor në përgjigje. Psh Nese dikush pyet a jeni i alkolizuar, i intervistuari ka prirjen që të thojë jo pra të japi një përgjigje te pëlqyeshme, edhe nëse është i alkolizuar. Qytetarët shqiptarë të pamësuar me sondazhe do jenë disi të ndrojtur për tu përgjigjur me sinqeritet dhe mirëbesim. Po ashtu shumë prej të intervistuarve mund të mos marrin pjesë në votime dhe kjo e ndryshon rezultatin e sondazhit nga ai i zgjedhjeve.
Por çfarë kanë qënë efektet e synuara të Mjaftit me sondazhin e tyre? I pari është ai i nxjerrjes në pah, ose vërtetimit të pikave kryesore të axhendës së tyre politike, siç u ilustrua më lartë, dhe nxjerrja e qëllimeve të Mjaftit, si qëllime legjitime të përkrahura nga shumica. Së dyti është përmbushja e të ashtuquajturës efekti “bandwagon” që do te thotë se dihet që njerëzit kanë prirjen të ndjekin turmën, dhe prandaj në rastin e sondazhit të Mjaftit, shpresohet prej mjaftistëve që njerëzit të përqafojnë më shumë prirjet anti-opozitare. Por çështë më e rëndëisshmja, me anën e këtij sondazhi thuhet se e majta fiton po që se është e bashkuar, prandaj i bëhet thirrje mbështetësve të LSI-së që të votojnë për PS-në, nëse duan që PD-ja mos të vij në pushtet.
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Hajde hajde c'behet ketuuuuu!!!!! Late nam per zotin, po nuk keni ndonje gje me te hajrit per te bere se sa te shani te tjeret qe bejne gjera?!

Po me duket vetja njesoj si ne vegjeli, kur qe ne pike te mengjesit, mblidheshin te gjihta grate e pallatit, dhe nuk linin njeri pa marre ne goje e nuk i linin njeriu pa i gjetur cen! Lejini ato cuna e goca te bejne punen e tyre, dilni nga korniza dhe mos dyshoni cdo gje jashte kontrollit tuaj

Jeni bere te gjithe analista konspiracionesh e mbrapaskenash. Zoti na ruajte
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Gjinkalla, konspiracionet në rastin e Mjaft kanë filluar qysh kur një politikan i diplomuar formon një organizatë jo-qeveritare. Ato vazhdojnë kur para se të dalin rezultatet e një sondazhi, që për nga rëndësia e serioziteti i kompanisë është më i madhi në Shqipëri, konsultohen dy ambasada të huaja! Çpunë kanë të huajt me zgjedhjet e sidomos me sondazhet në Shqipëri? Duhet akoma të durojmë por.dhët e tyre? Duhet akoma ta djegim Shqipërinë vetëm se nuk i shkojmë pas avazit të huajve?
Ah sikur të kisht mend aq sa keni dhëmbë sa përpara do kishim qenë!
 

notej

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Gjinkalle moj, nese ti nuk ke asnje info per punen e Mjaft, kjo nuk do te thote qe ne jemi thejshte ca thashethemaxhi. E nese ti thjeshte ke nje lloj filling per ata cunat e bukur te Mjaft-it, te urojme valvitje te mbare te flamurit te bardhe, apo c'ngjyre te te qelloj me vete
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Kondrapedali, te flasim hapur, nuk mund te quash poltikan dike vetem sepse ka studiuar shkenca poltike, quhet politolog dhe mund te merret me politikA, (edhe npermjet shoqerise civile) dhe jo domosdoshmerisht me politikË.

Persa i perket te huajve une jam e parimit: jepi cezarit ate qe i takon cezarit-me kete nenkuptoj qe duhet te vendosim maksimumin e personalitetit dhe integritetit karshi tyre, por nga ana tjeter, financimet dhe investimet, nga te huajt po vazhdojme kerkojme me ilasi.

Pastaj te lutem, Shqiperine e kemi djegur vete, dhe per kete une mbaj pergjegjesine qe me takon ne nje fare menyre. Gjithmone e kerkojme fajtorin gjetke, sidomos po qe nga jashte (teoria fantastiko-shkencore aq joshese e konspiracionit)intrigohemi aq shume, sa vete i thurim rrjetat e merimangave dhe vete biem ne to.

Se fundi, po ke te drejte, do ishte shume mire sikur te kishim mend aq sa kishim dhembe dhe fuqi per te mbllacitur teori pa fund apo thurur/imagjinuar intriga pa fund.
 

notej

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Sa u shtuan keta mjaftaret more, si kepurdhat pas shiut. Apo s'ka rene shi keto dita.

Mjaftare, mjaft me termin konspiracion se na keni bindur sa s'ka me. PO ne po ju japin argumenta mor tip/e qe Mjaft eshte politizuar dhe degjeneruar por ju nuk mund ta pranoni e di, por se paku mos paragjykoni argumentat tone.

Mjaft OJF-isteve qe nuk dine te bejne asnje gje tjeter pervec se te genjejne te huajte (qe mezi presin) me projekte sheli.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Gjinkalla, mos u gabo kur thua politolog e jo politikan. Politolog quhesh kur analizon politikën ndërkohë që politikan quhesh kur drejton një organizatë qoftë edhe jo-qeveritare. E më fal por ndërgjegja popullore e civile nuk kalon nëpërmjet politikanëve. Të ishte ashtu do kishe shkencëtarë e dijetarë në politikë &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .
E dyta, kam përdorur vetën e parë shumës kur kam folur për djegien e Shqipërisë, pra faji është i joni, dhe faji jonë është që ndoqëm por.dhët e të huajve (jo të gjithë por nejse). Dhe nëse ty të duket teori konspiracioni ndërhyrja e të huajve në Shqipëri të ftoj të më shpjegosh se ç'bënte një muxhahejdine në krye të ambasadës amerikane në Shqipëri? Them muxhahejdine sepse kishte mbi zyrën e saj një fotografi ku kishte dalë e veshur ushtarake, me rryp flokësh te balli dhe me kallash në dorë. Kjo ambasadore, mike e Shqipërisë erdhi në Shqipëri në një kohë kur marrëdhëniet mes 2 vendeve u &quot;ftohën&quot;, në një kohë kur Berisha filloi të konsiderohej si faktor destabilizues i rajonit. Nuk ndalojnë këtu provat e faktet e mija. Këto po i përmend që të reflektosh. Të tjerat janë edhe më bomba dhe janë goxha të fshehta. Mos të flasim pastaj për implikimin e grekëve. Ke parë ti turma anti-qeveritare që dalin e hedhin parrulla në gjuhë të huaj?
shrug.gif
Unë për vete jo!
Por po largohem nga subjekti!
Me ç'pashë nuk i kishe kthyer përgjigje pikës së fundit të argumentit tim mbi rëndësinë e rezultatit të sondazhit në Shqipëri! Apo kjo është çështja që nuk duhet diskutuar? Politikanët këtë gjë bëjnë, i shmangen temës &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . E ke filluar mbarë jetën si politologe
rolleyes.gif
.
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Anti-spam, mos u bere gje xheloz?!
Ato cunat jane vertet simpatike dhe te zgjuar, por kjo s'ma ben aspak jofunksionale llogjiken. Po bej nje balance te thjeshte mes gjithe gjerave qe me serviren pa fund dhe nga te gjitha ngjyrat.
 

Usta Murati

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Ore me verte sa shtoheni ju, si ne ate modelin komunist: &quot;Nje bie - qindra ngrihen&quot;.

Se shpare nga ngeli ne dore nje Mjaftist travestit qe e quante veten Juna Blu dhe thame se kaq e pati Mjafti.

Por jo, ju cuna jeni me te forte, ju jeni rini e idealeve te Dhjetorit, jeni rini proletare, perparimtare, qe nuk i termbet syri para armikut, kurdohere pararoje e levizjeve promotore, rini vigjilente syshqiponje qe mbron kufijte e atdheut nga armiqte e jashtem dhe te brendshem, rini e hekurudhave te progresit, rini e dashnise dhe e ugareve plot prezervative te markes: &quot;Mbro te ardhmen&quot;, rini e paepur, e patrembur para armikut gjakatar, etj, etj, etj...
thumbsup.gif
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Anti-spam, ca pate, ishe mire!???

Nese nuk me bindin argumentat e tu dhe ti je i bindur mbi to, ky duhet te mbetet problemi im. Mos u nxef, une them mendimin tim, ti tund koken tende, me shprese qe ne fund te gjithe te kemi mesuar me shume
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Usta murati, ndjese nese te trondita boten tende te qete te besimeve personale dhe te paprekshme. Sa frike qe keni nga mendimi alternativ ore.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Gjinkalla shumë shumë të çan menderen se bën zhurmë por nuk trondet jetën e të tjerëve! :tipsy:
 

Ela Saliu

Primus registratum
Re: Berisha dhe linçimi i 'Mjaft'

Kondrapedali-e kishe fjalen per tu pergjigjur argumentit ne forme pyetje se c'pune kane te huajt te bejne sondazhe ne Shqiperi?
Nese e gjeta, pergjigjja eshte shume e thjeshte: kane parate dhe jane te pavarur poltikisht.
A kane interesa politike?- sigurisht qe po, brenda disa kufijve diplomatike.
A na kane gjetur te keqia nga te huajt-pa fund, eshte e vertete, me shekuj me radhe e po i vuajme akoma. A duhet ti kemi aleate? sigurisht, me perzgjedhje me qellim per ti ruajtur interesat e Shqiperise.
Mund te kem qene kontradiktore ne shpjegimin e ndryshimit mes poitilog e politikan, por jemi ne te njejten linje, pare nga kendveshtrime te ndryshme
Respekte
 
Top