Berisha-Basha fillon krisja

komino

Valoris scriptorum
Berisha-Basha fillon krisja

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, a keni qenë ju një qeveri transparentë sa duhet në prokurimet për një projekt kaq të rëndësishëm dhe kaq strategjik për Shqipërinë siç është rruga Durrës-Kukës. A jepni ju garanci se nuk janë bërë shkelje në një investim të tillë strategjik?

Sali Berisha: Mund t’iu them se si prokurim, është prokurimi më transparent në historinë e atij vendi. Pse… të jem i hapur për faktin e thjeshtë se qeveria ime, në atë kohë por dhe sot, nuk kishte kapacitetet administrative të mjaftueshme të trajtonte atë prokurim. Dhe në këto kushte, në dijen time, ky është prokurimi i parë madhor, i bërë i tëri me një juri ndërkombëtare vlerësimi. Meqënëse “Bechtel” punon mbi bazën e një kontrate çmim për njësi vëllimi, kushdo që të ketë dyshimin më të vogël, se “Bechtel” po rrit çmimin për njësi vëllimi, jam i bindur se gjigandi amerikan është totalisht i hapur për çdo lupë, çdo kontroll.
Intervisten e plote e gjeni tek faqja e Zerit te Amerikes

————————————————-

Mua me beri pershtypje kjo pergjigje e Berishes per nje arsye kryesore

- Mr “une ju garantoj ju!” kete here nuk na dha asnje garanci, perkundrazi, na tha qe ai nuk kishte dhe nuk ka mundesi te beje ndonje vleresim. (Une nuk dija, nuk di, nuk mund te di, nuk mund te jem fajtor).

A nuk duket ky si fillimi i fundit te ministrit Basha, promotor dhe realizues te procedurave te prokurimit te tipit “liza ne boten e cudirave”?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Kronologjia

14 korrik 2006
Vendim i Këshillit të Ministrave për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën “Prokurim i hapur ndërkombëtar”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rreshen - Kalimash, të autostradës Durrës - Kukës - Morinë

16 korrik 2006
Publikohet kërkesa për shprehje interesi, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet njoftimit në “Gazetën zyrtare” të Komisionit Europian dhe gazetën “Financial Times”

27 korrik 2006
Në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave të datës 27 korrik 2006 thuhet se: Kryeminstri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë turke të ndërtimit ENKA, Presidentin e nderit të kësaj kompanie Dr. Sharik Tara, Kryetarin e Bordit Sinan Tara, presidentin e Bordit Haluk Gerçek dhe asistent drejtorin ekzekutiv, Ozger Inal

2 gusht 2006
Vendim për caktimin e anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar të Vlerësimit për tenderin e hapur ndërkombëtar, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rreshen - Kalimash, pjesë e autostradës Durrës - Kukës - Morinë

3 gusht 2006
Hapen ofertat e tenderit. Shoqerite pjesemarrese ne kete tender jane: STRABAG AG Austri, BECHTEL LTD SHBA, AL KHARAFI GROUP Kuvajt, KONSTRUKTOR Kroaci

4 gusht 2006
Pas vleresimit individual te seiciles prej ofertave, Komisioni Vleresimit paraqiti vleresimin e konsoliduar dhe unanim. Oferta e Kompanise Amerikane “Bechtel” u vleresua si oferta me e kualifikuar mbi bazen e dokumentacionit te paraqitur nga kandidatet

12 shtator 2006
Komisioni i Vlerësimit të tenderit për hartimin e projektit për ndërtimin e segmentit rrugor Rreshen Kalimash ka shpallur firmën fituese “Scheatereux”. Me marrjen e detyrës së projektimit dhe nënshkrimin e kontratës përkatëse firma sipas termave të saj brënda 8 muajve do të hartojë projektin e plotë të ndërtimit për segmentin rrugor Rreshen Kalimash

27 shtator 2006
Keshilli i Ministrave miraton projektkontratën ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel International, Inc.-ENKA”, për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara, të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë

6 tetor 2006
Nëshkruhet kontrata mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “Bechtel International inc.-Enka”.

4 shkurt 2007
Berisha inauguron nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Rreshen - Kalimash

15 mars 2007
Prokuroria fillon hetimet për abuzimet e kryera nga qeveria për ndërtimin e rrugës Rreshen Kalimash

Ne muajin maj 2007 deputeti Basha le ministrine e trasporteve dhe zevendeson ministrin e jashtem

Mars 2007
Paradhënia ndaj firmës Bechtel Enka arrin 104 milionë Euro

7shtator 2007
Merren të pandehur ish-Zëvëndësministri i Transporteve Armand Teliti, ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve Lejla Saraçi dhe Drejtori i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Transporteve Andi Dumi

10 shtator 2007
Prokuroria e Përgjithshme merr në dorëzim dosjen e tenderit të rrugës Rreshen Kalimash
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

2 gusht zgjidhen vleresuesit

3 gusht hapen ofertat

4 gusht perzgjidhet

jepet paradhenia

prokuroria fillon hetimet

ministri pergjegjes emerohet ne ministrine e jashtme
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

keto jane budalliqe basha eshte e ardhmja e PD-se dhe njeriu me i afte bashke me Gridin atje
 
H

harap

Guest
Re: Berisha-Basha fillon krisja

qenka kthyer perseri ky vellai i erion braces '-' . ke qene ne fushate te luan zhegut ?
Hajde vazhdo e fol po do te te duhet te flasesh per rreth 6 vjet .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Mire mire po ketij "te ardhmes" po ia zhyt "e shkuara"!



-3/4 e PD kane inate per te shfryre (u bo ky!)
-Berisha nuk gartanton per bashen (nuk dija, nuk di, nuk mund te dija)
-Patozi krijon komision hetimor ne parlament (gjithsesi, te mund te themi qe e hetuam ne)

Ju qe lepini kocka beni mire ta kuptoni shpejt se do zihen vendet ne rreshtin e pare.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Te mos harrojme shpejtesine rrufe me te cilen po cohet ne parlament ligji per kufizimin e imuniteteve.

Kerkohet qe hetimi te behet mbi BASHEN e jo mbi BASHEN E PD-se.
Dhe "TRADHETIA" ndaj Bashes nuk duhet te beje buje pasi sistemi i pushtetit te berishes mbeshtetet mbi "une te mbroj ty, ti me bindesh mua" dhe kete duhet te vazhdojne te mendojne mbeshtetesit e tij.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

epo atehere le te arresohen edhe FMN,BB,Ambasada amerikane e te gjithe, kjo teme nuk ekziston por e kane krijuar qellimishte ata bracet te cilet nuk ju behet vone nese po akuzon nje minister te jashtem ne prag te pavaresise por cfare te kuptoj ky brace qe e ka bere prokurorin shtepine e dyte ku e njohin edhe muret pasi akuzonte pa mase me zerin e popullit tani ka filluar neper TV, ky e ka ne gjak shpifjen.
LSI terhiqet nga gara zgjedhore.hahaha edhe shume te tjera
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Kujdes celjan!

Zgjidhe mire "autobuzin".

Ti e sheh qe sot berisha flirton me nanon. Mendon se e ka problem te sakrifikoje Bashen per te shpetuar veten?!

Imazhi i "pastertise" eshte e vetmja pasuri politike e Berishes (se aftesine ia njohin te gjithe). Deri ku mund te lejoje berisha qe te "ndotet" nga Basha?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

E dini besoj qe Sollaku ka qene keshilltari juridik i berishes kur ky ishte president i vendit. E dini edhe qe Sollakun e votoi Berisha si kryeprokuror.

Berisha e pa se c'ndodhi kur refuzoi te sakrifikonte qeverine Meksi ne kohen e fajdeve dhe ka treguar se "berisha e meson mesimin"
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

berish padyshim qe eshte orator qe flet me fjale te medha madje disa here edhe e kam besuar, zakoni i shqiptareve qe besojne shpejtlol, por ai edhe nje vit eshte ne pushtet ne loje do te futen e dhe parti te reja ne 2009 qe do ta gjunjezojne PD e cila ka ngelur mbrapa fare ku bazat e elektoratit i ka humbur me kohe pasi po bene reforma qe duhet benin socialistet ndersa ata qe e votojne ngelen me... berisha dhe nano tashme i perkasin historise ndersa bashen nuk e prish si figure politike as nano-berisha-brace pasi eshte e ardhmja e PD-se se re
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Mendo nje cast lojen qe u be per zgjedhjet lokale. Besoj se te gjithe e dine ne seline e Pd qe u terhoqen sulmet e opozites tek basha (u sakrifikua pra) qe te ndihmohej Olldashi.

Sot perseri sulment orientohen tek Basha (dhe me te drejte)
 
H

harap

Guest
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Ore ju ose jeni budallenj ose ju perdorin.
Thate ka korrupsion rruga hajde bejme komisionin , po ju ofrojne ta beni po tani nuk doni se do dalin ne shesh mashtrimet siç jua tha Basha ne debat me ate avokatin tuaj te zotin.
Lerini se boll me mashtrime po po humbisni pike cdo dite.
 

99999

Primus registratum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Nuk eshte e nevojshme te krijohen komisione parlamentare per gjera te kota. Duhen goditur bandat kriminale te Dhori Sollakut. Vetem ato e pengojne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi.
Nuk duhen humbur shpresat: qeveria e kap lepurin me qerre - i themi ne nga anet tona.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Komisionin parlamentar po e ngre Patozi dhe mire ben. Te pakten nuk do te rrenohet gjithe Pd me Bashen (do thone: e sheh, ne e hetuam nuk e mbeshtetem!).

Rendesi ka qe te mos pengoje punen e prokurorise.

Nderkohe, Sollakut ZOTI IA SHTOFTE INATIN!
 
H

harap

Guest
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Dhorit ja ulin breket kur te duan keto po he
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Mbase edhe ia ulin.
Po mbase behen perseri miq (kur u be me nanon!) dhe e bejne bashen "koke turku"
Ty, te behet qefi nese ndodh?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Nderkohe ne opozite ka filluar dorezimi vullnetar i imunitetit (nuk di sa mund te kete vlere ligjerisht)
 

MLK

Primus registratum
Re: Berisha-Basha fillon krisja

Ala e lagu se lagu luhet ketu !
Perderisa Berisha dhe Rama te kene hajvane te tille qe i mbajne ison forumeve, populli shqiptar do te vazhdoje te shkruaj faqe te turpeshme te historise se tij /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
Dikush qe ka kapacitetin te ndezi komjuterin dhe te click-oje te "Internet expolorer" duhet te kete dhe kapacitetin te kuptoje se dikush qe mashtron nje here, nuk e pengon agje qe te mashtroje perseri nga e para e te vazhdoje diçka te tille pa mbarim.
Ka me dhjetra fakte qe keta njerez kane mashtruar popullin nga i cuili rridhni, qe te paret tuaj vijne, si nuk ju vje turp qe vini e mbeshtesni mashtrusa e njereze te ndyre te historise te popullit te te pareve tuaj!
 
Top