Berisha, bëhu burrë dhe dil në debat me kryeministrin Nano.
Zëdhënësi I kryeministrit, Aldrin dalipi dje në një konferencë për shtyp I ka bërë thirrje në emër të kryeministrit Nano edhe njëherë kryetarit të PD, Sali Berisha që të bëhet burë dhe të përballet me një debat televiziv, në sytë e të gjtihë shqiptarëve me kryeministrin dhe kryetarin e PS, Fatos Nano. Dalipi ëhstë shprehur se tashmë ka ardhur koha që Berisha të mos fshihet pas lojrave të fjalëve por të shtrëngohet dhe të vijë në debat. Dalipi ëhstë shprehur tërësisht dakort me interesin e TV Klan dhe Top Chanell, duke pranuar me kënaqësi ftesën e tyre për të zhvilluar debatin dhe u ka bërë thirrje që të meren sa më shpejt me përcaktimin e formatit dhe të kohës dhe për t'u dhënë shqiptarëve këtë debat aq shumë të dëshiruar.
"Në respekt të opinionit publik ka ardhur koha t'i japim fund debatit për debatin. Ka ardhur koha që Berisha mos të fshihet më pas lojërave me fjalët.
Debatet janë pjesë e rëndësishme e një proçesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Janë vetë njerëzit që i kërkojnë ato.
Për ne është thelbësore dhe e rëndësishme që shqiptarët, kudo ku ndodhen, të shohin Kryeministrin, zotin Nano dhe z.Berisha në një debat të drejtpërdrejtë.
Si Top Channel, ashtu edhe TV Klan, janë shprehur të interesuar për organizimin e një debati televiziv.
Ne e pranojmë me kënaqësi ftesën e ofruar nga të dy këto kanale televizive dhe u kërkojmë të nisin nga puna për përcaktimin e formatit dhe të kohës, në mënyrë që sa më shumë votuesve t'u ofrohet shansi të ndjekin debatin e të dy liderëve lidhur me të gjitha ato çështje që i interesojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
E përsërisim qartë dhe prerë, ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me të dy kanalet televizive lidhur me debatin, pa kurrfarë kushti.
Shqiptarët e dëshirojnë këtë debat. Ata kanë të drejtën të ndjekin në debat njerëzit që synojnë t'i drejtojnë për katër vitet e ardhshme.
Ne shprehim edhe një herë vendosmërinë tonë për zhvillimin e debatit dhe presim që z.Berisha të ketë burrërinë e të ballafaqohet publikisht me Kryeministrin", ka deklaruar dje në konferencën për shtyp zëdhënësi I kryeministrit, Aldrin Dalipi. Duke hedhur në këtë mënyrë një hap të rëndësishëm para në zhvillimin e debatit mes dy liderëve Nano dhe Berisha.
Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Nano lidhur me ndërhyrjet në Sarandë. Cili është komenti juaj?
Pavarësisht shpërdorimeve politike të zëdhënësit të fushatës së Berishës, kandidatit te PD-se ne Sarande apo Kryetarit te Bashkise atje që për interesa personale gjithashtu kërkon të mbajë peng një qytet të tërë, Kryeministri falenderon të gjithë qytetarët e Sarandës për mbështetjen dhe vlerësimin që i dhanë proçesit të filluar për risjelljen në identitet të një zone me vlera unike kombëtare dhe ndërkombëtare në Sarandë"