BERISHA BËRI DASMËN E VJETËR ME KRUSHQ TË RINJ

kastriot

Primus registratum
BERISHA BËRI DASMËN E VJETËR ME KRUSHQ TË RINJ

BERISHA BËRI DASMËN E VJETËR ME KRUSHQ TË RINJ



Zërat festivë



“Gjirokastër erdh, haberi dilni se erdhi Enveri” ( këngë popullore)



“Në Tirana Internacional gjëmoi haberi, të mblidhemi se u kthye Enveri”

“Festë të madhe ka sot Partia, janë bërë bashkë Tosi e Salia” ( potpuri këngësh popullore dhe revolucionare)



“ O Fatos , o legen , prite Salën se po vjen” ( britma inatçore në mitingjet e PD-së dikur)

“ O zot dasme, mor legen, dil prit Tosin se po na vjen” ( britma gëzimi në festën e Berishës për 12 vjetorin e PD-së).



Është një gjë e pamundur të ndodhë dhe absurde të kërkosh e të tentosh të bësh dasmën e vjetër me krushq të rinj, sidomos kur është dasmë politike dhe kur “miqësitë”, “krushqitë” e në radhë të parë “hasmëritë” kanë qenë të ndara për vite me radhë.

Por, Sali Berisha dhe Fatos Nano bëjnë edhe ato që shumë shqiptarëve nuk ua merrte mendja dhe që është zor t’i kapë imagjinata. Sali Berisha në kuadrin e “modernizmit të mëtejshëm” të “politikës së tij të dyzuar”’ ( termat në thonjëza janë huazuar nga një studim i fundit i Mehmet Elezit) dyzohet politikisht deri atje sa i bëhen në çdo çast dy fytyra, ose i ndërron krejt dhe fytyra dhe dhe vendos hasmin në oxhak, edhe kur i ka hyrë në konak jo për të kërkuar falje ose për të lypur ndore, por për t’i vënë hudute e sinore.

Fatos Nano paska thënë në dasmën e Saliut : “Po bashkëkryesoj në PD me Berishën” ( gazeta “Panorama” 13 dhjetor 2002). Edhe Berisha e paska mirëpritur këtë hudut të ri poltik të caktuar nga Nano sepse qenka shprehur: “PD vjen në këtë përvjetor si forca politike e kthesave dhe misioneve të mëdha”. Është pa dyshim “kthesë e madhe, e fortë dhe mision shumë i madhe” që PD-ja të pranojë Fatos Nano për bashkëkryetar informal përkrah Berishës dhe Saliu të bëhet bashkëkryeministër informal në dypushtet përkrah Nanos. Por, është dhe një turp i madh, sidomos për Saliun, që për 12 vite paska bërë vetëm vëra në ujë me ato “punërat e mëdha pëdëiste”, sepse mbërriti atje ku ishte kur Ramizi ndau :”misionet e mëdha” midis Nanos e Berishës.

Tani kuptohet më qartë se kurrë se këta të dy ishin ngarkuar me “misionet e mëdha” që t’u grahnin kuajve politikë të mnbrehur në qerren e PPSH-së nëpër kthesat e forta e të rrezikshme të rrugës së tranzicionit nga bashkëpunimi Nano-Berisha në “qeverinë puniste të reformuar të stabilitetit” të vitit 1991 në bashlëpunimin Berisha -Nano në “qeverinë e reforminit të destablitetit punisto-socialist “ në vitin 2002. Për këtë rast e jo për atëherë kur u shkruan janë sajuar saktë rimat politiko-biblike nga Noli “Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti”! Mjerë PD-ja çfarë që e zu sikleti! Medet Shqipëria çfarë e gjeti!

Është treguar si barcoletë, por po del e vërtetë, se kur Ramiz Alia caktoi e ndau “misionet” e të dërguarve të tij e të PPSH-së në rrethanat e për politikën e “pluralizmit politik”, Fatos Nanon e kishte planifikuar për kryetar të PD-së dhe Saliun të PS-së. Në fakt njerëzit e dallojnë mirë sot se Fatosit i shkojnë më shumë shprehitë e huqet e të djathtit dhe Saliut më shumë ato të të majtit. Edhe eksperti i ultramajtizmit, Hysni Milloshi, e ka bërë këtë vlerësim, madje ka propozuar që Nano e Berisha të bëjnë “de jure” atë që po bëjnë “de facto” , të shkrijnë PD-në e PS-në në një parti..

Por, në barcaletë thuhej se para 12 vitesh sekretarja teknike e Ramiz Alisë kishte shtypur gabim shkresat duke vënë Nanon në krye të PS-së e Berishën në krye të PD-së. Ramizi nuk kishte kohë dhe i la ashtu si ishin bërë dhe Nano mbeti kryetar PS-je e Saliu u ëbë kryetar PD-je. Por fundja asgjë nuk ndryshoi nga kjo. Ata bashkë ishin e bashkë janë dhe tani në një legen lahen e në një çanak hanë. Nuk i ndau dot as burgosja e Nanos nga Saliu, as përmbysja e Saliut nga Nano.Edhe Ramizin pranë e kanë, pavarisht se nuk shkoi në “festën e pluralizmit”. Por, ama, nuk shkoi as Alfred Moisu , jo sepse presidenti qëndron mbi partitë, sikurse tha ai, se fundja ai po shkonte tek ata që e bënë president konsensual, por, jo k president normal ( të zakonshëm). Moisiu nuk shkoi se pastaj duhej të ishin edhe Ramizi e Meidani. Kurse Nano e Beriosha këtë përvjetor të parë të kremtimit të përbashkët të “festës së pluralizmit” kanë dashur ta monopolizojnë ëe gëzojnë vetë. Vitin tjetrë do të jenë edhe Ramzi, edhe Rexhepi, edhe Alfredi.

Festimet 12 vjetorit të themelimit të PD-së, u shfrytëzuar sivjet për ta bërë këtë ngjarje “thesar të gjithë shqiptarëve” dhe të atyre që e kanë mallkuar e luftuar themelimin e kësaj partie. Prandaj Berisha e shpalli “festa e pluralizmit”, pra ka vendosur ta kthejë nga “festë e monoteizmit partiak” në një festë të “paganizmit politik” të kohëve moderne , si ato të trashëguarat nga periudha e parakrishtërimit e para myslimanizimit. Njerëzit ende festojnë “festën e vjeljes së rrushit”, “festën e korrjes së grurit”, “festën e nxjerrjes së bagëtisë në bjeshkë”, “festën e qethjes së dhenve”. Thuhet se diku ( mos qoftë këtu në Shqipëri) paska dhe “festë të ndërzimit të qenve”. Armiku-mik i Berishë, Aleksandër Meksi, megjithatë ka paralajmëruar se të atillë festë për të cilën ende ëndërron Berisha e për të cilën psherëtin thellë Meksi, “festë të pushtetit pëdëist” nuk do të ketë më kurrë, meqenëse historia e festave pagane nuk njohkërka “festë të qethjes së viçave”, siç nuk njeh ende shkenca moderne mënyra për të bërë që në kokat tullace të rriten kaçurrela të mbirë e jo të mbjellë, ose në faqet e qoseve të krijohen shtresa prej leshit të tyre origjinal. I gjori Meksi, që nuk ishte në “festën e pluralizmit” megjithëse ka qenë në pazaret Nano-Berisha në prani tëDe Mikelisi, e të Mentor Çokut në Trieste në vitin 1992, ka hak tani të shpehë me psherëtima të thella pamundësinë e “qethjes së viçave”, sepse pas mishit të dhisë e të thiut që nuk i mungoi në komunizëm me marrjen pushtetit nga PD-ja Meksi ra menjëher në “bythë viçi”. Prandaj figuracionin politik e shpreh me “punë viçash të palëpirë”.

Meqenëse festa e PD-së këtë vit ishte “festë e pluralizmit” edhe pse presidenti konsensual Moisiu nuk e pranoi të ishte krushk i parë në dasmën e Berishës, nuri i dasmës nuk u zbeh se ishin Fatos Nano me nusen e re Xhoana, Servet Pëllumbi e disa të tjerë. Emrin e Servetit dikur PD e zhgarravsite nëpër muret e Tiranës duke cilësuar fashist të kuqëluar, Marks pa mjekër etj. Por, tani kjo nuk prish ndonjë punë të madhe për asnjërën palë, se është kohë “bashkëpunimi reformues”. Dikur në mitingjet që bëheshin në sheshin “Skënderbej” pas fjalimeve të Bereishës njerëzit merrnin rrugën drejt kryeministrisë për të “përshëndetur” Nanon me çjerrjet “O Fatos , o legen prite Salën se po vjen”. Mirëpo kohët ndryshojnë , njerëzit ndryshojnë, ka thënë Sali Berisha pasi u takuar me Geixhin. Kësaj herë normalisht u takonte nëpunësve të protokollit të PD-së t’i thonin Berrishës “ Edhe PD-ja ,u bë legen, dil prite Tosin se po vjen”.

Si për ironi nganjëherë na qëllon të bisedojmë me fanatikë të PD-së, që pranojnë se kanë klithur kundër Nanos me fjalët që u përmendën më lart, por nuk guxojnë të thonë se i ka bërë punët lëmsh tani Sali Berisha. Edhe këta përdorin po atë ”argument” që ka dhënë me shkrim Mehmet Elezi se “Saliu duke u përqafuar me Nanon e Geixhin po modernizon politikën” . Disa madje shtojnë se Saliu ka gjetur një marifet shumë efikas për të marrë pushtetin duke larguar sëpari nga skena me ndihmën e Nanos të këqinjt e socialistëve dhe të rrezikshmit e Skëndër Gjnushi, Rexhep Meidanit e Fatos Klosit dhe duke rrasur si pa u ndierë në aparatin shtetëror njerëzit e PD-së. Ka naivë që i hanë këto. Por më shumë ka dallkaukë që manovrojnë më të tilla broçkulla. Janë pikërisht nga ata që për PD-në nuk kanë bërë fare sakrifica dhe që gjithë hallin e kanë ku të kapin ndonjë vend pune, ndonjë privilegj që e ka më dorë fatos Nano ta bëjë, për hatër tyë përqafimit me Berishën.. Këta përbëjnë edhe “armatën”në tërheqje që i ka mbetur Berishës, pas disa disfatave elektorale që pasuan Vaterlonë tij pushtetore në vitinb 1997. Tani Berisha synon që një numër përkrahësish të tij për t’i shpërblyer t’i çojë mercenarë politikë e nëpunësorë tek Fatos Nano.

Nëpër gazeta tani bëhet mjaft gallatë me punërat e përbashkëta të Berishës me Nanon. “Unë Demokrat, Berisha kryeministër”, është një titull i ndërtuar me batutat karagjoze që lëshon herë pas here Nano. Edhe më karagjozë janë tituj të tillë si “Berisha dhe përkushtimi perëndimor i PD-së”. Sipas disave në PD paska dhe të “revoltuar parimorë” që thënkan “PD-ja,ose me ne, ose me Nanon”, por që përsëri nuk ua mban të bëhen “të rebeluar revolucionarë” kundërBerishës, sikurse do të ishte krejt normaledhe e dobishme.

Kurse Berisha vet ende përpiqet të shpallë skema shpresëdhënëse duke lëshuar thirrjet “Të bashkohemi si në PD-në e 1990-tës”, që në fakt do të thotë që Shqipëria të përjetojë nga e para një katrahurë 12 vjeçare që i ka kushtuar kaq shumë mundime, gjak e shlatërrime Shqipërisë pikërisht sepse lëvizja demokratike e vitit 1990 ishte tejet heterogjne, se PD-ja nuk ishte parti po amallgam gjithfarë tendencash, se në krye të PD-së, sikurse u vërtetua, ishin njerëzit e Ramiz Alisë, PPSH-së, Sigurimit të Shtetit e sidomos të politikave, madje të agjenturave të huaja. Shkatrrëimi i Shqipërisë do të përsëritet në qoftë se dëgjohen sado pak thirrjet e Berishës për të ribërë eksperimentet që i shkrepin ose i pëlqejnë atij dhe skemat që ai bën e prish me Fatos Nanon.

Shqipëria nuk ka nevojë të përsëriten eksperimentet makabre që u bënë në emër të demkoracisë që degjeneroi në rrëmujë, në vrasje, në grabitje pasurie, në thyerje deposh, në shkatërrim fabrikash e uzinash, rrugësh e kanalizimesh, në dyndje të pakontrolluar të njerëzve si dyndje popujsh-hordhi, në rrënim pyjesh, magazinash, djegie njerzish si minjt kur shkonin të rrëmbenin, në rrugë ku vërshonin vaji vera e rakia kur vidheshin depot, në vend ku bëhej kioskëzimi e dekioskëzimi dhe kriojhen skena si pas betejave, ku rrëmbet pasuria atyre që u përket dhe u jepet atyre që nuk u takon etj. Du7kuri të shëmtuara për të cilat meritën më të madhe e kanë Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe disa që në vitin 1991 i vunë në krye të Partisë demokratike. Këtë po ui propozon sërish sali Bersha shqiptarëve që ta ringhgjallion. Vetënmpë bëma të tilla dukete ndjen veten të aftë e pasionura Sali Berisha, Jo më PD të vitit 1990 duhet të jetë kërkesa e shqiptarëve. As PD berihsiane të vitit 2002 duhet të jetë kërkesa tjetër.

Mos vallë Berisha paska qejf që shqiptarët të bëhen edhe një herë aq trutharë sa të pranojnë që në krye të punëve të Shqipërisë në emër të rindërtimit të demokracisë e të PD-së së fillimit të viteve 1990-të rikthehen pas dëmeve që bënë e dështimeve që pësuan pinjollë agjenturash të vjetra të huaja, bij oficerësh të huaj, mercenarë të të huajve, gjeneralë të vetsajuar andartësh, shitës në ankand të të gjithë interesave të Shqipërisë, tregtarë flamujsh, matrapazë të aspiratave kombëtare sikurs eka ndodhur gjatë eksperimentimeve 12-vjeçare të drejtimit politik e pushtetor të punëve të demokracisë e të Shqipërisë nga Sali Berisha?! Përse Shqipëria dhe shqiptarët u dashkan të sakrifikohen kaq shumë për kënaqësitë faraonike të këtij njeriu që nuk e gjen dot dy herë në të njëjtën fjalë brenda të njëjtës ditë?!

Sali Berisha dashka edhe një herë që në emër të rindërtimit të PD-së të vitit 1990 të grumbullojë reth fronit të tij të ambicieve faraonike karikaturale njerëzit që demokracinë e kuptuan dhe e përdorën si ballo gjigande korrupsioni, si stinë për vjelje të stërzgjatur parashë me të gjitha mënyrat, si fushë lulëzim të pafytyrsisë që u shkonte përshtat që të hiqeshin si intelektualë të mëdhenj të kalibrave europianë pa arritur as nivelin e fisnikërisë analfabete të fshatrave të dikurshme dhqiptare: të rigrumbullojë rreth vetes ata që iu larguan disi për t’u kthyen në papagallë zëçjerrë të perverstiteteve politike morale euroopiane, mallkuesit e nacionalizmit shqiptar e puthadorët e shovinizmave të huaj, të paghdhendurit që na u hoqën hartues kushetutash greke e ligjesh yrneke për Shqipërinë.

Sali Berisha duket mund ta ndiejë vetn më mirë vetëm midis artyre që bëjnë e prishin, që më shumë prishin se bëjnë shoqata, alenaca, koalicioneh, koleksione, ortakërira politike partiake, midis parrullaxhinjëv e xhahilëve të mendimit politik, arketipave që poliltikën e mendojnë dhe e duan vetëm në nivelin e kurvërisë.Berisha në politikën shqiptare tani është bërë edhe më anakronik, më dëmprurës dhe më pengues se vet Nano.

PD ka mbrritur në atë shkallë degradimi, mungese autoriteti, e çoroditje sa PPSH bë vitin !991. PD praktikisht la Shqipërinë pa opozitë të organizuar mirë. Këtë e ka thënë dhe Aleksandër Meksi, i cili ka mbetur si zorrë pas këmbëve të Berishës, (as ikën dot as merr dot një formë më të përshtatshme) kur ka lëshur edhe thirrjen “ të bëjmë opozitë të re”. Po mbeti Shqipëriua që opozitëne re t’ia bëjë Aleksandër Meksi me shokë edhe më keq e më për dreq e pëssoftë. Shqiptarët tashmë duhet t’ua kenë pirë lëngun këtyre politikanëve ssharlatanë. Nuk kanë përse të biuen edhe një hjerë viktimë e të zënë të pëlpijhnë laprat që premtojnë ata r’u srevirin si gjën më të shishme në këtë botë. Shqiptarët duhet të thoinë qartë se pusghteti i Nnaove e socilaistëve ka dështuar, por edhe koha e demokracisë së Berishëve Meksëve ka kaluar. Shqiptarët duhet të mendojnë për zgjidhje të reja, par s etë mednojnëdetyrimishjt os evetëm për zgjedhje të reja. Shqiptarët duhet të mendojnë veprojnë jashtë jashtë skemave e strofkave të vjetra partiake e politike ku kanë gjetur rehatinë e bëjnë poshtërsinë shtriganët e shtrigat e politikës antishqiptare.

Demokratët e vërtetë duhet të thonë : “ Lamtumirë PD. Rri me shëndet me Fatos Nanon, o Sali Berisha”



16. 12. 2002 Abdi Baleta
 

Mirditor

Primus registratum
Re: BERISHA BËRI DASMËN E VJETËR ME KRUSHQ TË RINJ

Kastriot qi ke ne emnin e burrit te madh te Shqipnis dhe heroit ton kombtar.
Ti rrofsh sa malet per qita si ke shkruejt.
gjysmen e par tshkrimit sa nuk kam deke tu qesh me ato qi Baleta shkrunte.
Me qan ky lloj shkrimi humor per vit te ri, ma thot ni mene se Baleta do na dal humoristi ma i mer i ktij viti dhe pretendues per vitin qi vjen.
Ma hoqe merzin e mergimit me qit shkrim.
Si thote Sala o Kasterjot
<span style="font-weight: bold">Cdo gja komuniste duhet shkaterrue e duhet shkul prej themeleve</span>
A qitash po e kupton Baleta doktor Rrumpallen(merit per kit emen asht i nderumi Edi rama).
Sa tpa civilizuem paskemi pas qan o burr i dheut.
Dje nparlament dilte Sala duke sha Arta Daden se po vjedh fondet e kultures e ajo qi mbani pershtypje ishte se tan parlamenti qeshte me doktor Rrumpallen ene se gjithshka qi thote ai &quot;burr dheu&quot; ishte ,ma se e vertete.
Po harroi Sala me than, Arta dhe artaket Dade dhe dadakt ha ha ha ha &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
<span style="font-weight: bold">Festë të madhe ka sot Partia, janë bërë bashkë Tosi e Salia&amp;#8221; ( potpuri këngësh popullore dhe revolucionare)</span>
Si thoshte ajo gruaja e Beratit
<span style="font-weight: bold">Drita te mos kemi pa Fatosi me Nanon te na bien na dashni</span>
:rockband: :rockband:
 
Top