Belgjikë, zgjidhet Miss pastreha

Belgjikë, zgjidhet Miss pastreha

“Me këtë përzgjedhje dëshirojmë të tërheqim vërejtjen për problemin e të pastrehëve”, ka thënë njëra prej organizatorëve të garës Aline Duportail. Gruaja 58 vjeçare ka fituar në Belgjikë në garën e parë për Miss pastreha të organizuar me qëllim që publiku të vetëdijesohet me problemet e njerëzve pa kulm mbi kokë.
Fituesja është Therese Van Belle nga Schaerbeeku, njofton agjencia e lajmeve Belga.

Ajo ka fituar një vit banim në shtëpinë me qira të paguar. Sikur edhe nëntë konkurrente të cilat janë gjetur në finale, do ti ofrohet ndihmë në gjetjen e punësimit të përhershëm.

“Kandidatet duhet të kanë dëshirë për tu larguar nga rrugët dhe të angazhohen në zhvillimin e jetës shoqërore”, sqarojnë organizatorët e kësaj gare në faqen zyrtare.

Mirëpo, iniciativën e kanë kritikuar disa organizata të cilat ndihmojnë të pastrehët që në këtë garë shohin një iniciativë të kotë marketingu dhe zhvlerësim të respektit të personalitetit njerëzor.

“Me këtë përzgjedhje dëshirojmë të tërheqim vërejtjen për problemin e të pastrehëve”, ka thënë njëra prej organizatorëve të garës Aline Duportail./telegraf/

8g213bElKdM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23922. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23922

Top