Beiruti, zgjimi i bukuroshes së fjetur
Beiruti u ofron njerëzve të tij dhe turistëve gjithçka që atyre u shkon nëpër mend, madje edhe ato gjëra që mund të jenë shndërruar në makthe të vërtetë, si ekstremizmi fetar. Shpesh ky term lidhet me hezbollahët, partia e fuqishme myslimane.</p>
Nëse ke qenë më parë në Bejrut, kryeqytetin e Libanit dhe kthehesh sërish pas disa kohësh, do të vësh re një ndryshim të jashtëzakonshëm për mirë. Që nga aeroporti deri në qytet është ndërtuar një sistem i ri autostradash. Sigurisht që nuk është ndonjë çudi e madhe, por mund edhe të jetë nëse mendon se në vitin 1995 në këtë vend nuk ekzistonin semaforët, shenjat rrugore, policët e trafikut. Rrugët e Libanit në ato vite, por edhe në vitet në vijim, ishin një përzierje kaotike arteriesh rrugore gjysmë të shkatërruara. Vite më parë, të udhëtoje në rrugët e këtij vendi ishte ekzotike, por me një risk shumë të madh, madje vdekjeprurës. Ndryshimi vihet re jo vetëm në hyrje, por edhe në qendër të qytetit. Ajo është rindërtuar dhe përbën një aspekt tjetër të një Bejruti që, pavarësisht gjithë sa i është dashur të përjetojë për vite me radhë, mbetet i bukur e i shëmtuar njëherazi, i frikshëm e misterioz, ndjellës dhe i rrezikshëm. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një perlë që ka përjetuar plot 15 vite luftë civile dhe trazira që i shkaktuan shumë dhembje dhe lot. Për shumë njerëz që kanë qenë dhe rikthehen shpesh në këtë qytet që i dinë të shkuarën dhe i dëshirojnë një të ardhme më të mirë, Bejruti është një bukuroshe e fjetur që po zgjohet dalëngadalë nga gjumi i gjatë i dhimbjes. Ai është një vend me male të shumtë dhe me një ushqim të mrekullueshëm, me gërmadha të shkaktuara nga njerëzit dhe vepra arti të natyrës, me njerëz shumë të dashur e miqësorë dhe me kafene ku mund të kalosh një kohë shumë të mirë. Mbi të gjitha Libani dhe vetë Bejruti është një vend që gëlon nga lajmet dhe të papriturat. I tillë ishte dhe ai i vitit 2005, kur një bombë mori jetën e Kryeministrit të vendit, Refik Hariri, apo viti 2006 kur Izraeli e detyroi vendin që ti nënshtrohej një vere të nxehtë e të përgjakshme bombardimesh, gjatë së cilës humbën jetën 1000 civilë, apo edhe lajme të tilla si ai i dimrit të vitit 2008, kur hezbollahët dolën në rrugë të armatosur. Po a mund të ndodhë që këtë herë, më në fund, pas shumë lajmesh të këqija, të vijë një lajm i mirë? Për shembull lajmi i një rilindjeje të vendit, i një agimi të ri për të gjithë, i një rindërtimi të së ardhmes nga gërmadhat e së shkuarës? Të gjithë shpresojnë se kjo është e mundur dhe kjo shpresë u vjen nga ndryshimet me të cilat po përballen nëpër rrugë. Megjithatë, Libani është toka e surprizave, që gjithmonë rezervon të papritura për njerëzit e tij dhe për botën. Një nga gjërat që të lë më shumë përshtypje nga Libani janë sigurisht njerëzit dhe mënyra se si flasin rrjedhshëm tre gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, arabisht. Madje shpesh i përziejnë e i bëjnë bashkë në një fjali të vetme, sidomos kur përshëndesin njëri-tjetrin si fjalia: “Bonsoir habibi, how are you”. Ky është edhe versioni i tyre i të thënit “përshëndetje”. Njerëzit e këtij vende janë kozmopolitanë të vërtetë, jo vetëm nga gjuha, por edhe nga mënyra se si e shohin dhe e jetojnë jetën. Jeta e natës është shumë e sofistikuar. Libani është unik në të gjithë Lindjen e Mesme dhe një nga arsyet e kësaj shumëllojshmërie është edhe diaspora e madhe dhe e shtrirë në të katër anët e botës, një diasporë që vazhdon të ruajë lidhje shumë të ngushta me atdheun. Dhe gjithë këta njerëz që vijnë në Liban nga Los Anxhelosi, Nju Jorku, Londra, Parisi sjellin një mori të jashtëzakonshme mode, mënyrash jetese, gjuhësh dhe këndvështrimesh. Në Liban sheh nga të gjitha shtresat, nga ato më të varfrat, shtresën e mesme me një të ardhur konstante dhe super të pasurit. Ata janë të shumtë dhe mjaft të kamur. Një nga bizneset më të suksesshme në vend, si për mjekët ashtu edhe për bankat, janë operacionet plastike. Për mjekët, sepse ata fitojnë nga përdorimi i bisturisë dhe për bankat, sepse njerëzit edhe kur nuk kanë lekë për të qenë pjesë e modës, marrin kredi për të ndrequr pjesë të ndryshme të trupit, për të vënë gjoks, për të fryrë buzët, apo për të hequr tulet e tepërta. Tashmë është shumë e vështirë që të kuptosh nëse një grua ka gjoksin e saj, apo e ka të “qepur”. Sipas statistikave, në Liban çdo vit kryhen deri në 10 milionë operacione plastike e të mendosh që popullsia e këtij shteti është vetëm 4 milionë banorë. Por, paraqitja, dukja dhe mburrja para të tjerëve është në ADN-në e libanezëve. Ata kur kanë gjëra të shtrenjta nxitojnë që tua vënë në pah të tjerëve me shumë krenari dhe pa pasur frikë se mos ua vjedhin. Sigurisht që janë të gatshëm që ti mbrojnë edhe me vetë jetën e tyre. Një nga zanatet më të përhapur është pa dyshim tregtia. Njerëzit shesin dhe blejnë pa fund. Veçanërisht ajo kulinare. Ushqimi është një nga mrekullitë e Bejrutit, është një ëndërr e vërtetë, apoteoza e kuzhinës së Lindjes së Mesme. Ai përbëhet vetëm nga sende të freskëta e të shëndetshme dhe mbi të gjitha përveçse shumë i shijshëm, ai është edhe shumë i paraqitshëm e i servirur me mënyrat më të stërholluara. Për të mos folur për sasinë që është e jashtëzakonshme. Të krijohet përshtypja se je duke shijuar ushqimin e fundit në këtë jetë. Megjithatë, në Bejrut mund të gjesh një shumëllojshmëri kuzhinash, nga ajo mesdhetare, klasike, madje edhe meksikane e nordike. Dhe, veç kuzhinës, nëse je një kërkues i durueshëm mund të gjesh gjithçka tjetër duke filluar nga malet, deti, e deri te frutat e mrekullueshme e dyqanet me mallra të ndryshme. Bejruti u ofron njerëzve të tij dhe turistëve gjithçka që atyre u shkon nëpër mend, madje edhe ato gjëra që mund të jenë shndërruar në makthe të vërtetë, si ekstremizmi fetar. Shpesh ky term lidhet me hezbollahët, partia e fuqishme myslimane. Zyrat e saj qendrore ndodhen në lagjen Haret Hreik. Që në hyrje të kësaj lagjeje përballesh me portretet e mëdha të patriotëve të Hezbollahut, atyre që kanë dhënë jetën në emër të çështjes. Bëhet fjalë për gra dhe burra me veshje ushtarake e me armë në dorë e mbi të gjitha me vështrimet e mprehta drejtuar në të ardhmen. Aty mund të ndeshesh me një nga fenomenet më interesante dhe në rritje të Libanit të sotëm. Ndërsa për atë të djeshmin, madje të pardjeshmin, të duhet të kërkosh në një tjetër zonë të qytetit, në Baalbeck. Aty ndodhen mbetjet e ngrehinave romake, madje bëhet fjalë për disa nga mbetjet arkeologjike më të lashta dhe më interesante në botë. Nga ky vend mund të shohësh një pjesë të mirë të peizazhit përreth, që shtrihet nga njëra anë deri në detin Mesdhe dhe nga ana tjetër prek Sirinë. Nga një tjetër anë shtrihen fshatrat e të krishterëve, madje zonat ku ata janë të përqendruar më së shumti me kishat e Virgjëreshës Mari. Diku më tutje shtrihen plazhet e virgjër që shpesh mbushen me turistë. Ajo çka të bën përshtypje është fakti i ndryshueshmërisë së peizazhit dhe situatave në një vend të vetëm. Misteri nuk qëndron tek 15 vitet e gjakderdhjes masive, por tek arsyeja që i bëri ato të reshtnin befas. Fati i Libanit ka qenë gjithmonë në duart e vendeve të fuqishme të Lindjes së Mesme, Sirisë, Izraelit, ndërkohë që në këtë vend me 17 fe të ndryshme ka qenë shumë e lehtë ndezja e konflikteve sikurse ka ndodhur në të vërtetë. Megjithatë, për ata të huaj që kanë ardhur herë pas here për të qëndruar në Liban, ai shndërrohet në një tokë të dashur dhe të dhembshur, me të cilën krijon një marrëdhënie dashurie të përhershme, edhe kur ajo nuk është më mikpritëse apo e dashur, për shkak të trazirave që përjetojnë banorët e saj. Në Liban gjen shumë bukuri e shumëllojshmëri, por e gjitha kjo është e ndërthurur me rrëmujën, kaosin dhe pasigurinë që ka karakterizuar jetën e vendit për shumë e shumë kohë. Duke qenë se është një vend me një natyrë të jashtëzakonshme, në Liban çdo muaj çelen hotele të rinj. Aty kompanitë më të mëdha të hoteleve kanë ndërtuar filialet e tyre, kryesisht në Bejrut, por edhe në zona të tjera turistike dhe investitorët janë të bindur se do tia dalin mbanë që të marrin superfitime. Transformimi i madh e i vërtetë i Bejrutit nisi në vitin 1995
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26398. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26398