Befasia e Kuzhes: Dua në kombëtare senegalezin e Dinamos, Diop!
Trajneri i kombëtares shqiptare, kroati Josip Kuzhe, kërkon në ekipin kuqez futbollistin xhol të Dinamos, Ablaje Papa Diop. Ky është lajmi i bujshëm që gazeta ka mundur të sigurojë nga burime konfidenciale pranë trajnerit Josip Kuzhe. Për këtë fakt është informuar edhe presidenca dinamovite dhe pikërisht presidenti Besnik Sulaj, ka urdhëruar plotësimin e dokumentave të nevojshme që senegalezi të marrë dokumentacionin e mundshëm për nënshtetësinë shqiptare. Nëse ky plan i Kuzhes realizohet, nr.23 i Dinamos do të jetë lojtari i parë i huaj që do aktivizohet për Shqipërinë. Mbase për vetë skemën që trajneri Kuzhe preferon me kombëtaren kuqezi (4-1-4-1), Diop si një futbollist xhol mund te jetë i duhuri për të luajtur përpara mbrojtjes së Shqipërisë. Kujtojmë që ndaj Danimarkës këtë pozicion e ka kryer Elvin Beqiri, ndërkohë që ndaj Gjeorgjisë në miqësore ka qenë pikërisht Kristi Vangjeli që ka luajtur në kë rol. Në ndeshjet e fundit kemi parë që Klodian Duro është spostuar nga krahu i djathtë në rolin tip Pirlo përpara mbrojtjes kuqezi. Tashmë nëse plani Diop realizohet, trajneri kroat do të ketë një kartë më shumë në duart e tij për skemat dhe idetë rreth skuadrës. Papa Diop ka mbërritur në Tiranë gjatë sezonit 2004-2005 për tiu bashkuar skuadrës së Dinamos nga kampionati arab i futbollit. Tashmë senegalezi u bë gati 6 vite që jeton në Shqipëri dhe ka mësuar shumë mirë gjuhën tonë dhe komunikon pa probleme me shokët e skuadrës, por edhe me mediat e pranishme pranë klubit blu. Mosha e lojtarit të Dinamos premton për të ardhmen, pasi Diop më datën 12 dhjetor mbush 25 vjeç, çka do të thotë që ka një karrierë të gjatë përpara dhe nuk është në limitet e karrierës së tij. Është përfolur shumë për mbrojtësin e majtë të Tiranës, nigerianin Abraham, që mund ti bashkohej kombëtares sonë në kohën e trajnerit Ari Han. Por duket se fatin për të veshur një lojtar joshqiptar do ta ketë senegalezi Papa Diop, i cili me shumë mundësi duke filluar që nga eliminatoret Euro 2012. Vetë futbollisti në fjalë është kontaktuar rreth kësaj çështjeje nga drejtuesit blu dhe është shprehur më se i disponueshëm për të luajtur për ngjyrat kuqezi në të ardhmen, edhe pse çështja ende është duke marrë rrugën zyrtare me dokumentet e nevojshme për tu plotësuar dhe sigurisht Kuzhe sduhet të ndryshojë ide rreth lojtarit polivalent të bluve kryeqytetas.

Skeda e lojtarit

Emri: Abljaje Papa Diop

Datëlindja: 12/12/1984

Karriera: Dinamo 2004-2009

Vendlindja: Senegal

Pozicioni: Mbrojtës/Mesfushor
(SportiShqiptar)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27073. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27073