Beckham humb ballinën e Vogue

Beckham humb ballinën e Vogue

victoria-beckham-300x222.jpg
Victoria Beckham raportohet se ka shkatërruar shanset e saj për të dalë në ballinën e revistës amerikane Vogue.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, ish-anëtarja e grupit Spice Girl kishte larguar zgjatjen artificiale të flokëve dhe supozohet se ka zvogëluar gjirin për të dalë në ballinë.

Megjithatë një burim i brendshëm i revistës ka zbuluar se ata nuk do ta mendojnë këtë për disa muaj, pasi ajo ka pozuar për revistën rivale Elle.

Victoria ka shpresuar të sigurojë ballinën e Vogue, por kjo është rrënuar javë më parë. Ajo pozoi për Elle dhe tash Vogue nuk do ta marrë parasysh atë së paku për katër muaj, ka thënë burimi.

Beckham më herët është paraqitur në ballinën e edicionit rus dhe britanik të Vogue

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=797. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=797

Top