BE shtyn përsëri shqyrtimin e aplikimit të Shqiperisë

BE shtyn përsëri shqyrtimin e aplikimit të Shqiperisë

Shtyhet serish shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise nga diplomatet e Bashkimit Europian. Megjithese Presidenca Suedeze e kishte perfshire ne axhenden e diskutimeve te komitetit te perfaqesuesve te perhershem te vendeve antare, shqyrtimi i aplikimit eshte hequr nga axhenda per shkak se Gjermania ka kerkuar me shume kohe.
Sipas burimeve konfidenciale, duke ju referuar nje ligji te ri te imponuar nga Gjykata Kushtetuese si kusht per ratifikimin e Traktatit te Lisbones, diplomatet gjermane kane shpjeguar ne takim se ende nuk jane te qarte nese duhet respektuar Bundestag perpara se te shprehet qendrimi per aplikimin e Shqiperise.

Ne nje rast te tille, shqyrtimi i kandidatures do te shtyhej per me shume se nje muaj, pasi mbledhja e pare e Dhomes se Ulet te parlamentit gjerman eshte ne fund te tetorit.

Shqiperia aplikoi per statusin kandidat 6 muaj me pare dhe komisioni pret driten e gjelber nga Keshilli i BE-se per te nisur perpilimin e opinionit mbi gadishmerine e vendit per te marre statusin kandidat.

Ne kete faze te procesit, dhenia e mandatit ndaj Komisionit nuk kerkon diskutime ne nivel te larte perfaqesimi te vendeve antare.

Me t’u miratuar ne Komitetin e perfaqesuesve te perhereshem, Keshilli i pare i ministrave europiane qe do te mbahet pas ketij takimi do te komunikoje dhenien e pelqimit mbi kandidaturen, pa diskutime te metejshme, ne menyre qe Komisioni te nis procesin teknik me dergimin e pyetsorit qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare.

TIRANË- Austria do mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt Komuniteti Europian, por më parë vendi duhet të ece në rrugën e duhur për plotësimin e reformave. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, gjatë një konference për shtyp mbajtur së bashku me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. “Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj integruese. Por Shqipëria duhet të bëjë një rrugë të mirë për të plotësuar reformat dhe procedurat për të arritur këtë objektiv”, tha Spindelegger.
I pyetur për aplikimin e Shqipërisë në BE, ai deklaroi se procesi për vizat nuk është mbyllur dhe se Shqipëria do të respektohet si çdo vend tjetër, por për këtë nevojitet ende punë.

PE: Shqipëria ‘përfshihet në listë’, vizat ‘pas plotësimit të kushteve’

BRUKSEL – Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian votoi sot me shumicë votash projektligjin e KE për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 51 deputetë, vetëm 8 votuan kundër këtij projektligji.

Komiteti votoi për të përfshirë brenda fushëveprimit të këtij ligji që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë perspektivën e hyrjes në BE.

Mediat e huaja informojnë se nga marrëveshja e lehtësimit të lëvizjes së lire në vendet e Bashkimit Europian përpos tre shteteve që diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janë përfshirë edhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina.

Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do të bëhet në varësi të përmbushjes me integritetit të dokumentit të menaxhimit të kufijve dhe zbatimit të ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën në mënyrë që të krijojnë një “hartë e liberalizimit të vizave të ngjashme me të tjerët.

Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se “i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Europain në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore.

Por duhet theksuar se heqja e vizave mund të ndodhë në praktikë vetëm kur këto vende të përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë. “Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së”, shtoi ajo.

“Në Kosovë, unë shpresoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje, e cila është pragmatike në avancimin e perspektivës që kosovarët gjithashtu të arrijnë lehtësimin e vizave dhe liberalizimin pastaj”, përfundoi Ludford.

Pati shumë debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.

“Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t’i zhgenjejme ata”, nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.(Shekulli)

yqXyhsqsw7c

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23715. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23715

Top