BE pranon aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat

BE pranon aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat

european-parliament-building-300x197.jpg
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqipërisë për tu bërë anëtare e BE. Ky është hapi i parë i një procesi të gjatë për një anëtarësim të mundshëm në bllok. Tashmë, Komisioni Europian do të nisë pregatitjen e një vlerësimi për gatishmërinë e Shqipërisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Nëse do të mundësohet edhe nisja e bisedimeve atëherë vendi ynë do të jetë zyrtarisht kandidat dhe do ti kërkohet të realizojë një sërë reformash politico-ekonomike për arritjen e standarteve të unionit, një process ky që mund të kërkojë vite të tëra punë.

Berisha: Do realizojmë çdo reformë që kërkon Brukseli

Pas pranimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, në një konferencë për shtyp kryeministri Berisha ka garantuar qytetarët dhe klasën politike se do të garantojë integrimin përfundimtar te vendit në BE. Për shefin e qeverisë, zgjedhjet e 28 qershorit ishin testi i kaluar nga Shqipëria për të bindur unionin që të merrte këtë vendim.

Kreu i qeverisë garantoi reforma të mëtejshme në sektorët e kërkuar nga BE, por i ripërsëriti thirrjen rivalit të tij politik, Rama për të braktisur bojkotin. Pasi u shpreh i hapur për të dialoguar, Berisha i ka lëshuar një ftesë kreut të selisë rozë për të përshëndetur bashkarisht këtë moment.

Megjithatë kryeministri ka ripërsëitur bindjen për të mos të ndërhyrë në vendimet e gjykatave, e në këtë rast kolegjit zgjedhor.

Presidenti përshëndet pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat

Pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin  kandidatit në BE, e ka përshëndetur dhe presidenti Topi. Ky vendim shumë i rëndësishëm është një vlerësim dhe besim ndaj përpjekjeve serioze të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të arritur qëllimin madhor integrues për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar shprehet kreu i shtetit në një komunikatë për mediat.

Duhet të jemi sa të gëzuar, krenarë edhe të ndërgjegjshëm, sepse ndodhemi më afër integrimit, më afër miqve tanë dhe më afër popujve që stadartet demokratike i kanë busull të ndërtimit të shoqërive të tyre ka vijuar ai duke shprehur bindjen se klasa politike shqiptare është e gatshme të përballet me një hap të tillë.

Statusi i vendit kandidat, drejtësia, siguria dhe ekonomia, bazat e pyetësorit të BE

Qeveria shqiptare duhet te jape pergjigje konkrete per gjendjen e drejtesise, sigurise dhe ekonomise ne vend pasi te terheqe pyetesorin e Komisionit Europina brenda ketij viti ne vazhden e aplikimit te statustit kandidat per ne BE. Ne nje komunikim me mediat zonja Bregu tha se qeveria shqiptare ka marre te gjitha masat teknike persa i perket trajnimit te administrates e cila do te merret me pergjigjet pyetesorit.

Ne presim që një pjesë e madhe e pyetjeve, nisur edhe nga eksperiencat e tjera të jenë në kapitullin e drejtësisë dhe të sigurisë sikurse një numër i madh pyetjesh që do të kthehen në një punë reale, voluminoze dhe konkrete do të ketë pjesa ekonomike, pra e standartit ekonomik. Në parandarjen që ne kemi bërë në bazë të një draft modeli pyetësori kemi indetifikuar që institucionet që do të jenë të përfshira në volum më të madh pune do të jenë ministria e Ekonomisë, ministria e Finanncave. Ne presim shumë shpejt, brenda këtij viti, brenda këtij muaji, të ndodhë shqyrtimi i dosjes së Shqipërisë i paraqitur në prill për anëtarësim në Bashkimin Europian. Komisioni Europian do të marrë kohën e tij të nevojshme për të përfunduar pyetësorin i cili do ti dërgohet Shqipërisë dhe ne këtë dokument të rëndësishëm prej 2 mijë e disa pyetjesh shpresojmë ta këmi brenda vitit 2009 tha Bregu.

Nga momenti i terheqjes se pyetesorit nga Komisioni Europian, qeveria shqiptare pritet te kerkoje vetem kater muaj kohe per plotesimin e saj.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23871. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23871

Top