BE, përshëndetet nga Topi e Berisha vendimi i ministrave të jashtëm
UPDATE – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën që të kërkojnë vlerësimin e Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Siç njofton gazetari shqiptar në Bruksel Augustin Palokaj, ministrat e Jashtëm të BE-së, pa diskutim, miratuan vendimin e përgatitur që më parë nga presidenca suedeze e BE-së që mandatin për përpilimin e vlerësimit të aplikacionit të Shqipërisë t’ia kalojnë Komisionit Evropian.
Vendim u bë i mundur pasi asnjë shtet nuk pati ndonjë kundërshtim në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
Tani pritet që Komisioni Evropian të fillojë punën, t’i dërgojë Shqipërisë një pyetësor dhe në një periudhë prej përafërsisht një viti, të bëhet përpilimi i mendimit të KE-së.
Nëse mendimi do të jetë pozitiv, atëherë çështja kthehet përsëri tek shtetet anëtare të BE-së të cilat do të vendosin për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe për të nisur negociatat e anëtarësimit.
Ky është një hap i rëndësishëm i Shqipërisë në procesin e afrimit me institucionet e BE.

Kryeministri S.Berisha deklaroi se vendimi i Bashkimit Europian është sipas tij ‘historik dhe jetik për qytetarët shqiptarë’. “Ky vendim – tha ai – është nga ana tjeter nje vleresim i rendesishem per zhvillimin e demokracisë shqiptare, ecurinë e reformave dhe ekonominë e tregut”.
Berisha tha se vendimi i BE erdhi si rezultat i ‘luftës ndaj krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, nga reformat ekonomike dhe nga mbarëvajtja e zgjedhjeve të qershorit’
Po keshtu edhe Presidenti Bamir Topi përshëndeti pranimin nga Bashkimi Evropian të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit.
“Ky vendim shumë i rëndësishëm është një vlerësim dhe besim ndaj përpjekjeve serioze të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të arritur qëllimin madhor integrues për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar” – deklaroi ai sot në mbrëmje.
Ai shtoi se ky është fillimi i një angazhimi të ri cilësor dhe të përgjegjshëm për të gjithë shqiptarët, sepse vendi dhe qytetaret shqiptare ndodhen më afër integrimit, më afër popujve europiane dhe stadartet demokratike.
Shqipëria aplikoi 7 muaj më parë në 28 prill 2009 për statusin e vendit kandidat të BE.

Vizat, Fajon në Tiranë

Shqipëria ka një mundësi reale për lëvizjen e lirë të shtetasve, por krahas plotësimit të kushteve të përcaktuara, shqetësim aktual mbetet mungesa e dialogut politik.
Këtë mesazh ka përcjellë nga Tirana, eurodeputetja Tanja Fajon, e pranishme në konferencën “Regjimi pa viza për Shqipërinë, hapat e fundit”, e organizuar nga ministria shqiptare e Punëve të Jashtme.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Fajon ka përsëritur atë që ka thënë edhe për komisionerët europianë, për një Ballkan pa ndarje në BE. Por, ka porositur se për këtë duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit dhe vendosja e dialogut politik.
Sipas saj, Komisioni Europian do të shprehet me një deklaratë për ecurinë e Shqipërisë në lidhje me liberalizimin e vizave. “Për të arritur këtë na duhen argumente të mira, prandaj duhet të përshpejtohen hapat për regjimin sa më parë të jetë e mundur”, – tha ajo.
Ndërkohë, ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan duke pohuar se vendi ka një mundësi reale për heqjen e vizave theksoi se duhet të forcohet roli i ligjit dhe lufta ndaj krimit të organizuar si edhe forcimi i institucioneve të të drejtave të njeriut.

Në fajlën e mbajtur, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaroi se ka përparim në procesin e pasaportave biometrike, menaxhimin e kufijve, rendin publik e sigurinë si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ekspertët për Reuters: Shqipëria në BE, jo përpara vitit 2020

Lodhja nga zgjerimi mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të thotë që do të duhet disa kohë përpara se një vend tjetër të bashkohet me bllokun e 27 vendeve. Në këtë përfundim arrin një sondazh i Reuters.

Kroacia mund të nënshkruajë anëtarësimin në vitin 2012, ndërsa do jetë viti 2016 ai kur Serbia dhe Maqedonia do të bashkohen me unionin, bazuar në një studim që ka përfshirë më shumë se 30 ekspertë të tregjeve në tranzicion, realizuar javën që shkoi.

Mali i Zi mund të bashkohet në vitin 2015, por nuk do ketë anëtarësim përpara vitit 2020 për Shqipërinë, Bosnjën dhe Turqinë- edhe pse kjo datë mund të jetë optimiste për Turqinë.

“Për Evropën Qendrore dhe atë Lindore lodhja nga zgjerimi do të ngadalësojë procesin e anëtarësimit”, – thotë Nigel Rendell nga RBC.

Për sa i përket bashkimit me zonën euro, studimi gjen se Bullgaria, Republika Çeke dhe Hungaria do pasojnë Poloninë në Mekanizmin e Këmbimit të BE (ERM-2) në vitin 2012, ndërsa Rumania nuk do të hyjë dot deri në vitin 2013. ERM-2 është pararendësi i adoptimit të EURO-s.

Papandreu: Ballkani, duhet futur i gjithi në BE brenda 2014-s

ATHINE 13 NENTOR – Kryeministri i ri grek, Jorgos Papandreu, ithtar i njohur i diplomacisë aktive, që kur ishte ministër i jashtëm, ndërmori një nismë të re për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, proces që sipas tij ka rënë në “batakun e teknokracisë burokratike dhe në thelb ka ngrirë integrimin evropian” të vendeve të rajonit në fjalë. Me nismën e tij të paraqitur fillimisht në Ankara, në takimin jo të radhës të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore dhe së fundi para homologëve të tij evropianë, në samitin e Brukselit, Papandreu kërkon t’i jepet “një dinamikë e re procesit të integrimit” duke venë një “objektiv simbolik, por edhe të guximshëm”.

“Një objektiv politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2014, pra 100 vjet pas shpërthimit në Sarajevë të Luftës së parë Botërore” tha Papandreu i cili shprehu njëkohësisht vlerësimin se nisma nuk do të kultivojë “shpresa të rreme” me skonto kriterësh, por do t’i japë “shpresë dhe vizion të ri gjitonisë” ballkanike.

Por sa i realizueshëm është objektivi i vitit 2014, apo bëhet fjalë për një moment simbolik historik që thjesht mund të sjellë një shtysë të mëtejshme?

Skeptik dhe bile me pikëpamje diametralisht të kundërt shprehet në Deutsche Welle analisti i mirënjohur grek Jorgos Delastik, që e sheh propozimin e Papandreut si një përpjekje të tij “për të shpetuar shtetet e brishta të rajonit”. “Për fat të keq, problemet në Bosnjë, FYROM dhe Kosovë përbëjnë bomba të kurdisuara” thotë Delastik, që vitin 2014 e konsideron të “paarritshëm si nga ana kohore po kështu edhe politike”.

Në 12 nentor Parlamenti Europian miratoi me shumicë votash rezolutën për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, ka shkaktuar nje reaksion zinxhir, per te mpakur efektet negative qe ky vendim jep ne dy shoqerite e vetme që kanë mbetur tashmë të përjashtuara nga levizja e lire në BE: shqiptaret dhe boshnjaket.
Reagimi i pare sic pritej erdhi nga mediat prane qeverise ne Tirane, te cilat perseriten si kryelajm informacionin se ne korrik pritet nje lajm per vizat edhe per Shqiperine.
Pakesimin e efektit psikologjik te votimit te PE-se qe perkthehet ne dobesim te mbeshtetjes politike, e vijoi fqinji yne Italia.
Ashtu sic edhe pritej dhe ashtu sic ka bere shpesh kohet e fundit, Franko Fratini ka dhene menjehere nje deklarim ku perseriti premtimin se ne proceset e integrimit Italia mbeshtet shqiptaret, tashme te fundit ne rradhën e perfitimit nga levizja pa viza.
Dhe me pas ka ardhur natyrshem reagimi i kryeministrit te vendit, i cili me euforine e tij te zakonshme, pikerisht ne kete dite te votimit te PE-se, tha sonte ne mbremje ne Kuvend se shqiptaret, po jetojne dite historike.
Ai ka siguruar shqiptarët se qeveria e ka çështjen më kapitale heqjen e vizave dhe për këtë do të plotësojë çdo kërkesë të nevojshme e do të marrë, sipas tij, çdo reformë.

BUKURESHT 12 NENTOR – Ministrat e jashtëm të Italisë, Rumanisë dhe Hungarisë janë angazhuar për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithë Ballkanit perëndimor duhet të jetë prioritet”, ka thënë ministri i Jashtëm italian Franko Fratini.
Raportuesja Tanja Fajon tha se heqja e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë para afatit të paraparë është ‘dhuratë për Krishtlindje’ qytetarëve të Ballkanit.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26889. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26889