BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

kastriot

Primus registratum
BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Raporti i Grupit të Krizave sugjeron kushtëzimin e ndihmës dhe negociatave

BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun


--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE

LAJMI

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Kriz-ave u bën thirje BE dhe komunitetit ndërkombëtar që Shqipërisë ti kushtëzohen ndihmat dhe negociatat për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me kryerjen e reformave institucionale dhe ndjekjen e politikave të përgje-gjshme rajonale nga qeveria. Raporti del për koincidencë me marrjen e vendimit nga qeveria shqiptare për të dërguar komando në Gjirin Persik.

Qefmbetja e europianëve për Shqipërinë dje është kthyer në një kërcënim të hapur. Këtë herë përmendet rishikimi i ndihmave dhe i procesit të negociatave për asociim-stabilizimin. Në mes është çështja e Irakut dhe pozicioni që shteti shqiptar ka marrë në mbështetje të veprimeve të SHBA-së. Grupi Ndërkombëtar i Krizave me qendër në Bruksel i sugjeron Bashkimit Europian që të kufizojë ndihmën për Shqipërinë. Shteti shqiptar edhe më parë ka pasur të njëjtat probleme, për të mos thënë më të rënda. Në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave përmenden fakte tepër tronditëse për Shqipërinë. Më shumë se konstatimet që bëhen, tronditëse janë sugjerimet e këtij institucioni. Në raport thuhet se problemet e thella ekonomike e shoqërore mund të kthehen në politike nëse lihen pa zgjidhur. Konstatimi vazhdon me faktin se përparimi i reformave pengohet nga korrupsioni dhe paaftësia e sektorit publik. "Qeveria nuk po tregon asnjë shenjë se po e lufton me seriozitet korrupsionin. Konsensusi politik i arritur midis partive po prishet dhe tensionet pritet të shtohen me afrimin e zgjedhjeve lokale në tetor". Në raport përmendet edhe qëndrimi konfrontues i qeverisë me shtypin. Sipas këtij raporti, është rritur krimi i organizuar, sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i dobët, papunësia është e lartë, rendimenti i ulët dhe kriza energjetike vazhdon. Varfëria e thellë, veçanërisht në pjesën veriore të vendit ka çuar në rritjen e emigracionit dhe të trafikut njerëzor. Rekomandohet përmbushja e angazhimeve para opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar për reformën zgjedhore, ti jepet përparësi zhvillimit të zonave të ndryshme si dhe luftimit me ashpërsi të krimit të organizuar dhe korrupsionit. "Qeveria të heqë dorë nga presioni ndaj shtypit dhe të marrë masa që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare për lirinë e të shprehurit", thuhet në raport. Konstatimet janë të nagjashme me shumë raporte ndërkombëtare të institucioneve të ndryshme, por ndryshojnë në një pikë. Ndërsa në të parat nuk sugjerohen ndëshkime, në raportin e dalë, mbase për koincidencë me vendimin e Shqipërisë për trupat në Irak, kërkohet që BE të kushtëzojë ndihmën për Shqipërinë. Ajo që bie më shumë në sy është fakti që përveç reformave si kusht futet edhe "politika e përgjegjshme rajonale e qeverisë". Nëse bëhet fjalë për politikën me vendet fqinje, kjo e fundit është vlerësuar më shumë se një herë si pozitive si nga vendet e BE-së ashtu edhe nga SHBA-ja.



Marre nga "gazeta shqiptare"
 

kastriot

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Europianët se pëlqejnë aspak zellin proamerikan të Tiranës

Shqipëria "sanduiç" mes SHBA dhe BE
Shkak është pozicionimi në çështjen e Irakut


--------------------------------------------------------------------------------

"Franca dhe Gjermania janë vende që i përkasin Europës së vjetër". Kjo deklaratë e Donald Rumsfeld që thelloi hendekun ekzistues mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian krijoi raporte të reja në politikën botërore. Kur i kërkohet të shpallë qëndrimin "ose me mua, ose kundër meje" një vendi të vogël si Shqipëria, atëherë pasojat mund të jenë pozitive, po aq sa negative. "Shqipëria gjendet si një senduiç mes SHBA-së dhe Europës". Kjo fjali e deputetit Paskal Milo sintetizon më së miri realitetin e vështirë në të cilin ndodhet vendi ynë pas fillimit të krizës në Irak. Rreshtimi përkrah aleancës anglo-amerikane për të marrë pjesë në luftën e Gjirit Persik, mund t'i kushtojë Shqipërisë në drejtim të integrimit europian. Shefi i Bashkimit Europian paralajmëroi pak ditë më parë nga Shkupi se ato vende që aspirojnë të jenë pjesë e Europës së Bashkuar, nuk mund të mbajnë një qëndrim të dyfishtë. Sipas Prodit, këto vende nuk mund të kërkojnë ndihma ekonomike nga BE-ja dhe të kenë qëndrime të kundërta me të për çështje të rëndësishme siç është kriza në Irak. Presidenti francez, Zhak Shirak deklaroi dy javë ma parë se vendet e Ballkanit duhet të kenë kujdes në qëndrimet e tyre për Irakun.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Po qe se nuk bëjmë kujdes, çfarë? Do na shkurtojë kuotat e exportit të shampanjës apo të parfumeve?
Apo do shtojë artikujt kundër Shqipërisë në "Le monde Diplomatique"?
Qeder i madh!
 

marko

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Amon, un ku ta gjej te na ndeshkoje Evropa per rreshtimin me Ameriken, se pastaj na e jep doren Amerika ne per ti treguar botes, qe po eu bashkove me ne, nuk do kesh pasoja, por vetem te mira.
Te na nigjhet dhe neve diku per mire emri i here, se lom nom.
Ktu ku jam un, te gjithe kane respekt per faktin se jemi perkrahes te Amerikes, dhe kush thote qe lufta nuk ka perkrahje ne Amerike, gabon, se sondazhi me i fundit ishte 71 % pro luftes.
 

assassino26

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

AShu menoj edhe un po fjala e fundit i takon Amerikes.
Ne fakt Europa tregohet shume e ndyre qe e la Ameriken te vetme,pasi Vetem prej Amerikes,sot Europa nuk flet RUSISHT....
 

marko

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Un per vete gjona franceze nuk blej mo.
S'ka mo Nivea, Pierre Cardin,etj, per mu.
NE te somes shkofshin, ta shofin dhe ata zagaret me cin u krujten, me fuqin me te madhe blerese te botes.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

ci kushtonte shqiperise te rrinte asnjanjese

nese kete e ka bere nga ndonje presion amerikan per te bere pjese tek "coalition of willing" mjere amerika kur paska rene ne doren tone dhe na kercenoka per ta ndihmuar
te pakten te vlenim sa angola qe kerkon 125milion$ se sa turqia 30 miliard $ s vlejme kurre
jo ne jemi te mire kur te tjeret kerkojne haptas favore ne e bejme falas mjafton te na e garantojne qenien ne pushtet

sa per shqiperine te behet pjese e europes ta shohim me dylbi se gjermania dhe sidomos franca qe ka aq "dashamiresi" ndaj nesh s kane per te na falur kurre
 

atman

Forumium maestatis
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Mua nuk me preokupon aspak fakti qe "Europa" dhe ne fakt ketu jane vetem dy vende; Franca dhe Gjermania jane kunder amerikes dhe per pasoje edhe kunder nesh qe ne kete rast jemi rradhitur me Aneriken. Gjeja me e mençur qe mund te benim.
Mos harroni se si njera edhe tjetra nuk jane aq te forta sa te diktojne, ndersa Amerika eshte aq e forte sa te veproje edhe pa miratimin e tyre.
Persa i perket Rusise, sikur te perfundonte ne ndonje humnere, do te qe ndeshkimi me i lehte qe mund te marre nje shtet qe ka dyqind vjet qe lufton vetem se si te shtrije territoret e tij.
Qe te tre keto shtete kane piksybime te qarta ne qendrimin e tyre edhe pse nuk e thone.
Rusia, duke qendruar Iraku ne keto pozicione, ruan akoma pozicionin superior, sepse dihet qe thuajse tere europa e merr gazin prej saj.
Franca dhe Gjermania, flirtojne ne heshtje me Sadamin.
Nuk qendron mbi asnje argument qendrimi i tyre "paqesor". Kemi te bejme me nje diktature dhe duhet te marre fund. Nese populli iraken nuk eshte ne gjendje ta beje vete, duhet ndihmuar. Te njejten ndihme patem edhe ne, mos harroni.
Nese sulmohet Iraku dhe une uroj qe po do te fillojne nje sere ndryshimesh pozitive ne lindjen e aferme. Persa i perket Irakut dhe popullit kurd qe nuk duhet harruar, kane per te shpetuar njehere e mire duke vendosur nje qeveri demokratike.
Persa i perket pasurive, eshte menduar edhe nje rezolucion qe do te aprovohet direkt nga ONU pas luftes. Ne kete rezolucion i njihet e drejta eskluzive vetem popullit iraken ta shfrytezoje pasurine e tij.
Amerika dhe Anglia, nuk kane nevoje per ate nafte. Si njera dhe tjetra jane prodhues dhe eksportues te saj.
Atehere, dalim tek njefare Kastrioti apo edhe dikush tjeter dhe "shqetesimin" e tyre per vendin. Jo eshte e gjitha fallco, mos u besni. I merakos me teper ndryshimi
 

renea

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Imperializmi eshte imponimi i ideve politike te nje shteti mbi nje shtet tjeter, duke perdorur forcen ushtrake, apo ate ekonomike.
Teksa Gjermania dhe Franca i drejtojne gishtin SHBA per imperializm, harrojne t'ia drejtojne gishtin vetvetes. Personalisht kam humbur cdo respekt ne aspektin filozofik dhe politik te BE apo EU, sepse me keto lloj praktikash sunduese me kujtojne vitet e erreta te 1913, dhe si per ironi faktori SHBA del me i fuqishem se kurre sot ne realitetin Shqiptar.
Fundja, Franca dhe Gjermania nuk do te ndalen askund per te siguruar interesat e naftes ne Irak dhe per te marre ne dore marshat e politikes "perendimore". Erdhi koha qe aleancat te prishen, dhe jane duke u prishur.
 

marko

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Po si do ja beje Europa e vjeter, kur tia ngreje USA fqinjet lindore ne te njejtin nivel si dhe ata pas luftes II boterore?
Kush do punoje ne Gjermani, France, ITali etj?
Kush do ua bleje prodhimet e tyre?
Ku do u shkoje ekonomia, kur te ngreje Amerika Hungarine, Cekine, Polonine, Shqiperine, Kroacine, Bosnjen, Sllovenine, Rrumanine apo ca nga ato ish republikat Sovjetike?
Amerika e ka paren dhe mundeisne dhe se shpejti dhe deshiren per te ndjekur nje strategji te tille?
C'e pret Evropen fodulle qe po plaket dita dites?
Ata i bene hesapet pa hanxhine, nenvleftesuan vendosmerine e USA, dhe po nenvleftesojne potencialin dhe deshiren e vendeve te llindjes per mireqenie, nenvleftesuan "xhelozine" e vendeve te lindjes, dhe harruan se i vetmi shkak qe Lindja nuk i "pushtoi" ishin trupat amerikane qe ruanin lirine dhe demokracine e tyre ne Fulda Gap.
C'do me behet qefi, ishalla jam gjalle te shof nje here Gjermanet te vijne rrefugjat ne Shqiperi, pa le te vdes pastaj i qete.(lol)
 

marko

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Edhe nje fakt tjeter, qe shume veta nuk e dine.
Pas luftes II boterore, ekonomia e Frances ishte si ish-Jugosllavia ne 89, franka nuk kishte pike vlere, ishte si cope letre.
Ishte Amerika ajo qe i ndihmoi duke vendosur kurs kembimi 1 franke = 4 dollare amerikane.
Francezet dhe Gjermanet pas luftes II boterore, rrinin rreth kamionave Amerikane me ushqime si zezaket e Somalise sot.
Po thuj qe u harruan "te mirat" e Amerikes, at apo e shesin Ameriken per Sadamin?!
A ka fund kjo hipokrizi?
 

Guest
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Marko duhet te kuptosh qe politika esh gje tjeter nga njerezilleku , ka dhe filozofi tjeter nuk punon ne ate menyre qe e paraqit ti <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

gezim lame

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

u cate duke qare hallin e frances dhe gjermanise
qani hallin e shqiperise kush do e fuse ne europe
nje greqi e qelbur i bllokonte ndihmat europiane dhe skishte njeri se cti bente mendo kur te bllokoje fra dhe gjer
ah po kete rradhe do na ndihmoje bushi qe sdi ku ti coje dollaret me pare se trecerekut te botes i ka bere premtime per ndihma nese bashkohet ne "coalition of willing"
 

renea

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Termi "futje ne europe" eshte me qesharak se termi "europe e bashkuar", sepse Shqiperia gjendet ne Europe fizikishit, dhe trojet jane te bashkuara me ato Europiane. Eshte Europa ajo qe zgjedh mos bashkimin me Shqiperine, mos pranimin e Shqiperise. Eshte po ajo Europe qe predikon "filozofine e njerzillikut", dhe eshte po ajo Europe qe la te lire Miloshevicin te therre Ballkanin. Eshte e njejeta Europe qe i le dore te lire Greqise te tredhe emigrantet Shqiptare, dhe ti lere dore te lire "Guarda di Finanza" te mbyse me qindra Shqiptare.Kjo Europa e bashkuar eshte thjesht maska e barbarizmit qe vertitet sot neper Europe.
Kjo cuditerisht nuk shikohet nga Shqiptaret e keqtrajtuar kudo qe vene, pervec se ne Amerike.

Megjithate, mos ardhte ajo dite qe Shqiperia te behet pjese e nje Eurpoe qe jeton me gjakun e emigrabnteve dhe atyre qe kerkojne nje jete me te mire. Mos ardhte dita qe Shqiperia te vere "filozofine e njerzillikut" si maske perte pire gjakun e vendeve me te varfera.
 

Guest
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Po po plasi patriotizmi kendej Fizikisht eshte ne evrope po nuk eshte pjese e atyre vendeve qe bejne pjese ne ate grup keshtu qe nuk quhet , per kete duhet ta provoje vetveten dhe deri tani se ka provuar e me thuaj i kujt eshte faji ?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb] Termi "futje ne europe" eshte me qesharak se termi "europe e bashkuar", sepse Shqiperia gjendet ne Europe fizikishit, dhe trojet jane te bashkuara me ato Europiane. Eshte Europa ajo qe zgjedh mos bashkimin me Shqiperine, mos pranimin e Shqiperise. Eshte po ajo Europe qe predikon "filozofine e njerzillikut", dhe eshte po ajo Europe qe la te lire Miloshevicin te therre Ballkanin. Eshte e njejeta Europe qe i le dore te lire Greqise te tredhe emigrantet Shqiptare, dhe ti lere dore te lire "Guarda di Finanza" te mbyse me qindra Shqiptare.Kjo Europa e bashkuar eshte thjesht maska e barbarizmit qe vertitet sot neper Europe.
Kjo cuditerisht nuk shikohet nga Shqiptaret e keqtrajtuar kudo qe vene, pervec se ne Amerike.

Megjithate, mos ardhte ajo dite qe Shqiperia te behet pjese e nje Eurpoe qe jeton me gjakun e emigrabnteve dhe atyre qe kerkojne nje jete me te mire. Mos ardhte dita qe Shqiperia te vere "filozofine e njerzillikut" si maske perte pire gjakun e vendeve me te varfera. [/qb]
qingji i mire pi ne dy nena
kjo duhet te jete moto e nje politike te shendoshe dhe jo ajo e nje morri qe shet tangerllik se kush e di se ci duket vetja
 

ilir llalla

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb] Termi "futje ne europe" eshte me qesharak se termi "europe e bashkuar", sepse Shqiperia gjendet ne Europe fizikishit, dhe trojet jane te bashkuara me ato Europiane. Eshte Europa ajo qe zgjedh mos bashkimin me Shqiperine, mos pranimin e Shqiperise. Eshte po ajo Europe qe predikon "filozofine e njerzillikut", dhe eshte po ajo Europe qe la te lire Miloshevicin te therre Ballkanin. Eshte e njejeta Europe qe i le dore te lire Greqise te tredhe emigrantet Shqiptare, dhe ti lere dore te lire "Guarda di Finanza" te mbyse me qindra Shqiptare.Kjo Europa e bashkuar eshte thjesht maska e barbarizmit qe vertitet sot neper Europe.
Kjo cuditerisht nuk shikohet nga Shqiptaret e keqtrajtuar kudo qe vene, pervec se ne Amerike.

Megjithate, mos ardhte ajo dite qe Shqiperia te behet pjese e nje Eurpoe qe jeton me gjakun e emigrabnteve dhe atyre qe kerkojne nje jete me te mire. Mos ardhte dita qe Shqiperia te vere "filozofine e njerzillikut" si maske perte pire gjakun e vendeve me te varfera. [/qb]
qingji i mire pi ne dy nena
kjo duhet te jete moto e nje politike te shendoshe dhe jo ajo e nje morri qe shet tangerllik se kush e di se ci duket vetja [/qb]
gjingji i urte nuk pi asnje kurse mistreci gjith kopen.politika duhet te jet e zgjuar dhe trime per te mbrojtur interesat e vendit te vet.dhe jo politik prostitutash.miku mir njihet ne dit te veshtir.un nuk e shoh te domosdoshme hyrjen shqiperis ne evrop si nje shtet varvanjak.per mendimin tim kur te jet shqiperia e fort ekonomikisht atehere ta shikojm duam apo nuk duam te hym evrop. un do ju kujtoj shembullin e zvicres.ata nuk duan te hyn evrop.
 

anna

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

hej po flitet per hyrje ne lufte??????

Shqiperia do te futet ne lufte? shteti me i varfer i europes do te futet ne lufte? amerika paska pyetur ndihmen e shqiperise? po ato thane qe ne shkojmene lufte dhe pa angline dhe i eshte dashur shqiperia?

Shqiperia nuk ka mundesi ekonomike ta mendoje luften jo me te futet ne lufte. qeveria jone sucks in all the possible ways.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

url]


Nga Like Rehova
 

Albinos

Primus registratum
Re: BE nis ndëshkimin e Shqipërisë për Irakun

Titulli i temes
<span style="font-weight: bold">B.E nis ndershkimi e Shiperise per Irakun</span>
Cfare absurditeti ky lloj sensasioni.
Nuk e kuptoj deshiren e shume njerezve , qe Shqiperia te mos kete nje politike indipedente ose te pavarur.
kjo me shume se ajo cthashe me lart, tregon ndjenjen e sllaverise qe i ka pushtuar ata.
Megjithese per interesa te tyre aspak shqiptare jane te detyruar ti qendrojne &quot;besnike&quot; B.E.
B.E ka treguar qe me shume se Demokrat eshte Autokrat dhe kjo ka sjellur nje ndjenje anti B.E ne vendet e vogla dhe te varfera dhe te copetuara te Evropes.
Per cfare ndershkimi akoma ne shqiptaret kemi ngelur?
Besoj se si komb jemi te ndershkuar dhe te copetuar jashte limiteve te Hakmarrjes shume shekullore dhe se nje ndeshkim i ardhshem nuk eshte as me i rende dhe as me turbullues per kombin tone.
Keshtu qe frika e nje ndeshkimi qe mund te na behet nuk eshte gje tjeter vecse nje loje e &quot;lezetshme&quot; per ne shqiptaret.
Jemi mesuar tashme dhe kemi fituar imunitet te madh ndaj cdo ndeshkimi, biles me ckam vene re kur ndonje superfuqi merr mundimin te na ndeshkoje, ne shqiptaret <span style="font-weight: bold">ja nisim te qeshim me te madhe</span>
Ne fund te fundit Evropa ka treguar stabilitetin e saj te dobet qe mund ta krahasoj me demokracine ne Shqiperi dhe se shqiptaret kane nevoje per shtete dhe kombe te stabilizuara, menderisht, psiqikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht.
Ne fund te fundit kjo qe po ndodh , eshte dicka normale dhe nuk ka asnje pasoje per B.E, kur dime ne te njejten kohe qe Shqiperia eshte copetuar, kur dime nder kohe qe edhe ne shqiptaret kemi nevoje te zhvillohemi, te civilizohemi, dhe te jemi perkrah atyre familjeve-komb-shtete qe kane nder dhe dinjitet ,zhvillim dhe mirekuptim dhe paqe dhe harmoni ndermjet tyre dhe gjithashtu jane pjese e ketyre vendeve qe luftojne te keqen e madhe qe sundon neper bote
Pritem nga Evropa ate qe duhej te pritnin dhe ne vend te saj morem ate qe sduhej te mirrnim.
Evropa vete ka treguar se mentaliteti i saj eshte akoma i atyre shekujve te kaluar, nderkohe ne shqiptaret nuk mund te rrime dhe te presim derisa ky mentalitet te zhduket perfundimisht.
Kemi qene komb i forte dhe jemi, ndaj zgjidhjet per raste te tilla, duhet te tregojne se jemi unikale me cdo superfuqi dhe cdo shtet qe eshte i dobishem per ne dhe per te ardhmen tone.
Ndoshta autori i temes e ka hapur temen me pyetjen se a ka dardha bisht,dhe ne kembim te pergjigjes se pyetjes une do thoja qe a eshte dardhe ajo qe na tregon.
 
Top