BE, ndihma për Afrikën është shpërdoruar

ndihmaafrike-2706.jpg
Një komision hetimor i Parlamentit Britanik arriti në përfundimin se rreth 650 milionë dollarë ndihmë për Afrikën janë shpërdoruar.

Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Ulët të Parlamentit hetoi një ndihmë me vlerë 1,3 miliardë dollarë, financuar nga Brukseli për projekte të ujësjellësave në vendet sub-sahariane gjatë dekadës së fundit.

Më pak se gjysma e 23 projekteve madhore të financuara arrijnë të përmbushin nevojat për të cilat ato u ndërtuan.

Projektet kanë qenë problematikë që në fazat e planifikimit dhe shpërdorime janë vërejtur edhe gjatë zbatimit të projekteve.

Një zëdhënës i Komisionit Europian u mbrojt nga përfundimet e këtij raporti duke thënë se disa prej projekteve ishin tepër ambiciozë dhe ndonëse funksionalë, nuk arrijnë të zgjidhin problemin e furnizimit të popullatës me ujë në masën e shpresuar.

Megjithatë, hetimi i Parlamentit Britanik hedh dritë mbi atë që mund të jetë një afër e madhe korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, në dëm të fondeve të Bashkimit Europian. / Top Channel
 
Top