BE ndez dritën jeshile për integrimin e Shqipërisë

BE ndez dritën jeshile për integrimin e Shqipërisë

Dublin-300x187.jpg
<p class="wp-caption-text">Irlanda mbështeti Traktatin e BE - Foto: AFP</p>


Irlanda mbështet Traktatin e BE. Brukseli pritet ti japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, brenda vjeshtës</p>


Pas kapërcimit të ngërçit që kishte krijuar Traktati i Lisbonës në Irlandë dhe me miratimin me vonë unanime nga qytetarët irlandezë, Bashkimi Evropian hedh një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit. Brukseli zyrtar, pritet që gjatë muajit nëntor të shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat dhe njëherazi dhënien e një përgjigje pozitive, ambicieve të Shqipërisë, për tju bashkangjitur familjes së madhe evropiane. Irlandezët miratuan marrëveshjen me shumicë dërrmuese dhe i dhanë frymë projektit jetë gjatë të Bashkimit Evropian. Kryeministri i Irlandës, Brian Coëen tha dje se irlandezët e kanë miratuar Traktatin e Lisbonës me një rezultat bindës. Ai u shpreh se populli irlandez kishte folur me zë të qartë e të fuqishëm pro Traktatit. Më herët ministri i Jashtëm irlandez, Michael Martin, foli për një fitore bindësi të kampit pro-traktatit. Në këtë aspekt, Brukseli, pritet të ri- iniciojë përpjekjet, në kuadër të zgjerimit dhe ndjekjes së një politike progresiste që do ta bënte Unionin më të sigurt dhe më të suksesshëm. Kësisoj, në axhendën vijuese të Bashkimit Evropian, pas miratimit të Traktatit të Lisbonës nga Irlanda, vendi që kishte hedhur poshtë para 18 muajsh, dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, pritet të jetë kërkesa e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kanë justifikuar më herët, vonesën e dhënies së përgjigjes vendit aplikant, me 3 arsye: me faktin e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, ato në Gjermani dhe së treti duhej pritur rezultati i referendumit të dytë irlandez për miratimin ose jo të Traktatit të Lisbonës. Këto ishin argumentet e kryeministrit suedez, Fredrik Reinfelt, vendi i të cilit mban presidencën e BE dhe të ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratinit. Në një kohë kur pikëpyetjet që lidheshin me këto arsye, tashmë janë mbyllur dhe gjithçka i është rikthyer normalitetit, Bashkimi Evropian nuk sheh pengesë tjetër, në dhënien e një përgjigje të shpejtë ambicieve të Shqipërisë, për statusin e vendit kandidat. Vetëm dy ditë më parë, kreu i delegacionit të KE në Tiranë, Helmut Lohan, i mëshoi qëndrimit të tij se brenda periudhës së vjeshtës, BE do të shqyrtojë kërkesën e aplikimit të Shqipërisë, pasi sikurse u shpreh ai, vendi ballkanik ka një perspektivë të qartë evropiane. Shqipëria e 2009-ës është anëtare e NATO-s një vend që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe që ka një perspektivë të qartë evropiane në rrugën e saj, gjatë një viti apo një viti e gjysmë. Pres që diku në vjeshtë Këshilli i Ministrave të BE-së ti kërkojë Komisionit Evropian lejen për të hartuar një opinion mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, u shpreh Lohan. Ndërkaq, Traktati i Lisbonës synon ta bëjë me efikas procesin e vendimmarrjes së Be-së dhe shihet si dokument me rëndësi kyçe për zhvillimet në të ardhmen e bllokut. Dy nga grupet që bënë fushatë për të votuar kundër po ashtu thanë se traktati është miratuar. Votuesit irlandezë votuan kundër referendumit 18 muaj më parë. Marrëveshja mund të hyjë në fuqi vetëm pas ratifikimit të saj nga të 27 vendet anëtare. Në Irlandë përveç kësaj është i nevojshëm një referendum. Nga vota irlandeze varet edhe ratifikimi i marrëveshjes së reformës në Çeki dhe në Poloni. Menjëherë pas deklaratës së kreu të qeverisë irlandeze kanë ardhur reagimet e krerëve të BE – Pas po-së irlandeze, Traktati të hyjë në fuqi deri në fund të vitit/Presidenti francez Nikolas Sarkozi përmes një komunikatë ëpr shtyp bën me dije se mbështetja bindëse e votuesve irlandezë ndaj Traktatit të Lisbonës është kurorëzim i përpjekjeve, që në veçanti u bënë gjatë presidencës franceze të Bashkimit Evropian për tu dhënë një përgjigje shqetësimeve që kishin shprehur irlandezët. Franca shpreson se vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur procesin e ratifikimit, në mënyrë që traktati të hyjë në fuqi para fundit të këtij viti. Tashmë i takon presidencës suedeze që të marrë të gjitha iniciativat e nevojshme që Traktati i Lisbonës të hyjë në fuqi sa më parë, thuhet më tej në komunikatë. Rezultati i referendumit irlandez është përshëndetur edhe nga presidenca suedeze e BE. Pas të gjitha këtyre pasigurive dhe një pune të vështirë, duhet të them se sot është një ditë e mirë për Evropën. Evropa dëgjoi dhe mori parasysh shqetësimet e popullit irlandez. Ky është bashkëpunimi evropian në formën e tij më të mirë. Është një gjë e mirë si për Irlandën, ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Tani është e rëndësishme të vëmë në zbatim Traktatin e Lisbonës. Këshilli i Evropës është i bashkuar në vullnetin e tij për hyrjen në fuqi të traktatit përpara fundit të vitit, deklaroi në një komunikatë kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së deri më 31 dhjetor. Edhe Gjermania ka përshëndetur miratimin e Traktatit të Lisbonës nga irlandezët. Po-ja e irlandezëve në referendumin popullor përbën një, hap të rëndësishëm për hyrjen në fuqi të dokumentit, deklaroi kancelarja gjermane Merkel. Nuk ka vonuar as reagimi i qeverisë italiane e cila shprehu kënaqësinë për vendimin e popullit irlandez ndaj traktatit të Lisbonës. Po-ja irlandeze përfaqëson një hap të rëndësishëm për hyrjen në fuqi të Traktatit, që do të na lejojë të kemi një Evropë më të fortë dhe efikase. Uroj që mesazhi pozitiv që vjen nga Irlanda të mirëpritet edhe nga ato vende anëtare të BE-së që ende nuk e kanë përfunduar ratifikimin, pavarësisht se parlamentet e këtyre vendeve e kanë aprovuar. Ne i qëndrojmë besnik objektivit që Traktati i Lisbonës të hyjë në fuqi brenda fundvitit, deklaroi kryeministri italian Silvio Berluskoni.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23581. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23581
 
Top