BE ndan 649,7 milionë euro për Shqipërinë deri në 2020

BE ndan 649,7 milionë euro për Shqipërinë deri në 2020

(Rifreskim) Eurokomisioneri Shtefan Fyle tha se fondi do të ndihmojë për zbatimin e reformave, përmirësimin e jetës së shtetasve dhe krijimin e urave lidhëse fqinjësore në Ballkanin Perëndimor



Shqipëria do të marrë 649.5 milionë euro ndihmë për mbështetjen e reformave nga Bashkimi Europian.

Fondi i BE-së përfshin periudhën deri në vitin 2020 dhe u konfirmua nga Komisioni Europian.

Kjo shumë është pjesa që përfiton Shqipëria nga tërësia 11 miliardë euro që BE-ja ndan për Ballkanin Perëndimor dhe për Turqinë, në këtë rast për 7 vitet që vijnë.

“Ky financim është një lajm shumë i mirë për vendet e rajonit që synojnë të integrohen në Bashkimin Europian”-tha Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Shtefan Fyle (Štefan Füle), diplomat nga Republika Çeke.

Sipas eurokomisionerit, fondi i ndarë sipas vendeve do të shërbejë në zbatimin e reformave për ndikim në përmirësimin e jetës së shtetasve dhe krijimin e urave lidhëse fqinjësore në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo shumë do t’u ofrojë mbështetje vendeve me të ardhme europiane për të kryer dhe zbatuar reformat dhe përparimin në rrugën për në Bashkimin Europian”-tha zoti Fyle.

Nga tabela me fondet e ndara (nga IPA 2), Serbia është përfituesja më e madhe me 1,5 miliardë euro, por pa llogaritur Turqinë që merr 4,45 miliardë euro.

Kosova do të përfitojë 645.5 milionë euro, Mali i Zi 270,5 milionë euro dhe shteti maqedonas 664,2 milionë euro.

Në tabelë janë paraqitur edhe shifrat për çdo vit.
/Denion Ndrenika
 

Dreamer

Under the Dome
Keto do i vjedhin pa bere transferimin e plote :)
Imagjino sesi jane gati hijenat me syte qe u shkelqejne ne shifra me gjashte 0
 

scadarsko

Locus omnem
Paturpesi turqia gjithmon na merr fatin tone nga dora..... Nuk jane asgje 650millions EUR,shume qesharake kjo.vende Benelux kete shume e perdorin per nje vit si forme ndihme sociale SPS-OCMW
 

Dreamer

Under the Dome
E vertete /Kto jane thjesht modedha sa per publicitet
Po aq lek vidhen per 2 muaj ne alb aman nga qeveritaret etj me rradhe
 
Top