BE në dilemë për krerët e rinj. Personalitete, jo shefa të mëdhenj
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ende në dilemë për gjetjen e personave që do të zënë vendet e presidentit të parë të përhershëm të BE-së, dhe postit tjetër të fuqishëm të përfaqësuesit të politikave të jashtme. E sigurt është që kërkohen personalitete, por jo shefa të mëdhenj, që të diktojnë politika dhe të lënë në hije udhëheqësit e vendeve të mëdha.

Udhëheqësit evropianë u duhet të marrin në konsideratë shumë kritere: A duhet të jenë ata njerëz të fuqishëm e karizmatikë, apo thjesht krye-figura të BE-së, duhet të vijnë nga vendet e vogla apo të mëdha, duhet të përfaqësojnë krahun konservator apo të majtë, duhet të jenë meshkuj apo femra?

Megjithatë një gjë është e sigurt, ata duhet të dalin me një rezultat pas takimit, sepse nëse nuk e bëjnë këtë, thotë korrespondentja e BBC-së për çështjet evropiane Oana Lungescu, mesazhi do të ishte “katastrofik”.

Çfarë po kërkojnë udhëheqësit e BE-së që të kenë këto kandidatë?

Nuk është shumë e qartë se çfarë po kërkojnë udhëheqësit e BE-së. Ajo që është e sigurtë që po kërkojnë ata është dy, në fakt tre persona, presidenti i parë i përhershëm të BE-së, që është një detyrë me kohë të plotë si kryesues i Këshillit Evropian, pastaj është shefi i ri i politikës së jashtme, që është një figurë më e fuqishme se posti ekzistues që e mban Havier Solana – me më shumë para në dispozicion dhe më shumë personel – dhe e treta, ata po kërkojnë për një sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, që është krye-punonjës civil i një organi që bashkon përfaqësues nga 27 vendet anëtare.

Por përcaktimi i detyrave që duhet të bëjë kandidati që do të fitojë është shumë i mjegullt në Traktatin e Lisbonës që hyn në fuqi më 1 dhjetor. Pra, varet nga 27 udhëheqësit e BE-së për të vendosur se kë duan, veçanërisht për dy postet kryesore. Në shumë mënyra, personaliteti i atyre që do të caktohen do të përcaktojë pak a shumë se çfarë do të bëjë ai.

A kanë arritur udhëheqësit e BE-së në një konsensus se çfarë duan ata që të bëjë personi që do të marrë këto poste?
Kjo është një çështje shumë komplekse, sepse shumë vende të vogla dhe të mesme thonë se ata duan një kryetar dhe jo një shef të madh. Pra, ata nuk duan dikë që do t’ju diktonte atyre politikat. Por edhe udhëheqësit e disa nga vendet e mëdha si kancelarja gjermane Angela Merkel, apo presidenti francez Nicolas Sarkozy, nuk duan që kjo figurë t’i vërë ata në hije. Ata duan një person që të ketë fuqi të mjaftueshme, por jo aq i fortë sa t’i vërë ata në hije.

Duket se po shfaqet tani një lloj konsensusi se pozicion më i fuqishëm duhet të jetë ai i përfaqësuesit të punëve të jashtme – ai do të jetë fytyra dhe zëri i Evropës që do t’i bjerë botës rreth e qark me një staf prej 5000 diplomatësh dhe me një rrjet përfaqësish të BE-së në të gjithë botën. Por në këtë çështje shtohet edhe një vështirësi tjetër që është se atyre u duhet të vendosin një lloj ekuilibri midis konservatorëve dhe socialistëve, midis vendeve të reja dhe të vjetra anëtare, midis vendeve të mëdha e të vogla, dhe mundësisht edhe midis meshkujve dhe femrave.

Cilët janë disa prej emrave që qarkullojnë tani në Bruksel si kandidatë të mundshëm?

Ka shumë emra kandidatë për dy postet kryesore saqë kryeministri suedez Frederik Reinfeld, që drejton samitin, ka një detyrë shumë të vështirë. Ai tha para takimit se ka biseduar me 26 kolegët e tij gjatë katër ditëve dhe netëve të fundit, siç u shpreh ai, ‘përpiqu të kontaktosh 26 persona brenda 24 orësh, ju uroj fat që ta bëni’. Pra ky samit, që është quajtur ‘darkë pune’ mund të zgjasë deri natën vonë, madje ndoshta edhe deri të premten në mëngjes.

Javët e fundit është folur për ish-kryeministrin britanik Tony Blair, por tani, megjithëse ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë britanike dhe pasardhësit të tij Gordon Brown, shumë pak udhëheqës të tjerë do të donin të kishin një person kaq karizmatik, por edhe kaq ndarës sa Tony Blair si kreu i BE-së. Ka disa mundësi të tjera, si kryeministri belg Herman Van Rompuy, që është e kundërta e zotit Blair, që është një njeri që bën kompromise, por sigurisht jo karizmatik si Blairi, saqë edhe në Bruksel mund të gjesh njerëz që mund të thonë Heman kush?

Ka edhe disa persona të tjerë kompromisi si kryeministri holandez Jan-Peter Balkenende, apo kancelari austriak Volfgang Schusel, apo disa që kanë paraqitur veten e tyre si kandidatura të mundshme si ish-presidentja letoneze Vaira Vike-Fraiberga, apo presidenti estonez Toomas Ilves. Pra nuk ka mungesë kandidatësh, por është e sigurt që ka mungesë konsensusi.

A ka ndonjë garanci se udhëheqësit e BE-së do të vendosin për emrat në fund të takimit, pavarësisht sa gjatë mund të zgjasë ai?

Nuk ka asnjë garanci. Këto vendime do të merren pas dyerve të mbyllura, dhe për këto emra nuk do të votojnë as gazetarët, as zyrtarët apo diplomatët, as popullsia 500 milionëshe e vendeve të Bashkimit Evropian, por vetëm 27 kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së, që do të mblidhen në këtë darkë në Bruksel.

Megjithatë ata janë të vetëdijshëm se, nëse nuk dalin me një marrëveshje këtë javë, ky do të ishte një mesazh shkatërrues – kjo do të thotë që pasi kanë luftuar për më shumë se tetë vjet për të pasur Traktatin e Lisbonës më 1 dhjetor, tani ata nuk munden të arrijnë marrëveshje për personat që duhet të zënë vendet që traktati ka krijuar, njerëz që mendohet se do t’i japin BE-së një zë më të fuqishëm në botë. Pra, do të jetë një rezultat shkatërrues nëse ata nuk dalin me një produkt. Çështja tjetër është se sa të fuqishëm do të jenë ato personalitete. Pra, në një farë mënyre mesazhi do të jetë në emrat e tyre.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27201. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27201