BE-ja e bindur se do të arrihet marrëveshje me Prishtinën zyrtare
Kristina Gallak, zëdhënëse e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Javier Solana, ka deklaruar se nuk ka përfunduar çështja e nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit. Në një prononcim për të përditshmen Koha ditore Gallak ka theksuar se po punohet për të arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës në mënyrë që të arrihet një përfundim i mirë. Ajo ka thënë se përfaqësuesi i lartë i BE-së Javier Solana është në kontakt të vazhdueshëm me shefin e ICO-së Piter Feith dhe me shefin e EULEX-in Yves de Kermabo për të bërë konsultimet e nevojshme për të bindur autoritetet e Kosovës për ta pranuar protokollin. Jemi të bindur se do të arrijmë marrëveshje me autoritetet e Kosovës, sepse kjo është e nevojshme. Ne kemi përkrahur dhe askush më shumë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë në ballë të përkrahjes për stabilizimin e Kosovës me ndihma ekonomike, me EULEX-in dhe me ndihmë për institucionet. Ndihmat kanë ardhur nga të gjitha shtetet anëtare pavarësisht qëndrimit të tyre për pavarësinë e Kosovës, ka theksuar Gallak.</p>
KTV</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21873. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21873
KTV</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21873. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21873