BE i jep dritën e gjelbër nënshkrimit të protokollit
Bashkimi Evropian i jep dritën e gjelbër nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe Beogradit. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindhlam, i ka thënë KTV-së se në një takim sot në Bruksel është bërë e ditur se të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian plotësisht e përkrahin punën e misioneve të BE-së në Kosovë, duke përfshirë edhe marrëveshjet teknike me Beogradin. Ky është një element krucial për të luftuar krimin e organizuar dhe do të jetë në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, citon Lindhlam ambasadorët e BE-së. Megjithatë, sipas saj, konsultimet e nevojshme me të gjitha palët do të vazhdojnë. Kurse, i dërguari i posaçëm i BE-së në vend, Pieter Feith ka raportuar për zhvillimet e fundit në Komitetin për Siguri dhe Politikë të Parlamentit Evropian.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21982. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21982
![unioni-europian-300x196.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Funioni-europian-300x196.jpg&hash=4e3e8575f3153452a6b69c4972a4b0f6)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21982. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21982