BDI: Emri, duam zgjidhje brenda 7 dhjetorit
Në Maqedoni faktori shqiptar ka shtuar aktivitetet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.Për këtë kanë diskutuar edhe liderët kryesorë të koaliconit qeverisës, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.

Takimi është nxitur edhe nga një deklaratë e nënkryetarit të partisë së z. Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Rafiz Aliti, i cili tha se shqiptarët do të integrohen me ose pa maqedonasit.

Vëzhguesit thonë se këto veprime të partisë shqiptare në pushtet janë të pritshme.

“Ajo që ndodh është pjesë e presioni ndërkombëtar dhe atij të brendshëm për ta zgjidhur çështjen e emrit”, tha Muhamet Zeqiri, kryeredaktor i TV Alsat në Maqedoni.

‘Jo ultimatume’

Çështja e emrit u diskutua të martën pasdite nga kryeministri dhe partneri i tij shqiptar në koalicion.

Takimi u mbajt një ditë pasi nënkryetari i BDI-së Rafiz Aliti, u tha gazetarëve se çështja e emrit duhet të zgjidhet deri para 7 dhjetorit.

Në të kundërt, deklaroi ai, shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO me ose pa maqedonasit.

“Ne nuk mud të rrimë duarkryq vetëm se jemi në qeveri dhe kjo çështje të zvarritet”, tha z. Aliti për BBC-në.

VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski u kundërpërgjigj duke thënë se ultimatumet për çështje të rëndësishme ishin të papranueshme.

‘Kompromis nga Shkupi’

Vëzhguesit thonë se tashmë nuk bëhet fjalë për një zgjidhje finale të dallimeve për emrin me Greqinë që vazhdojnë që prej 20 vjetësh, por për të dhënë sinjale konkrete dhe të besueshme se mosmarrëveshja mund të zgjidhet.

“Askush nuk do të na detyrojë që të bëhemi pjesë e NATO-s ose BE-së ose që të ndryshojmë emrin,” tha Atanas Kirovski.

Gazetari që e ndjek prej vitesh çështjen e mosmarrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës tha se iniciativa për kompromis duhet të vinte nga Shkupi dhe shtoi se këtë qëllim kishte dhe ‘presioni’ i faktorit politik shqiptar.

Maqedonia është nën presion që të gjejë zgjidhje për dallimet për emrin, deri në fillim të dhjetorit.

Kjo është koha kur 27 vendet anëtare të BE do të duhet të vendosin nëse Maqedonia do të fillojë fazën e fundit para anëtarësimit me të drejta të plota në BE.

Zyrtarët evropianë duan që ta shmangin bllokimin e procesit që është paralajmëruar nga Greqia nëse çështja e emrit nuk zgjidhet deri atëherë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25712. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25712