BB: Shqiptareve u ka 'ikur truri'

Zhvillimi ekonomik i një vendi nuk mund të realizohet i plotë në rast se mungon aftësia profesionale e stafeve në universitete publike apo private. Në disa raporte ndërkombëtare pranohet fakti se Shqipëria nuk mund të ecë përpara vetëm përmes politikave nxitëse të investimeve dhe uljes së taksave, por duke i kushtuar vëmendje edhe arsimit. Një raport tronditës i Bankës Botërore, referuar sondazheve të kryera në vitin 2008, tregon qartë se mungesa e kushteve ekonomike, indiferenca e treguar nga shteti dhe mosplotësimi si duhet i nevojave për të pasur një ambient të përshtatshëm arsimi dhe kërkimi shkencor, kanë detyruar stafet e universiteteve të emigrojnë në vende të ndryshme. E thënë ndryshe, mbi 40% e stafeve në universitete ose “truri” i një kombi, ka emigruar për kushte më të mira.

BB-ja vë në dukje disa mangësi të sistemit arsimor, që nxitën arsimtarët të largohen nga vendi i tyre, ndërsa sugjeron marrjen e masave. “Gjatë periudhës midis viteve 1990 dhe 2008, rreth 40.6% e stafit të universiteteve publike dhe institucioneve kërkimore emigroi jashtë Shqipërisë. Madhësia dhe intensiteti i këtij fenomeni është kaq i lartë, saqë ekspertët e huaj e përcaktojnë Shqipërinë si një nga vendet me ‘nivelin më të lartë të emigrimit të trurit në botë’”, - thuhet në raportin e fundit të publikuar nga BB-ja.

Në shumë institucione shqiptare, emigrimi preku pjesën më dinamike dhe elitare të stafeve akademike dhe kërkimore të Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se universiteti shtetëror dhe institucionet kërkimore të Tiranës, sidomos ato që lidhen me shkencat natyrore, inxhinierinë, fizikën bërthamore dhe artet, ishin më të prekurat. “Shumica e emigrantëve nga këto institucione ishin të gjinisë mashkullore ((59.4%), në moshë relativisht të re (35 vjeç) dhe, në dallim me modelet e emigrimit në masë, ata emigruan përmes rrugëve të ligjshme dhe me familjet e tyre”, - thuhet në raport. Gjithashtu, të larguarit kishin mesatarisht 8 vite eksperiencë pune në institucionet kërkimore/universitetet, dhe 43% e tyre kishin përfunduar specializime jashtë shtetit. Sipas Bankës, problemi nuk është thjesht humbja e kapitalit njerëzor, por edhe dobësimi i kapacitetit për trajnimin e brezave të rinj.
 

gene

Forumium praecox
S'ka problem fare qe ikin keta se KOP-ilat jane kthyer ne atdhe per te miren e ketij vendi.

E keqja me e madhe eshte se kane ikur te punojne muratore e pjatalares.
 

kokona

Forumium praecox
nuk u ka ikur, por akoma me keq u eshte tjetersuar ne nje organ te semure jo me frytdhenes. :)
 

peshkatari

Forumium praecox
Shqiptareve nuk u iken truri mos kini kaq merak.Truri qe ka ikur nuk eshte ai truri i shendoshe mendoj une...
Ata qe e quajne veten truri i ikur i shqiptareve me shume se 70% punojne pjatalares apo ku di une,kshuqe se kuptoj se ku qendron truri tek ata e aq me teper qe e quajne veten tru i ikur i shqiptareve.
Po te kishte mbledhur instat statistika sbesoj se ka komb tjeter ne bote qe e do me shume arsimin se shqiptaret qe dalin me mire me mesime se shqiptaret neper shkollat e huaja apo qe dine me shume se shqiptaret dine gjuhe te huaja.
Gjithsesi o tru i shqiptareve po pate tru mos ik se atje ku do ikesh ne ndertim do gjesh pune,kamarier pjatalares...shume pak shanse ke te perdoresh tru.vec nqs i fut nai pace me tru
 

Holland2010

Forumium maestatis
Gjithsesi o tru i shqiptareve po pate tru mos ik se atje ku do ikesh ne ndertim do gjesh pune,kamarier pjatalares...shume pak shanse ke te perdoresh tru.vec nqs i fut nai pace me tru

Ha ha ha me kujtohet ajo shprehja patetike "Guri rende ne vend te vet" dhe pastaj shprehja e Ramadan kafshes tek Portokallia "Na myten jabanxhinjte"
Sa per punen e trurit besoj se gjithmone do iki dhe do vi truri, rendesi ka qe ne nuk ngelim pa paçe koke ose pnd do detyrohemi te gelltisim paçe kembesh qe kane fillu ta bejne te shijshme :)
 
Top