Baze: Argita foli si vajzë e babit. Ja mënyra si punon Studioja e saj
UPDATE – Gazeta “TemA” boton ne numrin e sotem një dosje të zgjeruar se si e bija e kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, negocion me një biznesmen të huaj nga Lindja e Mesme për t’i garantuar atij një koncesion.

“Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t’i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit. Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait, – shkruan Tema e Mero Bazes.

Letërkëmbimi

Fillimisht, Zafar Ansar kërkon nga studio ligjore e Malltezit disa të dhëna të shpejta në lidhje me zonën ku do të ndërtohet TEC-i prej 120 MW. Në përgjigje, studio ligjore i deklaron atij se duhet të bëjë një pagesë prej 8150 eurosh, për 42.5 orë pune. Kështu, në formularin e pagesës, një avokat i studios së Malltezit paguhet 200 euro në muaj, ndërsa një ndihmës avokat me 130 euro (FAKSIMILE 1).

Më pas, në vijim të letërkëmbimit, ortakja e Malltezit i bën të ditur se pagesa që do bëhet në vijim të punës për marrjen e koncesionit do jetë 1 mijë euro në muaj si pagesë e detyrueshme, dhe më pas do paguhet çdo orë pune. Në rast se marrja e kontratës për ndërtimin e TEC-it do përfundojë me sukses, studio e së bijës së kryeministrit i kërkon një pagesë prej 3 për qind, (investimi do jetë të paktën 300 milionë euro).Studio e Malltezit është e regjistruar si person fizik dhe këtë e vërtetojnë dokumentet që boton gazeta “TemA”.

E thënë ndryshe, Argita në dokumentet e shtetit figuron si avokatja e vetme e kësaj zyre avokatie që ushtron veprimtarinë ekonomike me objekt: “Shërbime avokatie dhe konsulence”, ndërkohë që në të punojnë shumë të tjerë.

Regjistrimi i saj në gjykatë, por dhe në organet tatimore është si “person fizik”, pra si biznes i vogël që xhiron në një vit jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra. Në rast të kundërt, nëse kjo zyrë avokatie do të regjistrohej si biznes i madh, sikundër funksionon realisht, pasi në të punojnë më shumë se dy avokatë, kuptohet që detyrimet fiskale karshi shtetit do të ishin më të mëdha. Aktualisht xhiroja vjetore që Argita deklaron nga kjo veprimtari llogaritet në rreth 76 milionë lekë të vjetra, prej të cilave 4 milionë lekë të vjetra, sipas saj, janë fitimet e vetme.

Koncesioni

Pasi biznesmeni nga Lindja e Mesme paguan shumën e majme për disa orë bisede, madje edhe për e-mail-in paguan 100 euro, në lojë hyn Argita. Letërkëmbimi fillimisht ishte mes biznesmenit dhe ortakes së Malltezit, Flutura Kola. Por më pas është momenti për Malltezin, e cila nga e-mail-et shpalos qartë aftësinë e saj për të negociuar me KESH për të përshpejtuar procedurat. Në e-mail-in e fundit bie qartë në sy se Malltezi ka një nxitim për të marrë një përgjigje nga biznesmeni, për shkak se ajo kërkon që të procedojë sa më shpejt me blerjen e tokave. Kjo është dhe shumë e rëndësishme, pasi, sipas Malltezit, agjentët e saj në terren duhet të vijojnë me marrjen e pronave. Malltezi i jep disa opsione biznesmenit nga Lindja e Mesme, dhe duket qartë se bëhet fjalë për zonën industriale në Porto Romano. Komunikimi i saj me biznesmenin nis edhe me disa urime me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, një sinjal afrimi i saj, por dhe një sinjal se ajo është një njeri që ka të njëjta bindje fetare me njeriun që kërkon të marrë koncesionin.

Pergjigja e gazetes TEMA per deklaraten e Argita Malltezit mbi akuzat per lidhjet me Taçin:

Si “vajzë e babit”, jo si “vajzë e kryeministrit”

‘…. Vajza e kryeministrit, Sali Berisha, është përfshirë dje në fushatën kundër gazetarit dhe drejtorit të gazetës “TemA”, Mero Baze. Shfaqja e saj publike pasoi mediokritetin shokues dy avokatëve të tjerë të Rezart Taçit në një TV të Tiranës, të cilët kanë filluar të shpikin dhe skena të ngjarjes, me shpresë se mund t’i blejnë të vërtetën me pará.

Vajza e kryeministrit përpiqet të shfajësohet se nuk është avokate e Rezart Taçit.

Në të vërtetë ka shumë biznesmenë shqiptarë të mëdhenj që janë dhe nuk janë klientë të vajzës së kryeministrit. Ka biznesmenë që marrin fabrika çimentoje, fshatra turistikë, licenca hidrocentralesh apo tregtie nafte që nuk e deklarojnë që janë klientë të zonjës Malltezi dhe mbajnë avokatë të tjerë formalë, kurse atë e paguajnë me një taksë fikse në muaj që t’u zgjidhë problemet në rrugë ligjore. Rezart Taçi ishte një prej tyre. Nëse zonja Malltezi nuk e ka deklaruar në Tatime zotin Taçi, kjo është një çështje e evazionit të saj fiskal. Ajo nuk ka deklaruar atje as shërbimet që i ka bërë kompanisë që mori kaskadën e Devollit, as Bashkim Ulajt, që mori fabrikat e çimentos, as Samir Manes, që po merr fshatra turistikë në Lezhë, as këtij biznesmeni, që po i botojmë korrespodencën me Argita Berishën, të cilit i kërkon 30 milionë euro në një faturë.

Argita Berisha, për shqiptarët që nuk e njohin, është një avokate e thjeshtë, që punon e vetme, që e ndihmon i vëllai dhe që paguan taksa sa një person fizik. Ky është dhe një nga turpet e mëdha të qeverisjes së Sali Berishës. Avokatët që punojnë në dispozicion të saj janë dhe konsulentët kryesorë të qeverisë shqiptare nëpër borde ministrish dhe hartues ligjesh për koncesionet. Mënyra se si Argita Berisha përpiqet të fshehë aktivitetin e saj ekonomik është një problem i hetimeve që duhet të hapen në këtë vend kundër saj, natyrisht, sapo të vritet frika nga babai i saj.

Së dyti, Argita Berisha është një person që duhet të thirrej në pyetje në vend të Flutura Kolës, koleges së saj të zyrës, pasi ajo është përfaqësuesja ligjore e biznesit të Damir Fazlliçit, dhe ka tërhequr nga llogaritë e tij private pará të padeklaruara për nga burimi i fitimit. Ajo është de facto pronare e bizneseve të tij, dhe përmes pushtetit politik bllokoi hetimet duke djegur afatet.

Dhe së fundmi zonja Argita gënjen pa iu dridhur syri, kur thotë se zoti Mero Baze ka qenë klient i saj. Shpikjet e saj për përpjekje për të shitur dhe blerë gazetën pa lekë, janë qesharake dhe shumë të verifikueshme. Biznesi i gazetës “TemA” është shitur në vitin 2005 dhe kompania që e ka blerë, ka pezulluar aktivitetin në vitin 2007. Titulli Gazeta “TemA” është pronësi intelektuale e Mero Bazes dhe ky titull mund të botohet nga çdo kompani që ai dëshiron të bashkëpunojë.

Nëse zonja Argita do të shfajësohet dhe të thotë që nuk kam ndonjë dokument, se nuk e kam pasur të regjistruar si klient, atëherë ajo duhet të dënohet për fshehje të të ardhurave ose duhet të pranojë se dhe Rezart Taçin, dhe biznesmenët e tjerë, të cilëve u merr gjoba të rregullta mujore, nuk i deklaron.

Së fundmi na vjen mirë që vajza e kryeministrit e ka problem të jetë tanimë avokate e Rezart Taçit. Figura e tij si bandit natyrisht që i prish imazhin. Do t’i luteshim të këshillonte dhe nënën e saj, Liri Berisha, të kthente paratë që ka marrë nga persona në kërkim dhe njerëz të Rezart Taçit, që kanë marrë pjesë në aktin e shëmtuar, kur ka bërë mbrëmje bamirësie, me ardhjen e Milanit në Shqipëri.
Do t’i luteshim po ashtu t’i thoshte dhe babait të saj ta mbronte deklaratën që ka bërë për këtë person si kontrabandisti më i madh i naftës në vend në vitin 2005, dhe të tërheqë deklaratën se nuk ka thënë për Taçin, por për Cacin.

Kështu Argita do të bëjë ndonjë punë të dobishme duke u përpjekur të ndreqë diçka si vajzë e kryeministrit. Por duke shpifur thjesht na kujton babanë e saj, dhe atë për fat të keq e kemi çdo ditë në televizor, s’ka nevojë të dalë dhe e bija..” – perfundon pergjigja e Bazes per deklaraten e Argita Berishes. /shekulli & tema/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26102