Bastisje e policisë në Opajë të Kumanovës

Bastisje e policisë në Opajë të Kumanovës

policia1.jpg
<p class="wp-caption-text">Foto Arkiv</p>


Në kuadër të kërkimit të sulmuesve me armë mbi patrullën policore kufitare që ndodhi të enjten në afërsi të fshatit Bellanoc, policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpitë e pesë personave në fshatin Opajë të Kumanovës. Gjatë bastisjes, siç njofton Ministria e Brendshme është gjetur armatim, municion, radiolidhje dhe veshmbathjet, cilët janë dorëzuar në ekspertizë. Tek personi S.S. 48 vjeç, policia thotë se është gjetur një pistoletë dhe 8 plumba, ndërsa është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje. Patrulla kufitare e policisë të enjten në mbrëmje u sulmua në afërsi të fshatit Bellanoc të Kumanovës. Në incident nuk u lëndua asnjë polic i patrullës, drejt së cilës ishte shtënë me minahedhës dhe pushkë automatike.</p>


Alsat-m/Shqipmeda</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23607. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23607
 
Top