Bastet kuotojne 3 korrikun!
Kompania e lotarisë sportive "Globast" kuoton kandidatët
Bastet: PS në avantazh 17 zona kokë më kokë
--------------------------------------------------------------------------------
TIRANE
Kompania shqiptare e llotarisë sportive "Globast" ka "provokuar" në mënyrë krejt të papritur frekuentuesit e saj duke kuotuar kandidatët e tre partive kryesore shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Përballë etheve të fushatës që kanë arritur kulmin kompania e njohur e basteve sportive ka hedhur në treg për herë të parë një skedinë politike. Në këtë mënyrë bastexhinjtë shqiptarë, por edhe shumë persona që nuk kanë provuar kurrë më parë shansin në këtë lojë, mbase për herë të parë zyrtarisht do të tentojnë të fitojnë të holla duke shfrytëzuar njohuritë e tyre politike apo edhe duke besuar në fitoren e kandidatëve të veçantë. Drejtuesit e "Globast, të cilët kanë ndërmarrë një nismë të tillë kanë veçuar tre grupimet politike më të forta në këto zgjedhje, duke kuotuar 100 kandidatët e Partisë Socialiste, ata të Partisë Demokratike dhe 98 të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kuotimi nxjerr fitues PS
Duket kompania e basteve ka bërë një punë jo krejt të lehtë deri në përzgjedhjen përfundimtare të kuotimeve për rreth 300 kandidatët e tre partive kryesore konkurente për të fituar zgjedhjet. Kuotime që me thënë të drejtën, nuk janë shumë larg rezultateve të sondazheve të fundit të zhvilluara në Shqipëri. Kështu sipas kuotimeve, dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike janë pothuaj në të njëjtin nivel fitoreje në mazhoritar. Sipas kuotimeve të "Globast", 41 kandidatë të PS janë kuotuar si më të favorizuar për fitore, kundrejt 39 të Partisë Demokratike. Ndërkohë po sipas këtyre kuotimeve fitoret e drejtpërdrejta të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të pakta, vetëm 3 të tilla. Sipas të njëjtit kuotim, në 14 zona PS dhe PD dalin në barazim, ndërkohë që të treja partitë dalin baraz në 3 zona të tjera.
Liderët të fituar
Sipas koefiçentëve të skedinave, liderët e të tre partive janë krejt të pakonkurueshëm në zonat e tyre, pra janë fitimtarë. Kështu Fatos Nano, kreu i PS është kuotuar 1.10 në zonën 99 në Sarandë, ndërkohë që rivalët e tij, Besnik Aliaj i PD, kuotohet me 11.00 dhe Flamur Hysi i LSI me 24.00. E njëjta gjë ndodh edhe në zonën 48 në Kavajë ku kandidon Sali Berisha, kreu i PD. Ai është kuotuar me 1.10, ndërkohë që kundërshtarët Agim Hushi i PS me 11.00 dhe Vasip Habili i LSI me 24.00. Të njëjtat raporte janë ruajtuar edhe në zonën 79 në Skrapar, ku kandidon kreu i LSI, Ilir Meta. Ai udhëheq i kuotuar me shifrën 1.10 duke lënë pas Adnor Shametin e PS të kuotuar 3.00 dhe Luan Bregun e PD me 6.20. Ndërkohë në disa zona të tjera, si ajo e Kombinatit në Tiranë, ku garojnë Monika Kryemadhi për LSI, Igli Toska për PS dhe Bujar Nishani për PD kuotimet janë të barabarta për të tre kandidatët. Gjithsesi fakti se dy partitë kryesore, PS dhe PD janë kuotuar pothuaj në mënyrë të barabartë tregon edhe për riskun që kanë bastexhinjtë për të vendosur shuma lekësh në favor të njërës apo tjetrës parti. Nga ana tjetër një zhvillim i tillë ka filluar të ketë edhe frekuentuesit e vet. Kështu shumë bastexhinj, një pjesë e të cilëve u kontaktuan edhe nga Gazeta, pohuan se do të luanin me kandidatët për zgjedhjet parlamentare duke riskuar të hollat sipas bindjeve të tyre për fituesit.