Bastet kuotojne 3 korrikun!

S6T6N6

Forumium maestatis
Bastet kuotojne 3 korrikun!

Kompania e lotarisë sportive "Globast" kuoton kandidatët

Bastet: PS në avantazh 17 zona kokë më kokë


--------------------------------------------------------------------------------



TIRANE

Kompania shqiptare e llotarisë sportive "Globast" ka "provokuar" në mënyrë krejt të papritur frekuentuesit e saj duke kuotuar kandidatët e tre partive kryesore shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Përballë etheve të fushatës që kanë arritur kulmin kompania e njohur e basteve sportive ka hedhur në treg për herë të parë një skedinë politike. Në këtë mënyrë bastexhinjtë shqiptarë, por edhe shumë persona që nuk kanë provuar kurrë më parë shansin në këtë lojë, mbase për herë të parë zyrtarisht do të tentojnë të fitojnë të holla duke shfrytëzuar njohuritë e tyre politike apo edhe duke besuar në fitoren e kandidatëve të veçantë. Drejtuesit e "Globast, të cilët kanë ndërmarrë një nismë të tillë kanë veçuar tre grupimet politike më të forta në këto zgjedhje, duke kuotuar 100 kandidatët e Partisë Socialiste, ata të Partisë Demokratike dhe 98 të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kuotimi nxjerr fitues PS
Duket kompania e basteve ka bërë një punë jo krejt të lehtë deri në përzgjedhjen përfundimtare të kuotimeve për rreth 300 kandidatët e tre partive kryesore konkurente për të fituar zgjedhjet. Kuotime që me thënë të drejtën, nuk janë shumë larg rezultateve të sondazheve të fundit të zhvilluara në Shqipëri. Kështu sipas kuotimeve, dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe ajo Demokratike janë pothuaj në të njëjtin nivel fitoreje në mazhoritar. Sipas kuotimeve të "Globast", 41 kandidatë të PS janë kuotuar si më të favorizuar për fitore, kundrejt 39 të Partisë Demokratike. Ndërkohë po sipas këtyre kuotimeve fitoret e drejtpërdrejta të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të pakta, vetëm 3 të tilla. Sipas të njëjtit kuotim, në 14 zona PS dhe PD dalin në barazim, ndërkohë që të treja partitë dalin baraz në 3 zona të tjera.

Liderët të fituar
Sipas koefiçentëve të skedinave, liderët e të tre partive janë krejt të pakonkurueshëm në zonat e tyre, pra janë fitimtarë. Kështu Fatos Nano, kreu i PS është kuotuar 1.10 në zonën 99 në Sarandë, ndërkohë që rivalët e tij, Besnik Aliaj i PD, kuotohet me 11.00 dhe Flamur Hysi i LSI me 24.00. E njëjta gjë ndodh edhe në zonën 48 në Kavajë ku kandidon Sali Berisha, kreu i PD. Ai është kuotuar me 1.10, ndërkohë që kundërshtarët Agim Hushi i PS me 11.00 dhe Vasip Habili i LSI me 24.00. Të njëjtat raporte janë ruajtuar edhe në zonën 79 në Skrapar, ku kandidon kreu i LSI, Ilir Meta. Ai udhëheq i kuotuar me shifrën 1.10 duke lënë pas Adnor Shametin e PS të kuotuar 3.00 dhe Luan Bregun e PD me 6.20. Ndërkohë në disa zona të tjera, si ajo e Kombinatit në Tiranë, ku garojnë Monika Kryemadhi për LSI, Igli Toska për PS dhe Bujar Nishani për PD kuotimet janë të barabarta për të tre kandidatët. Gjithsesi fakti se dy partitë kryesore, PS dhe PD janë kuotuar pothuaj në mënyrë të barabartë tregon edhe për riskun që kanë bastexhinjtë për të vendosur shuma lekësh në favor të njërës apo tjetrës parti. Nga ana tjetër një zhvillim i tillë ka filluar të ketë edhe frekuentuesit e vet. Kështu shumë bastexhinj, një pjesë e të cilëve u kontaktuan edhe nga Gazeta, pohuan se do të luanin me kandidatët për zgjedhjet parlamentare duke riskuar të hollat sipas bindjeve të tyre për fituesit.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bastet kuotojne 3 korrikun!

Reagon Ministria e Financave: Bastet per zgjedhje jane te paligjshme

Lajmi i ores 3:55 PM



arkiv
TIRANE (16 Qershor) -"Kompanite e lojerave te fatit nuk do te lejohen te organizojne baste mbi zgjedhjet e pergjithshme. Ato kane te drejte ligjore te organizojne baste vetem mbi gara apo ngjarje me natyre sportive - keshtu theksohet ne nje njoftim shtypi te Ministrise se Financave. Menjehere pas lajmeve te publikuara ne shtyp ku behet e ditur se kompania e basteve "Globast" ka hedhur ne treg nje skedine per bastexhinjte e politikes, Ministria e Financave leshoi nje njoftim ku behet e ditur se organizimi i basteve mbi zgjedhjet parlamentare ne vend, do te konsiderohet i paligjshem. Ne baze te ligjit "Per lojerat e fatit kazinote dhe hipodromet", kompanite qe jane licensuar nga Ministri i Financave, per ushtrim veprimtarie ne kategorine "lojera fati sportive" kane te drejte ligjore te organizojne baste vetem mbi gara apo ngjarje me natyre sportive. "Cdo forme tjeter e organizimit te basteve, perfshire edhe bastet mbi zgjedhjet parlamentare ne vend, do te konsiderohet e paligjshme" - thuhet ne njoftimin e Ministrise se Financave. "Globast" kishte vecuar ne skedinen e re politike tre parti pjesemarrese ne zgjedhje. Sipas parashikimeve te deritanishme nga specialistet e basteve, 41 kandidate te PS jane kuotuar si me te favorizuar per fitore, kundrejt 39 te Partise Demokratike. Nderkohe po sipas ketyre kuotimeve fitoret e drejtperdrejta te Levizjes Socialiste per Integrim jane 3. Sipas te njejtit kuotim, ne 14 zona PS dhe PD dalin ne barazim, nderkohe qe te treja partite dalin baraz ne 3 zona te tjera. em/em (/BalkanWeb)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bastet kuotojne 3 korrikun!

por bastet ne te tilla gjera kane qene gjithmone eficente! Ju kujtoj nje rast te tille...


AL VIA IL CONCLAVE, LE PUNTATE DEI BOOKMAKERS
(AGE) CITTA’ DEL VATICANO – Grande attesa nel mondo per l’elezione del nuovo Papa: da questa mattina infatti al via il conclave per l’elezione del nuovo Pontefice; si sono già delineate alcune candidature cosiddette forti ma le sorprese sono quasi la regola.
E la gente scommette su questo evento straordinario: sui siti internet dei bookmaker esteri il favorito per la successione di Giovanni Paolo II sarebbe il cardinale Joseph Ratzinger indicato a 4,50 volte quanto scommesso; di seguito l'Arcivescovo di Parigi Jean Marie Lustiger a 5,50 volte la puntata, mentre, a circa 6,5 sono dati Carlo Maria Martini e Dionigi Tettamanzi, mentre puntando sul Cardinale nigeriano Joseph Arinze la quota sale fino ad 8 volte la puntata.
(AGE) CAV
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bastet kuotojne 3 korrikun!

ktu eshte me kap ca lek te mira!

1 sali berisha 1.1
2 fatos nano 1.1
3 pal dajci 1.1
4 jozefina topalli 1.1
5 pandeli majko 1.2
6 ermelinda meksi 1.2
7 ilir meta 1.1
8 gramoz ruci 1.1

x 100000 U$D, dolen fiks leket qe do te te vjedhin kta ne kater vjetet e ardhshme <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top