Bastardja ime e fundit

Bastardja ime e fundit

inglourious-basterds-poster-1.0.0.0x0.400x293-300x219.jpg
Me filmin “Inglourious basterds”, dëbimi më i dhunshëm i nazistëve, regjisori i famshëm ka boshatisur të gjitha biletaritë e kinemave amerikane.

Tani thotë: “Sekreti im është sensi i humorit. Përpiqem ti bëj për të qeshur spektatorët, edhe atëherë kur nuk ka asgjë qesharake”

“Inglourious basterds” flet për hakmarrje. Gruaja e fortë e filmit është Shosanna, e interpretuar nga artistja franceze Melanie Laurent. Në fakt, ky rol duket perfekt për Uma Thurman, apo jo?

Jo, nëse do të kisha dashur Uma-n do ta kisha kërkuar. Personazhin e Shasanna-s e kisha në kokë prej shumë vitesh, por po kërkoja aktoren e duhur. Kur takova Melanie Laurent i ofrova të interpretonte përkrah Daniel Bruhl (heroi i luftës gjermane që dashurohet pas saj).

Ishin të mrekullueshëm, dukeshin si dy yje të kinemasë së viteve 40, një moment i papërsëritshëm.

Çfarë i bashkon heroinat e filmave tuaj me figurën e nënës suaj?

Mendoj se ka diçka të vërtetë. Mamaja ime më ka rritur vetëm. Ishte një grua që nuk i trembej asgjëje. Kur filloja të shkruaja ndonjë skenar, tërhiqesha nga femra me karakter të hekurt.

A ngjason “Dirty Dozen” (kryevepra e Robert Aldrich, ku 12 ushtarë amerikanë sulmojnë lagjen gjermane në Francë, në vitin 1944) me filmin “Inglourious basterds”?

E adhuroj atë film. Për mua është një pikë referimi. Kur fillova të shkruaja skenarin e tij mendova: “Ky do të jetë i preferuari im Dirty Dozen”.

Gjatë qëndrimit në Berlin për xhirimet e filmit, ju kanë parë në një lokal që quhej “Tarantinos”…

Isha në dijeni për ekzistencën e tij dhe e kisha planifikuar prej kohësh që ta vizitoja. Është një bar-restorant që transmeton përmes një ekrani të vogël pamje të filmave të mi. Kolona zanore të barit janë muzikat e filmave të mi, ndërsa muret janë të mbushur me posterat e Tarantinos.

Pronari nuk e kishte menduar se një ditë do të shkoja ta vizitoja. Ju do të pyesni se si reagoi kur më pa? “Quentin, mirëserdhe në vendin tënd”. Me atë rast organizuan festa, me shumë pije.

Si mendoni se do të pritet filmi juaj në Gjermani?

Jam i bindur se do të jetë një nga vendet ku do të ketë më shumë sukses. Këtë e them me bindje, sepse kam jetuar për tetë muaj atje, kam folur me shumë persona, disa prej të cilëve janë bërë miqtë e mi të përjetshëm dhe kam krijuar një ide për mënyrën se si do të pritet filmi “Inglourious basterds”.

Mënyra se si i asgjësoj burrat e “Terzo Reich” është një fantazi që ka kapërcyer mendjen e të paktën tre brezave gjermanë. Me të gjithë ata që jam konfrontuar e kanë pëlqyer shumë historinë që filmi tregon. Natyrisht ata e dinin se për një regjisor gjerman do të kishte qenë shumë e vështirë të realizonte një projekt të tillë.

Do të hiqnit dorë nga koleksioni juaj legjendar i filmave për të vrarë Adolf Hitlerin?

Po, po, po. Është e sigurt.

Për shumë kritikë kinematografikë, ekziston një stil i vërtetë “Tarantino”. Ju si do ta përshkruanit?

Gjithmonë është shumë e vështirë të flasësh për aktivitetin tënd nga pikëpamja stilistike, por ka diçka që lidh çdo gjë që bëj si regjisor. Sfida më e madhe është të “rrëmbej” një buzëqeshje nga fytyrat e spektatorëve, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për të qeshur.

Mund të duket budallallëk të qeshësh mbi disa situata, por e bëj këtë dhe kur njerëzit më ndjekin në këtë budallallëk, atëherë bëhen menjëherë bashkëpunëtorë me mua. Ndërsa shkruaj dhe xhiroj një film, ose gjatë kohës së montazhit, në mendjen time nuk pushojnë të qeshurat.

Momenti më i rëndësishëm është atëherë kur shoh për herë të parë punën time me një publik në sallë. Sapo dëgjoj të qeshurën e publikut, mendoj se ia kam dalë mbanë, që filmi është i përfunduar. Ky është shpërblimi i një pune të gjatë e të vështirë.

Filmat tuaj janë formalisht perfektë nga pikëpamja e xhirimeve dhe teknikës së regjisë, edhe pse ju nuk keni frekuentuar kurrë një shkollë kinemaje. A është e mundur të zbulosh misterin tuaj, vetëm duke parë filmat e xhiruar nga të tjerët?

Në shkollë të mësojnë se si të ndërlidhësh muzikën me pamjet, ndonjë truk për montimin, ose çfarë mund të bësh me një telekamerë dixhitale. Ajo për të cilën ka vërtet nevojë një artist është të zbulojë dhe të shfaqë sensin e estetikës, për ta përdorur më pas në realizimin praktik të një filmi.

Keni bërë gjithçka vetëm, apo keni ndjekur këshillën e ndonjërit që ka të njëjtin pasion si ju për kinemanë?

Personi që ka ndikuar më shumë tek unë është kritikja kinematografike Pauline Kael (e cila vdiq në vitin 2001). Kritikat e saj ishin më të vlefshme se leksionet e kinemasë. Falë saj kuptova se për tu bërë regjisor nuk duhet të dish gjithçka. Për shembull, nuk ka rëndësi nëse ti di të fikësh dritat, sepse është paguar dikush për ta bërë këtë punë.

Një këshillë tjetër të madhe ma ka dhënë autori dhe regjisori Terry Gilliam. “Qentin”, i cili më ka thënë se “gjithçka që duhet të bësh është të rrethohesh nga profesionistë të mëdhenj, nga njerëz që i adhuron dhe që dinë të punojnë mirë. Roli yt i vërtetë është të dish tu shpjegosh se çfarë dëshiron”. Një minutë pas atij bashkëbisedimi, kinemaja nuk ishte më mister për mua. /gazeta-shqip.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=987. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=987

Top