BASHKIA SHKODER

scadarsko

Locus omnem
Vizito dhe eksploro Shkodrën
Keshtjella e Shkodres
Njihet ne histori me emrin “ROZAFA”.Ndodhet ne hyrjen jugore te qytetit, ne nje pozicion strategjik, rrethuar nga lumenjte Buna, Drini dhe Kiri.Muret rretuese jane 880m te gjate qe rrethojne nje siperfaqe prej 35000m2.Eshte kalaja me e madhe ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Ballkan.
Germimet arkeologjike tregojne se kalaja eshte nje nga vendbanimet me te hershme te pellgut te Shkodres, datuar 4000 vjet me pare.Vizitoret mund te njihen me objekte e monumente te shumta, qe i perkasin periudhave te ndryshme historike.Emri i kalase lidhet me nje legjende te ngritjes se saj, murosjen e nje gruaje me emrin Rozafa, simbol i qendreses, flijimit dhe heroizmit te popullit shkodran. (Shkodra, A.Parruca)
Formen qe ka sot kalaja e Shkodres, e ka marre gjate sundimit te Balshajve(shek XIV). Në këtë kështjellë takojmë gjurmët e periudhës klasike, të mesjetës e deri të shekullit të kaluar. Muret mesjetare të ndertuar me llaç, ngrihen mbi muret ilire dhe ndjekin linjen e çrregullt të terrenit. Brenda mureve te kalase ndodhen dy mure te larte, qe e ndajne siperfaqen e saj ne tre oborre.Porta kryesore eshte e vendosur ne anen ku pjerresia e kodres eshte me e vogel, pas saj gjendet nje galeri e gjate dhe e gjere e cila ne te dy anet e saj ka kater hapesira qe per kohen sherbenin si mbrojtese.Pasi kalon ne kete galeri gjendesh perballe nje porte tjeter dhe futesh ne oborrin e pare ku ndodhen nje seri objektesh te fortifikuara.Oborri i dyte, ze nje siperfaqe me te madhe dhe ndodhet ne pjesen qendrore te kalase.Oborri i trete luante rolin e keshtjelles ku mblidhej garnizioni ushtarak.Keto oborre komunikojne mes tyre me porta te vogla.Per te dale nga kalaja kane ekzistuar disa dalje te fshehta te cilat tashme nuk funksionojne.
Kjo kala, per nga vete rendesia e saj, meriton vemendjen e institucioneve perkatese per mbrojtjen e vlerave kulturore dhe historike qe trashegon brez pas brezi. . Ne fortifikimet dhe objektet e tjera ndertimore ruhen edhe sot gjurme antike, mesjetare e deri ne ato te periudhes se Bushatlinjve. . Ne objektet e vizitueshme perveç sistemit fortifikues permendim : Kishen e Shen Stefanit e kthyer me pas ne xhami,Kapitanerine,Burgun, Saranxhat dhe Daljet sekrete Nga muret e saj mund te soditen pamjet madheshore e piktoreske te liqenit te Shkodres, lumejve Drin, Buna e Kir.
Ura e Bunes
Ura e Bunes se bashku me Uren e Bahçallekut kane qene lidhjet tokesore te qytetit te Shkodres me vise te tjera te Shqiperise.
Ura e Bunes eshte nje veper osmane e ndertuar gjate vitit 1499-1500.Ajo ka qene e ndertuar me kembe druri. Ne vitin 1899 kjo ure eshte rindertuar nga guvernatori osman ne Shkoder ne ate kohe.Me rastin e inagurimit ka qene ngritur nje permendore ne skaj te ballit te ures.Ky gur ne forme piramide ruhet ne Muzeun e qytetit.(Shkodra dhe motet, H.Bushati)
Ura e Bahçallekut
Ura e Bahçallekut eshte ndertim i pushtuesve osmane, nuk dihet me saktesi koha e ndertimit te saj.Ne epoken e pushtimit osman, ura e Bahçallekut shitej ne ankand per nje takse qe merrej per kalim.Kjo takse praktikohej per te perballuar shpenzimet e riparimeve e te rindertimit te ures ne raste te nevojshme.Naten nuk mund te kalohej ne kete ure, me perjashtim te ndonje rasti urgjent.
Sistemimi i ures eshte bere pas largimit te sundimit osman nga Shqiperia. (Shkodra dhe motet, H.Bushati)
Kulla e Sahatit e shek XIX
Kulla e Sahatit e njohur ne histori si Sahati i Inglizit i perket periudhes se aristokracise mesjetare.Ajo eshte e vetmja ndertese qe ekziston akoma nga periudha e antikitetit te Shkodres.Kulla e sahatit, bashke me shtepine ngjitur u ndertuan me fondet e lordit anglez Paget, i cili kishte qellim kryesor peerhapjen e fese protestane dhe themelimin e koshes anglikane ne Shqiperi me qender ne Shkoder.Veprimtaria e lordit nuk pati sukses dhe kur pa se i deshtoi misioni i tij fetar, ne vend te kumbones se perparme per kullen, ai solli nje sahat te madh me tre fusha per t’u dalluar nga larg.Ne oret e caktuara degjohej krisma e tij tingelluese.Shtepia e feudalit perbehej nga 15-16 dhoma.Oborri i shtepise mbyllej me nje porte te madhe derrasash, dy kapakesh, te gdhendur me ornamente dhe me stemen e AngliseKjo kulle sot perdoret si pike vrojtimi sepse nga lartesia e saj shihet i gjithe qyteti. (Shkodra dhe motet, H.Bushati)
 

scadarsko

Locus omnem
Historia dhe të dhëna gjeografike
show_image.php
Kalaja e Rozafës
Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Europës. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë.
Rrëzë kodrave të Tepës, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.k). Në shekullin V - IV p.k. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.
Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.k. Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon. Në vitin 181 p.k. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.k. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Nga Shkodra kalonin rrugë tregetare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.

Me dyndjet sllave pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shek. Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj. Më 1396 kalon nën sundimin e Republikës së Venedikut e cila rikonstrukton kalanë dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik.

Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100'000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Europë në vitin 1504. Pas pushtimit qyteti u rrënua por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shek. XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.
Në shekullin XVIII bëhet qendër pashallëku nën sundimin e familjes vendase të Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare, që më vonë u shtyp nga perandoria osmane.
show_image.php
Foto e Qytetit të Shkodrës në vitet 1930
Më 1718 janë hapur në Shkodë agjencitë e para konsullore. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri me 1809 ndërtohet bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit. Në shek. XlX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka rreth 2500 dyqane dhe është më i madhi në Ballkan. Qyteti arrin në 50'000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, që eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Në qytet jane 6 konsullata të fuqive europiane dhe vendeve fqinje.
Në vitin 1867 qyteti bëhet qendë e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, dogane.

Më 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Qyteti është kthyer në port lumor dhe tregton me botën nëpërmjet skelave ndërmjetëse si ajo e Obotit, Shëngjinit, Ulqinit, Tivarit. Qyteti shquhet për mjedise të gjelbëruara dhe oborret me lule.

Në vitin 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit për mos copëtimin e trojeve të Shqipërisë. Shkodra bëhet një vatër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Ushtritë e Shkodrës luftojnë për mbrojtjen e territoreve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kështu një periudhe trazirash për qytetin, që reflektohet në rënien e shpejtë të numrit të popullsisë. Shkodranët morrën pjesë aktive në luftën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, duke luftuar me armë dhe duke nxjerrë figura të shquara udhëheqësish dhe njerëzish të pendës.
show_image.php
Porti në Lumin e lundrueshëm Buna
Kryengritja e vitit 1911 e zonë së veriut tronditi pushtimin otoman në Shqipëri.
Pas shpalljes së pavarsisë në vitin 1912, populli shkodran përballoi për shtatë muaj rrethimin e ushtrive të Malit te Zi dhe Serbisë, të cilat në luftën ballkanike që kishte nisur, donin të pushtonin qytetin dhe rajonin përreth tij.
Pas fillimit të luftës së parë botërore Shkodra sulmohet nga ushtritë malazese të cilat më 1915 hyjnë në qytet. Në janar të 1916 pushtohet nga austriakët të cilët e bejnë Shkodrën qendër të zonës së tyre të pushtimit.
Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres.

Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim europian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash progresiste.
Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste.
Në vitin 1945 u vendos diktatura komuniste dhe qyteti vuajti per 45 vjet nga represioni që donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i transformuar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijravjeçar.
Megjithatë ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë që në janar të vitit 1990.

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar europiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe, më vonë, kinemaja dhe energjia elektrike.
Firmat e fuqishme tregtare bëjnë tregti me të gjithë botën deri në Japoni, duke sjellë në qytet prodhime egzotike. Në familjet shkodrane nuk mungojnë pianofortet dhe piktutrat e klasikëve botërorë...
 
Top