"Bashkia e Tiranës, abuzime me fondet e qeverisë"

Për herë të parë qeveria shqiptare mori vendim që në buxhetin e vitit 2011 të vendosë kufij për shpenzime pagash nga pushteti vendor. Nga inspektimet e Ministrisë së Financave për vitin e shkuar dhe jo vetëm, rezulton se disa bashki i kanë shpenzuar fondet e dhëna nga qeveria, vetëm për rritjen e pagave dhe aplikimin e shpërblimeve.
thumbnail.php

Ishte kjo arsyeja, që Financat ndryshuan ligjin e buxhetit, duke vendosur kufizime.
Duke e risjellë edhe njëherë në kohë, debatin dhe më pas votimin e buxhetit të këtij vitit, kryetari I komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho tregon për ABC News se udhëzimi i posaçëm i Financave u hartua pas konstatimeve mbi shpenzimin e fondeve të shtetit jo në shërbim të qytetarëve. Veçanërisht, nga bashkia më e madhe, ajo e Tiranës.
Në fakt bëhet fjalë për fonde që bashkitë i marrin nga qeveria përmes granteve të pakushtëzuara, pra fonde që jepen jo vetëm për paga, por edhe për investime. Në lidhje me këtë Spaho thekson se udhëzimi i zbatimit të buxhetit përcakton qartë kufirin e shpenzimeve vetëm për paga.
Sipas ndryshimit të bërë nga specialistë të Financave në ligjin e buxhetit aktual. ministrisë, bashkive u lënë hapësira për shpenzime në masën 20-30 për qind, komunave deri në 40 për qind, kurse qarqeve 50 për qind. Kjo bëhet veçanërisht e ndjeshme për ato bashki dhe komnua që nuk kanë votuar ligjin e buxhetit.
Aktualisht, pa miratuar buxhetin për këtë vit janë Bashkia e Tiranës, Fierit dhe Patosit, të cilat do ta kenë tepër të limituar përdorimin pa kriter të buxhetit për paga dhe shpërblime.
 
Top