Barrot: Krimi rrezikon integrimin e Ballkanit

Barrot: Krimi rrezikon integrimin e Ballkanit

Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot ka deklaruar se krimi i organizuar nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me Ballkanin, por ka shtuar se në Evropën Juglindore ai ka peshë të veçantë, sepse vë në pikëpyetje stabilitetin e kësaj pjese të Evropës dhe procesin e integrimi të saj në BE.
Barrot, i cili po merr pjesë në konferencën “Përballja me sfidat e krimit të organizuar dhe veprat e rënda penale në territorin e Ballkanit Perëndimor”, që ka filluar të hënën në Beograd, ka thënë po ashtu se, përmes territorit të Ballkanit çdo vit kontrabandohen rreth 100 tonë të heroinës, në vlerë prej 416 milionë eurosh.
Andaj, sipas tij, testi i vërtetë i efikasitetit të një shteti në luftën kundër mafies, do të jetë forcimi i gjyqësisë dhe konfiskimi i pasurisë së kriminelëve.
Sikurse është paralajmëruar, në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të policive, gjyqësive dhe prokurorive të 16 vendeve të rajonit dhe me gjerë, por jo edhe Shqipëria e Kosova. /Telegrafi/</p>
dtaXdvbgADA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23133. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23133
 
Top