Barleti-Joana e Durresit dhe mesjeta Shqiptare

adani

Primus registratum
Barleti-Joana e Durresit dhe mesjeta Shqiptare

BARLETI, JOANA E DURRESIT DHE MESJETA SHQIPTARE

Dr.Moikom Zeqo

Mesjeta shqiptare eshte klasifikuar nga Shuflai si nje mesjete e shkelqyer me nje status evropian te mirefillte; Kjo mesjete ka perfaqesues emra te cuditshem protagonistesh historike. Mua me vjen keq qe periudha paraskernderbejane eshte ende shume pak e studiuar. Per epoken e Skenderbeut dua te pershendes librin me te fundit te historianit me nivel evropian Prof.Kristo Frasheri, te quajtur "Skenderbeu", qe eshte nje kontribut substancial per skenderbeologjine. Duke rilexuar Marin Barleti, kete kryehumanist shqiptar kam bere te prekshem ne vetedijen time disa te dhena te habitshme per nje grua, nje personazh historik, qe lidhet me mesjeten shqiptare. Marin Barleti ne librin e 10 te kryevepres se vet per Skenderbeun shenon konkretisht "Ne mbreterine e Napolit, ne kohen kur Katedren dhe fronin e Shen Pjetrit e drejtonte Papa Urbani VI, ishte mbreteresha Joana I-re me kombesi epirote (shqiptare) dhe me atdhe Durresin. Kjo mbante anen e pseudopapes Klement, i cili ishte zgjedhur ne detyren supreme prifterore as me menyre katolike, as sipas zakonit (nga ku lindi dhe skizma shume e madhe ne kishen e Perendise) dhe e perkrahte ate fort. Prandaj Urbani thirri kunder saj per ndihme mbretin e Hungarise, Karlin, i cili u hodh ne Itali me nje ushtri shume te fuqishme dhe e la Joanen pa mbreteri dhe pa jete. Pas kesaj thone se Karli pasi e fuqizoi dhe e forcoi kete mbreteri (te Napolit) me ane te autoritetit apostolik, menjehere sapo u kthye ne Hungari vdiq i helmatisur. Vendin e tij e zuri i biri Vladislav i degjuar dhe trim ne lufte".

Kush eshte Joana, e cila ne dokumentet historike mbiquhet si Joana e Durresit? Joana ka jetuar dhe mbreteruar ne vitet 1343-1382. Ne histori ajo njihet si Joana e Durresit, por ka sunduar ne qytetin e Napolit. Ajo ishte aq e fuqishme saqe perkrahte pseudopapen Klementi VII, qe apostoloi ne vitet 1878 deri ne 1894, qe perkrahej nga anzhuinet franceze dhe qe kundershtar i papes se Romes Urbani, VI, i cili ka apostoluar ne vitet 1378-1389. Kjo kundervenie ne rrafsh evropian qe plot kontradikta dhe perpjekje, intriga dhe luftera te medha. Barleti deri me sot eshte i vetmi historian, i cili e cileson Joanen e Durresit me kombesi epiriote, pra shqiptare dhe thote se ka patur atdhe Durresin, pra Durresi eshte vendlindja e prinderve ose dhe e vete asaj. Marin Barleti e vazhdon historine e pasardhesve te Joanes ne disa hulli. Por une nuk dua te zgjatem ne kete aspekt. Eshte interesant qe mbreti Vladislav, i quajtur dhe si Lancilak vdiq mbas 29 vjetesh ne mbreterine e Apolise ne Itali pa lene femije. Dhe fronin e tij e zuri e motra, e cila gjithashtu quhej Joana. Kjo Joane, u martua me Jakov Piceninin, kont dhe kondotier, i cili me te vellane e tij Franciskon, qe qe ne sherbim te anzhuineve kunder mbretit Ferdinand te Napolit, mik i Skenderbeut. Eshte ky Jakov Picenini, qe u thye nga ushtria e Skenderbeut, gjate ekspedites se kryetrimit shqiptar ne Itali me 18 gusht 1482. Barleti flet gjeresisht per Ferdiandin dhe Alfonsin e Napolit, qe qene mbreter dhe aleate strategjike te Skenderbeut.

Po c'dime me teper per Joanen I, te ashtuquajtur te Durresit, mbretereshe te Napolit ne shek.XIV?

Eshte Milan Shuflai mesjetarologu me i shquar ne historine e kombit shqiptar, i cili thote se ne vitin 1372 Ludoviku i Navares, i shoqi i Joanes durrsake, beri nje kontrate me prijesin francez, grafin e Coucyt "per pushtimin e gjithe Shqiperise". Ishte fjala per nje kontrate, qe nese do te pushtoheshin fshatra, qytete dhe keshtjellat e Shqiperise, atehere do te sanksionoheshin disa te drejta juridike per situaten e krijuar politike ne ate qe quhej Mbreteria e Shqiperise. Ky projekt ka nje interes te vecante, sepse kerkon te rikrijoje edhe nje here te ashtuquajturen "Regnum Albaniae" te Karlit I Anzhu, i cili me 1272 krijoi Mbreterine e Shqiperise si nje funksion te shtrirjes se pushtetit anzhuin ne te gjitha territoret bizantine, sidomos ne gadishullin ballkanik. Ludoviku i Navarres mundet te kete qene i ndikuar nga e shoqja e tij Joana e Durresit, qe pikerisht sulmin kryesor ta realizonte ne qytetin e Durresit. Kjo tregon terthorazi pse Joana e nxiste Ludovikun e Navares per kete aksion. Joana perkrahej nga anzhuinet franceze. Roli i anzhuineve franceze ne historine mesjetare shqiptare eshte mjaft i madh. Dihet se princi shqiptar Karl Topia, po i shekullit XIV, ishte nje femije i lindur nga nje baba shqiptar dhe nga nje nene anzhuine franceze. Historia e Karl Topise te kujton ngjarjet e romaneve kalorsiake, ose te romanit gotik ose pikaresk. Konti i Durresit, Tanush Topia beri nje aventure te pabesueshme. Ai rrembeu Helenen, vajzen e Robertit I Anzhu. Helena po vinte me nje anije nga Italia sepse do te martohej me nje kontrate politike me nje princ bizantin. Anija ndaloi ne brigjet e Durresit. Ne kete pushim befas Tanush Topia e pa Helenen dhe u dashurua marrezisht me te. Por eshte e vertete qe edhe Helena u dashurua menjehere me Tanushin. Tanushi e rrembeu Helenen dhe u martua me te. Helena ishte bjonde, nje bukuroshe e hajthme dhe e vendosur nga krahina e Anzhuse ne France. I derguari i mbretit anzhuin ne Durres me kot e kercenoi me emer te Robertit I Anzhu, qe Helena t'i bindej te atit dhe te mos e bente kete marrezi. Helena nuk u bind. Pas nje viti lindi nje djale, fryt i kesaj dashurie te parrefyer. E ema ia vuri emrin Karli ne kujtim te gjyshit te saj Karli I, mbret i Napolit dhe Sicilise, qe ishte njekohesisht edhe vellai i mbretit te Frances, Shen Luizit. Mbas nje viti i ati i Helenes i beri nje ftese Helenes dhe Tanush Topise, qe te vinin ne Napoli, sepse gjoja i kishte falur dhe desheronte te bente nje gosti te madhe per ciftin rebel. Ai u tha atyre te merrnin me vete edhe nipin, Karl Topine. Ne momentin e fundit Tanushi, dyshues dhe largpames nuk e mori Karlin me vete, hipi ne nje anije me gruan Helena dhe shkoi ne Napoli. Pritja paraprake qe madheshtore, u organizua nje gosti e papare por i ati i Helenes hakmarres deri ne fund i masakroi dhenderrin dhe te bijen ne gjume, duke bere keshtu nje veper makbethiane te denje per penen epokale te Shekspirit. Karl Topia i vogel u rrit i mbrojtur sepse jeta e tij kercenohej nga agjentet e mbretit francez. Keshtu u rrit ky personazh i mesjetes shqiptare, nga me te furishmit dhe me jete vetiake nga me te cuditshmet. Karl Topia e mbante veten ne te gjitha mbishkrimet e tij zyrtare si njeri me gjak francez. Stema heraldike e Karl Topise qe ndodhet sot ne Muzeun Historik Kombetar, pasqyron relievin e nje luani anzhuin si dhe igurat e zambakeve anzhuine qe jane simbole mbreterore anzhuine. Kjo steme heraldike eshte me e bukura e te gjitha stemave heraldike te Shqiperise. Ne vetvete kjo steme, ka disa te dhena mjaft interesante, ka nje sistem simbolesh, qe ende nuk jane perkthyer dhe shpjeguar sic duhet. Ne siperfaqen e gurit te kesaj steme paraqitet nje mburoje e vendosur pjerrtas ne kendin e djathte poshte dhe qe ka nje te care persegjati. Ana e djathte eshte e ndare ne kuadrate, ku te kater fushat kane te njejtat figura, nje disk, i cili ndahet ne kendin e djathte ne dy diametra te kryqezuar mes dy kryqeve poshte dhe dy siper. Ana e majte e mburojes tregon nje fushe te mbushur me zambake, mbi te cilen kalon pjerrtas nje vize nga e djathta ne te majte. Ketu duket dhe nje shirit tjeter, qe sipas mendimit te dijetarit austriak Teodor Ippen, ka te beje me nje qafore garash ushtarake, te gdhendur keq, qe ne heraldike ka kuptimin e shenjes se pasardhesit, ose ne nje linje te re te nje familje fisnike. Mburoja e stemes kulmon me nje kaske te mbyllur garash kalorsiake prej se ciles varen poshte te dy temthoret e kaskes, te cilat nga jashte jane mbuluar me lule zambaku. Ne vend te kreshtes apo kurores mbi helmete ngrihet nje jastek drejtkendesh, mbi te cilin rri luani i kurorezuar. Kurora e luanit mban tri pende struci. Stema heraldike e Karl Topise mund te kete dicka te perbashket me heraldiken e perdorur nga anzhuinet ne mbreterine e Napolit.

Nje fakt i pastudiuar deri me sot, qe u ka shpetuar syrit te historianeve eshte se ne qytetin e Krujes, ka ekzistuar kulti i Karlit te Madh, Sharlemanjit, i Frances. Eshte pikerisht nje historian shqiptar e konkretisht, Dhimiter Frengu, qe ka qene arketar dhe njeri fort i besuar i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Dhimiter Frengu ka shkruar dhe botuar nje histori per Skenderbeun, qe ka njohur shume perkthime dhe botime ne Evrope. Dhimiter Frengu ka qene intimisht i informuar, jo vetem pse ka jetuar ne Kruje, por ai ka njohur kancelarine e Skenderbeut, lidhjet e Skenderbeut me boten evropiane si dhe ate qe quhet urbanistika e brendshme e ndertimeve te perimetruara nga muret e keshtjelles se Krujes. Pikerisht Dhimiter Frengu shkruan te zeze mbi te bardhe se ne nje nga sheshet e Krujes ka qene ngritur nje statuje e persosur e Karlit te Madh te Frances. Dhimiter Frengu shton se disa nga princat shqiptare mburreshin se gjoja e kishin origjinen e tyre me gjak francez. Kete gje thote edhe Barleti, qe eshte i vetmi qe ka shkruar se qytetin e Krujes e kane krijuar Topijasit, pra pinjoj me te hershem se sa Tanush Topia, i ati i Karl Topise. Me gjak francez e quajne veten e tyre edhe dukagjinasit. Per mendimin tim ekzistenca e skulptures se Karlit te Madh te Frances nuk duhet vene ne dyshim. Ajo mund te jete nje skulpture e punuar nga ndonje skulptor vendas ose francez dhe lidhet me ngjarjen historike te krijimit te Mbreterise Shqiptare nga Karli Anzhu me 1272 me kryeqytet Durresin. Kulti i Karlit te Madh te Frances, i cili i bashkoi franket dhe krijoi nje perandori te madhe evropiane, me synim qe te krijonte edhe nje perandori boterore, duke perfshire dhe perandorine bizantine ka qene nje motiv krenarie per anzhuinet. Skulptura e Karlit te Madh do te kete qendruar ne Kruje per shume kohe. Kjo skulpture mund te jete hequr nga pushtuesit turq, kur ata zoteronin Krujen, por do te jete rivendosur gjate kthimit te Skenderbeut ne Kruje me 1443. Dhimiter Frengu eshte deshmitar okular dhe rrjedhimisht ai e a pare kete skulpture me syte e tij. Kjo do te thote qe skulptura e Karlit te Madh qe eshte nje paraprijes i idese se nje Evrope te tere shteterore ka sherbyer si nje simbol edhe per Skenderbeun i lidhjes se Shqiperise me Evropen Perendimore.

Askush deri me sot nuk eshte marre seriozisht me analizen e miteve gjenealogjike te princerve shqiptare per origjinat e tyre gjoja franceze. Gjenealogji te tilla edhe fantaziste kane qene tipike per epoken humanistike. Nga ky qerthull i tradites anzhuine duhet pare edhe lidhja e Joanes se Durresit, pikerisht ne kryeqytetin anzhuin, qe eshte vete Durresi, te mbreterise shqiptare.

Te dhena te papritura dhe te cuditshme per Joanen e Durresit gjenden ne librin e studjuesit Aleksander Paramidhisis, kushtuar papes Joani i XXIII, te njohur si Baltar Cozza, i cili ka lindur ne Napoli dhe ka vdekur ne Firence ne vitin 1419. Ne kete liber jepen aspekte te historise te luftes fetare me te cudidshem te mesjetes, midis papeve te Romes dhe antipapeve te Avinjonit. Antipapa Klementi VII, kishte ithtare Pjetrin e lumtur te Luksenburgut si dhe shenjtorin Vikentij (Ferie). Klementit i sherbente edhe Koleta e Shenjte, e cila vetem 100 vjet pas vdekjes u shpall shenjtore dhe u perligj vetem ne kohen e papes Piu i VI. Papa Urbani VI kishte ithtare Pjetrin e Aragonit dhe Katerinen e Sienit. Pikerisht shenjtorja Ekaterine e Sienit e keshilloi Papen Urbani VI te shpallte nje kryqezate kunder Pseudopapes antikrisht, Klement. Me 1378, Urbani e mallkoi mbretereshen e Napolit, Joanen Durrsake dhe e shpalli te rrezuar sepse ajo u bashkua me Klementin. Ne bulen e tij te dt.31 prill 1380 Papa Urbani e quajti Joanen Durrsake (bije te padrejtesise dhe te mekatit, heretike dhe incestare). Papa therriti nga Hungaria Karlin dhe me ushtrite e Karlit e shkaterroi mbreterine e Napolit, duke vrare dhe cuar ne mjerim tere trashegimtaret e Joanes. Konkretisht, ne sulmin kunder Joanes, Papen Urban e ndihmoi shenjtorja Ekaterina eSienit. Ajo shkoi ne Hungari dhe e bindi mbretin hungarez, qe te dergonte ne Napoli nipin, Karlin, qe u quajt Karl Durrsaku. Karli e perkrahu Urbanin dhe e sulmoi hapur. Ai ne fillim kapi rob Ludovikun e Navarres pastaj dhe Joana Durrsakun. Urbani VI i futi ne burg dhe i mbyti duke i helmatisur. Mbreti i Napolit u shpall Karl Durrsaku. Eshte shume i cuditshem ky percaktim, sepse quhej nje titull shume i larte qe krahas titullit mbret i Napolit, te quheshe edhe i Durresit. Nuk kaloi kohe dhe midis Karlit dhe Urbanit linden kontradikta. Keshtu ne "Analet Redio" thuhet se Lufta midis Karlit dhe Urbanit arriti aq larg saqe papa Urbani e c'kisheroi Karlin madje dhe gruan e tij, Margariten si dhe femijet deri ne brezin e IV-t. Per te vepruar kunder Karlit, i quajtur Durrsaku, papa Urbani caktoi Baltazar Cossa. Karli u zemerua shume me Papa Urbanin dhe vendosi ta sulmonte ne tokat e tij dhe ta debonte. Mbreti Karl e rrethoi Papen dhe ne "analet napolitane" thuhet se e qelloi pallatin e Papes me katapulta. Sekretari i papes Dihtri Fon Nim ka shkruar: "qe te hakmerrej sadopak kunder Karlit Papa Urban VI dilte kater here ne dite ne dritaren e keshtjelles me qiri ne njeren dore dhe zile ne tjetren dhe me ze te larte, solemn, me sa fuqi kishte mallkonte mbretin Karl dhe ushtrine e tij. Karli e deboi Papen nga qyteti Nocera. Papa shkoi ne Salerno. Karli pas pak vdiq. Mbeti mbreteresha Margarite nje vejushe shume trime. Papa Urbani beri mallkimin publik te mbretereshes dhe arriti qe te vriste edhe ate dhe djalin, trashegimtarin e Karlit.

Keshtu mbaroi kjo histori e denje er subjektet e romaneve te Aleksander Dymase. Ajo qe na intereson ne kete shkrim eshte fakti qe ne shek.XIV ne historine e intrigave te dy kishave, te Romes dhe te Avinjonit nderfuten dhe personazhe shqiptare, sic qe Joana e Durresit. Emri i Durresit qe aq i famshem sa qe edhe Karli i Hungarise mbasi ta pushtonte Napolin do te mbiquhej Karli i Durresit.

Duke lexuar nje guide te Napolit kam rene ne gjurmet e varrit te Joana Durrsakes ne nje nga kishat e ketij qyteti. Do te ishte me interes te mesonim me shume dhe konkretisht per kete varr monumental. Studjuesi Fabian Miraj me siguron se ka pare me syte e tij ne Manastirin e Shen Klares, varrin origjinal te Joana Durrsakes. Ky varr ndodhet prane nje varri tjeter te nje princeshe e cial quhet Anjeze Durrsaku. Ekzistenca e ketyre monumenteve te nderlidhura me emrin e lavdishem te Durresit i ben nder mesjetes shqiptare. Amen!
 
Top