Barezi: Milani mund ta mposhtë Realin

Një nga qendërmbrojtësit më të mirë të historisë së Italisë dhe jo vetëm dhe ish-kapiteni legjendar i Milanit, Franko Barezi, e ka cilësuar shumë të rëndësishme ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë të shtunën e ardhshme në Livorno. Do të jetë një takim delikat, sepse vjen pas derbit të humbur. Kemi nevojë për një rezultat pozitiv, sepse më pas i afrohemi Champions Ligës, kështu që do të jetë thelbësore marrja e një rezultati pozitiv kundër Livornos për të shkuar më pas në Marsejë me më shumë besim në forcat tona, ka thënë Barezi, i cili e ka cilësuar një kundërshtar të rrezikshëm skuadrën franceze.

Transferta në Marsejë nuk do të jetë e lehtë. Ndër të tjera, skuadrat franceze janë të rrezikshme sepse janë shumë të shpejta, të forta fizikisht. Kështu, do të kemi nevojë për Milanin më të mirë. Më pas, në lidhje me sfidën që i pret kuqezinjtë me Realin e Madridit: Të ndeshesh me Realin besoj se është gjithmonë e vështirë dhe ashtu siç jemi ndeshur ne në të kaluarën do ta bëjmë edhe tani. Eshtë gjithmonë një nga skuadrat më të mira në botë që ka fituar gjithçka, por Milani nëse luan si Milan mund ta mposhtë Realin, ka thënë Barezi.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=884. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=884