Bardhyl Ajeti, heroi i Gazetarise Shqiptare.

Bardhyl Ajeti, heroi i Gazetarise Shqiptare.

U dha nje Lajm se vdiq ne spitalin e Milanos gazetari Bardhyl Ajeti te cilit i bene atentat Kriminelet "ne hije" sikurse e cilesonte me plot te drejte nje bashkatdhetar.
Me gezim do jet pritur ky lajm nga skenaristet e vrasjes.
Ketij gezimi cinik po i shkon per shtat dhe nji heshtje e turpshme nga Mediat shqiptare.
Ai ishte Heroi i Mediave, ne se me Media do kuptojme Fjalen e lire.
Ngushellime Familjes dhe gjithe atyre qe e lexuan me respekt Fjalen e lire te se Vertetes qe Bardhyli na e dhuroi duke vene jeten e tij ne rrezik.

Lavdi ketij heroi te diteve tona.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Bardhyl Ajeti, heroi i Gazetarise Shqiptare.

Eshte i gjashti gazetar qe vritet dhe vrasesit nuk gjenden!Kjo eshte paksa e cuditeshme.

Bardhyl Ajeti ishte nje gazetar trim e i guximshem,i cili demaskonte klanet mafioze ekonomike-politike!

Pushofte ne paqe!
 

shuquri

Primus registratum
Re: Bardhyl Ajeti, heroi i Gazetarise Shqiptare.

Gjynah, vërtetë. Vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti besoj se ka tronditë çdo njeri të arsyeshëm. Nuk e kam njohur dhe s´di nëse kam lexuar nja dy-tri shkrime të tija. E kam të zorshme të jap ndonjë vlerësim për te, por si duket ka vepruar në kornizat e asaj gazetarie që sot bëhet në Kosovë: akuzohen njerëzit para se këtë ta bëjë gjyqësia(!)Në thumb të kritikës vihen njerëzit pa ofruar argumente të duhur...Provohet të kopjohet gazetaria evropiane vetëm nga ideja, duke lënë anash përvojën,përditshmërinë. Mbi 80 për qind e informacioneve ( ky është mendimi im personal) tek mediat shqiptare i kushtohet politikës dhe politikanëve. Ku mbetet njeriu i rëndomtë? Heronjtë e gazetarisë këtu do të dëshiroja ti shoh.

Shpresoj se i ndjeri Bardhyl Ajeti nuk është vrarë për shkak të punës që ka bërë si gazetar. Gazetarët në Kosovë ballafaqohen me probleme të mëdha, praktike dhe profesionale. Këtë e kuptoj dhe jam i vetëdijshëm për pozitën e tyre të zorshme. Por, kujtoj se edhe fjala e lirë nuk duhet keqkuptuar dhe keqpërdorur. E drejta e fjalës së lirë duhet të kultivohet dhe të mbrohet prej të gjithëve njësoj.

Të shpresojmë se gazetarët nuk do të ngucen më ndër shqiptarë. Paqeja të rrojë ndër të rënët dhe ndër të gjallët.
 
Top