Barcelona triumfon në Ligën e Kampionëve

Sweety el

Locus omnem
Djemtë e Guardiolës japin më të mirën e tyre në një finale madhështore të Champions League dhe fitojnë 3-1 përballjen me Manchester Utd në Wembley të Londrës. Pedro, Messi dhe Villa firmosën fitoren e Barçës në këtë finale. Në fillim ka qenë Pedro i cili ka kaluar në avantazh Barçën në minutën e 27-të, por Rooney ka barazuar në minutën e 34-rt. Pjesa e parë ka mbaruar në barazim, ndërsa e dyta ka folur vetëm për katalanasit. Në minutën e 54-rt Messi ka shënuar një gol spektakolar duke i çuar edhe një herë spanjollët në avantazh. Goli i fundit i ndeshjes është shënuar nga David Villa i cili ka firmosur përfundimisht fitoren e Barcelonës dhe konfirmimin e saj si kampionen e Ligës së kampionëve.
73225ebf35e045acb3898d8c625997dd.jpg
 

Sweety el

Locus omnem
Barça e magjishme, fitore e spektakël ndaj “Djajve”Fiton Barcelona, sepse vazhdon të jetë skuadra më e fortë që ekziston. Fiton Barcelona, sepse çon drejt golit të tre sulmuesit e saj dhe ndërton të paktën dhjetë raste të pastra. Fiton Barcelona, sepse kundër kësaj skuadre, nëse luan ballazi, kthehesh në dhomat e zhveshjes me dinjitet, por detyrimisht i mundur. Në “Uembli”, “marsianët” e Pep Guardiolës kanë mposhtur 3-1 Mançester Junajtid, duke ngritur trofeun e katërt të Champions League në historinë e tyre dhe duke arritur Ajaksin dhe Bajernin e Mynihut në “pemën e artë”
 

gangsterja

Primus registratum
Normal qe BARCELONA eshte kampione e botes.Askush nuk krahasohet me ta
BARCE,You Are the best!!!!!!!!!!!!!!
 
Top