Barcelona shpallet sërish Kampione e Spanjës

Universal

AnonymouS
Messi-duke-festuar-golin-e-fitores-480x358.jpg

Barcelona e ka fituar trofeun e parë për këtë edicion. Katalonjasit u shpallën kampionë të La Ligës. Ata triumfuan edhe në sfidën e zhvilluar në Vicente Calderon kundër Atletico Madrid. Të besuarit e Luis Enriques triumfuan 1:0, me një gol fantastik nga Leo Messi pas një aksioni mjaft të bukur (video më poshtë). Kur mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur Barcelona ka 93 pikë në vendin e parë në renditje, 4 më shumë se Real Madrid, skuadër e cila po ashtu fitoi sot. “Mbretërit” triumfuan 4-1 kundër Espanyol në udhëtim. Ky është titulli i 23-të në histori të Barcelonës në La Liga.

 

joetisti_

Locus omnem
forca Fieri oe oe oe !!
une s'jam tifoz fare, s'me intrigon as ndeshja qe per disa eshte nje furtune e vertete. Ne kampionat boteror jam pak disi dhe tifoj per Italine. Ky Mesi, u fol sikur ishte prane apo e kaloi Maradonen. Kush i ha keto perralla ! Maradona nuk lind me ! (edhe pse gjalle eshte :p)
 
Top