Barcelona-Inter shkëmbejnë trajnerët

Barcelona-Inter shkëmbejnë trajnerët

guardiola-vs-mourinho-rf_12411-150x150.jpg
Pas nje have Barcelona dhe Inter do te perballen ne Kamp Nou, per turin e peste te ndeshjeve ne grup, per ligen e kampioneve. Nje sfide thuajse percaktuese per te dy formacionet, ku rreziku i eliminimit eshte real. Por kjo ndeshje sikunder shkruan sot Tuttosport nuk eshte e rendesishme vetem per momentin e tashem, por dhe per te ardhme, ku projektohen dhe ndryshime ne stolin e drejtimit. Morati nuk e ka fshehur vleresimin e madh per Jose Mourinhon, por nese ne ligen e kampioneve gjerat nuk do te shkojne sic ai i deshiron atehere president ii Interit mund ti jap fund raporteve me teknikun portugez. Dy emra rrethohen, per zevendesim: i pari eshte Lorant Blank, qe po ben nje pune mjaft te mire me Bordon, qe nese vjen mund te marre me vete dhe mesfushorin e talentuar Joan Gourkuf. Emri i dyte eshte Pep Guardiola, qe Morati e ka vleresuar gjithnje dhe per faktin se brenda nje sezoni debutimi e ngriti Barcelonen ne majen e futbollit evropian. Morati mendon per Guardiolen pasi kontrata e ketij te fundit perfundon ne veren e vitit 2010 dhe deri tani asnje levizje per riperteritjen e saj. Arsyeja paresore eshte se nderkohe perfundon dhe mandati i Laportes si president i klubit katalanas. Dhe Guardiola pret te marre siguri nga drejtimi i ri presidencial. Ai qe mendohet te zevendesoje Laporten eshte Xavier Sala Martina, qe nuk do te kete problem te realizoje tre synime: Robinho, Fabregas dhe kontrata e re me Guardiolen. Por skenari mund te ndryshoje i plote, nese si president zgjifhet Sandro Rosell qe mendohet te luaje me karten-Mourinho. Mbi keto spekullime, per momentin ndoshta Guardiola dhe Mourinho mund te ndryshojne vendet me njeri-tjetrin.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23980. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23980
 
Top