Barcelona favorite edhe këtë sezon për Champions
6 trainerë nga ekipet më të mria pjesëmarrëse në Champions league thonë se Barcelona është skuadra favorite edhe për këtë sezon. Manuel Pellegrini i Real Madrid, Abel Resino i Atletico Madrid, Leonardo i Milanit e Ferrara i Juves e disa të tjerë, kanë pranuar se skuadra katalanase është ekipi për tu mundur. Por nuk kanë lënë më pas as Manchester United. Madje dikush prej tyre ka thënë se nuk është çudi që këtë sezon edhe finalja të jetë sërish mes tyre. Duke folur për forumin e UEFA-s Ciro Ferrara i Juventusit ka dhënë një përgjigje të prerë. Fituese është Barcelona. Ndërsa Leonardo i trembet edhe Chelsea. Pelegrini është treguar evaziv në përgjigjet e tij duke thënë se nuk mund të parashikojë për faktin se janë 7 ose 8 ekipe që do të luajnë fort për trofeun e këtij sezoni.
Por në këtë forum kanë munguar Pep Guardiola i Barcelonës e Jose Mourinho. Për katalanasin mund të jetë çështje supersticioni, ndërsa portugezi nuk i pëlqen të hyjë në këto diskutime. Nuk kanë qenë të pranishëm as Ancelotti e Benitez.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22186. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22186