Barcaleta

el_che

Primus registratum
Re: Barcaleta

Zbret nje katunar ne qytet, bashke me lopen e vet. Ec e ec dhe sheh nje Kafe-Bar. E lidh lopen jashte, hyn brenda ulet ne tavoline e i thote kamarierit: Une dua nje kafe, ndersa lopes coji pak bar.


Tre persona gay po bisedonin njeri me tjetrin, se cfare do deshironin te ishin ne jeten e pertejme.
I pari thote qe deshiron te jete qiell. Pse e pyesin te tjeret???
Dua te jem qiell, sepse zoggte fluturojne ne te...
Hidhet i dyti e thote qe don te jete det.
PSe e pyesin te tjeret??? Ky i thote qe deshiron te jete det, sepse peshqit kercejne ne te... /pf/images/graemlins/tongue.gif
I treti thote qe deshiron te behet AutoAmbulance.
Pse e pyesin dy te tjeret te habitur???
Ky i thote qe deshiron te jete autoambulance sepse. kur semuret nje pacient, hapet dera prapa, nxjerrin jashte barrelen, e vendosin pacientin ne barrele, e fusin barrelen brenda ne makine, i mbyllin dyert makines, por me e bukura eshte qe kur makina ecen ne qytet ben: UAUAUAUAUAUAUAU
/pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

emiljo

Primus registratum
Re: Barcaleta

Nje mekatar kerkon te dije se c'do te thone per Zotin nje milion vite.
Zoti i pergjigjet: "Biri im, nje milion vite per ty, per mua s'jane me teper se nje minut"
Mekatari, mendohet pak edhe i thote: "Po atehere nje milion dollar sa jane per ty?
Zoti: "Po c'te them une, nje cent...jo me teper"
Mekatari: A po ma fal nje cent i dashur baba"
Zoti: "Prit nje minut..."
 

besnik

Forumium praecox
Re: Barcaleta

Lopa dhe fshqtari

Nje dite nje fshatare po priste per nje furgon qe te ikte ne shtepi po asnjeri nuk ndalonte se ky kishte dhe lopen me vete. me ne fund ndaloi njeri dhe e mori lopen e lidhi mbrapa furgonit dhe u nis. filloj t`hecte shoferi me 20 km/h qe mos lodhte lopen po lopa nuk u lodhte, e rrit shpejtesin shofer 40 prape lopa 60 prape arriti shoferi 110 dhe kur shef lopen qe kishte nxjerre gjuhen dhe thote me vete ja futa lopes dhe i thote fshtarit. fshatari"e ka nxjerre gjuhe se do me t`parakalu"
 

Raptor

Primus registratum
Re: Barcaleta

Kishin shku ne ferr nji amerikan nji rus edhe nji shqiptar. Edhe takohen me dreqin. I thet dreqi qe nqs kaloni 3 prova shum te veshtira, keni mundesi me shku ne parajs.
Prova e par ishte me pi nji liter raki.
Prova e dyt ishte me i dhan doren nji arushes ne shpell masi te pish rakin.
Prova e tret ishte me e ba* ate me nji vajz masi tja jepsh doren arushes.
Fillan me pi amerikani raki pa ky ishkreti dehet me 200 gram edhe rrin ne ferr.
Ky rusi me veshtiresi te medhaja pin nji liter raki mirpa sa hin te shpella e arushes per me i dhan doren, degjohet nje e beritun edhe nuk del ma ky...
Ky shqiptari pin nji liter raki dhe futet te shpella e arushes. Aty degjohen te bertituna, klithma, termet.... Kur del ky shqiptari tu ju marr kamt edhe thet:
Ku asht aja vajza tja jap doren?
 

Raptor

Primus registratum
Re: Barcaleta

Ne oren e teologjise kishte shkuar prifti ne fillore dhe po thonte:
Zoti te dashur femije eshte i kudondodhur. Eshte ne zemrat tona, ne shtepite tona, ne rruge, lulishte... pra gjithkund.
Pa pritur degjohet nje ze femije.
Zoti prift, po ne bodrumin e gjyshit tim a eshte Zoti?
Prifti i cuditur nga kjo pyetje thote: po femija im.
Femija: Jo z. prift. Nuk eshte e vertete se gjyshi im nuk ka bodrum.
 

Gentian Memaj

Forumium praecox
Re: Barcaleta

Fillimisht postuar nga GuNsMOB:
[qb] ohhh kkk kjo asht nAnglish po une po e perzij anglisht/shqip/harabasdlasisht

Na ishin 3 veta ci e gjeten vedin ne nji ishull plot me kanibala. Kanibalat i thane atynve nqs se doni me permijetu ju duhet me ba 2 gjana per ne. Gjaja e pare ishte ci me shku ne pyll e me gjet ka 10 kokrra fruta...oH k ata shkojn.... i gjejn edhe vjen i pari. Aj i pari kishte marr nja 10 kokrra Molla. Tash i thojn kanibalat shum mire e kalove shkallen e pare...shkalla e dyte..tesh Ti ke me i marr njata 10 kokrra e ke me i fut nB...... (he had to stick em up his @$$)...edhe i thane ci po levize nji inch te kena hanger... . Oh K Thot aj i shkretii e fut te paren, te dyten...te e treta... levizi pak.. e kanibalat e hangren. (ky rreziku shkoj nParajs).
Tesh vjen i dyti me nja 10 kokrra qershia... Tesh i thojn edhe ktijt te njajten gja ke me i marr njata 10 kokrra e me i fut nB.... . Edhe po levizi nji inch kishin me e hanger edhe ate...Oh k thot aj i shkreti gjethca per mijetu. Merr e fut te paren..te dyten te treten e kshtu me rradh deri te e 9nta. Mas te Nantes aj fillon e QESH tu u zgerdhi..tu i dal lot per syve prej tQeshunave. E kanibalat habiten e hajn edhe kyt Rrezikun. Tesh ky shkon nParajs....
Atje nParajs Aj i pari e shef kyt t'dytin edhe i thot..
- Po ti mer rrezik edhe nji kokerr edhe kishe pshtu po ca pate ci qeshe ashtu?
Ky ja kthen prap tu qesh...
- Po ja ma... a e din pse qesha...se pash ate tjetrin tu ardh me PINNEAPPLES!!!!! (ata frutat tropikale te mDhaja nGJyr kafe..qi kan gjethe jeshile nMaje..spo me kujtohet emri nShqip mem vra) /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Une s'di anglisht po ka shum mundsi me kene ananas.
 

Gentian Memaj

Forumium praecox
Re: Barcaleta

Nji plake bajagi n'moshe thrret noterin per me i lan amanetet. Tane jeten, i thote, kam punu e kam arrit me kursy njikta lek. Tashti kam mendu qi me 3/4 e tyne kur t'vine dita, me ba nji funeral qi me ma pas lakmi tan lagjja. E dyta, meqe kur kam kene e re kam kene sh. e shemtume e kerkush s'mi ka hjedh syte kurre, tesh, me 1/4 e lekve du me ba qejf. Meqe noteri ishte i ri e i pashem, plaka ia hjedh muhabetin rrotull e rrotull. Noteri i thote se do t'flasin me grun. E shoqja nji here u ba me nerva po mandej kur mendoj ma gjate se ato lek iu duheshin u bind.
Noteri i thote te shoqes me e shoqnu me makine e mandej me shku me e marre masdite. E i thote qi kur te jesh te shpia e plakes bjeri borise e une do dal menjihere.
E kshtu bane. Masdite e shoqja shkon te shpia e plaks e i bjen borise.
I bjen nji here, hic, i bjen dyten here hic, edhe t'treten po ashtu. Athere e nervozume n'kulm i bjen borise pa nderpre. Nfund del i shoqi n'pexhere
e i thote "zemer hajde masnesrit se plaka ka vendos me u varrose me shpenzime t'bashkise"
 

el_che

Primus registratum
Re: Barcaleta

Ne darken e fundit te Jesusit me apostujt ka ndodhur:

Jezusi, mori buken, e theu, u falenderua e tha:
Pjeter me kalo pak gjalpin

/pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

edmeraku

Primus registratum
Re: Barcaleta

takohen 1shkodran 1italian 1vlonjat thot
italiani:kaq mire e bej un at punen sa krishti qe kam mbi shtrat heq durt nga kryqi dhe duartroket
vlonjati:kaq mire e bej un sa madona qe kam mbi shtrat ja nis e qan lot gjaku
shkodrani:une kam pikturen e darkes te fundit dhe shejtet kur mbaroj un ate punen bajne "la ola"
ps.per ato qe nuk kuptojne "la ola" ulen e ngriten si ne stadium
 

Raptor

Primus registratum
Re: Barcaleta

Nje mesues shkodran ne kohen e komunizmit e transferojne ne Dropull. Diten e pare fillon me apelin e nxenesve. Emrat ishin shum te veshtire per tu lexuar te tipit Penellopi Papapavllo, Izmin Kukuzumo etj. Keshtu duke hequr keq vazhdon mesuesi deri sa arriti te nje emer shume i veshtire.Nejse! Mesuesi provon heren e pare ta thote mirepo i ngecen fjala ne fyt dhe i turperuar shfryn me vehte:
Ça keka ky emer ja dhesha zotin!! Kur sa filloj te lexonte perseri emrin degjohet nje ze nga fundi i klases qe i zene si ne faj belbezoi dicka dhe nuk e la profesorin te mbaronte ate emer te jashtezakonshem. Mesuesi edhe me i nevrikosur nga kjo nderprejre i kthehet me ton: Po ti mar ca pate?
- me fal z. mesues qe nuk tu pergjigja menjehere.
-pse mar si e ke emrin ti?- pyet mesuesi
-Dheftiqi Zoto - pergjigjet nxenesi
 

giorgio

Primus registratum
Re: Barcaleta

Ishin dy shoke te ngushte Shkodrane mirpo njeni prej tyne shkon ne Amerike,keta ishim mesu me pi gjithmone bashke dhe tash qe ky meti vetem i thote kamarierit mi ban dy teke"kamarieri nuk e dinte kete pune:edhe e pyet:po pse dy teke a ban me me thane,i pergjigjet;njenen per vedi e tjetren per shokun qe kam ne Amerike,aaa thot kamarieri i habitun,...
Mas disa kohesh shkon ky Shkodrani ne klub edhe i thote ma ban nji Dopie..,dhe e pin,kamarieri i thote po pse vetem nji sot,Shkodrani: Jam tuj e pi per ate shokun mare burr se une kam lane pijen...hahaha..
hajt tung te gjithe atyne qe tregoin barcaleta...
 

genci

Primus registratum
Re: Barcaleta

Spec djegës

Nexho Shabani jep udhëzimet e rastit!



Javën e kaluar, humoristi pa liçensë i Shkodrës, Nexho Shabani, shkoi në Tiranë. E kishte marrë etja tmerësisht dhe kishte nevoja ekstreme… Hyri në një lokal dhe porositi një kafe. Gjatë kohës që po priste kafenë vuri re, një copë letër në një derë, që i shtini hatanë: “Wc-ja nuk funksionon, është në rikonstruksion emergjence tranzicioni”. Kamarieri ja solli kafen pa ujë. Nexhoja duke turfullur sa me vete e sa për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve iu drejtua kamarierit, në mënyrën gjysëm butësore-urdhërore:

- Ore byrazero, dua edhe ujin, apo e ke harruar se kafja shkon me ujë. Ma bjer një gotë të madhe plot me ujë të ftohtë!

- Uji është pa para o Shkodra, por nuk kemi ujë përditë, nuk ka në tërë Tiranën, të betohem – u përgjigj kamarieri me pak dhelpëri e me shumë seriozitet.

- Uji në ekonominë e tregut asht me pare, o Tirona, po edhe me kenë pa pare, pa ujë nuk rrohet përditë e nuk di si nuk çoheni e me e përmbysë qeverinë që ua ka mbyllë të gjitha rubinetat, o ndryshe me mbytë veten.

- Amon o Shkodra, mor ta marsha, mos më ngatarro me politikë se kom ene tre kalamoj. Si ta përmbysim qeverinë kur nuk don ene PD-ja?!- përgjigjet kamarieri me pak ironi e duke ngrysur vetullat.

- Ty, mor byrazer tirone, përveçse rubinetin e ujit, ta paskan mbyllë ene rubinetin partiak, por lene kafen fare e ma bjer nji ujë gline Gjinokastre, se ky shkon pa kafe, taksirati jem me e pi kafen pa ujë, në nji lokal tjetër ku funksionojnë Wc-ja pa pare…
 

genci

Primus registratum
Re: Barcaleta

Humori i Ramiz Memçes

Humor i tipit “Vapik”



Pasi s’qe e zonja të mblidhte paratë e konsumatorëve, Drejtoria e Ujësjellësit të qytetit, për të bërë demek se jemi duke bërë përpjekjet maksimale, nxori në tre Tv. private lokale parrullën: “Uji është jeta, paguani ta gëzoni”! Megjithatë në arkë nuk u arkëtua gjë. Duke e parë drejtorin si të mërzitur, (se mos e ndërronin) një punëtor servil i thotë:

- Drejtor, s’na piu ujë as kjo parrullë. Duhet ti lëmë fare pa ujë gjatë gjith verës dhe pastaj ta ndërrojmë parrullën “Pa para s’ka ujë, paraja është jeta”!

- Se ke keq, kësaj i shtojmë edhe parullën tjetër: “Paraja shpon detin dhe ujësjellësin dhe mbyllë rubinetin”. Ishalla janë ujëpirëse këto parulla.

***

Një intervistuese e Tv. lokal të qytetit tonë ju drejtohej qytetarëve në rrugë me të njëjtën pyetje: - I njihni emër për emër të gjith deputetët e Shkodrës? Por për çudinë e saj ajo mori pothuajse prej shumicës të njejtën përgjigje: -“Pse kanë emra deputetët e Shkodrës”?! Ndërsa njëri që ishte si gjysëm dejshëm i tha: -“Pse kaq të rëndësishëm po tu duken ty deputetët e Shkodrës, sa me jau mbajt mend edhe emrat përmendësh? Emrat ja kam harruar, se si i thonë “kur të shof me sy më bjen ndër mend për ty”, ata rrezik se ja kan harruar emrin edhe vetes, as me humor nuk na mbajnë në orën gazmore të Kuvendit, e i thonë vedit shkodranë.”

***

Në Piacën e Shkodrës, njëri që e kishte si me dyshim e ndalon një deputet dhe e pyetë: -A më bahet a je ti deputeti F. fisteku i zonës tonë Nr.3 apo e kam gabim?

- Jo, jo nuk je hiç gabim, unë dora vetë jam.

- Ashtu, po si s’ta ndigjueme barem as zanin more burrë, apo je kuvendar memec?!

- Ta jap fjalën se në legjislaturën tjetër, do të më dëgjosh sa të mërzitesh.

- Pse në këtë legjislaturë ke pirë të kuqa vezësh për kurë zani?

***

- Aje në ndonjë Parti, a merresh me politikë?

- Po mor jam demokrat.

- Edhe unë isha demokrat, por për ca interesa të përkohëshme kalova me të majtën.

- More edhe unë thashë se po ndrroj pak e kalova me Dash Shehin si demokrat i rinovuar, po nuk më eci.

- Ç’rinovoju edhe një herë burrë e kthe prap me Salën, se po fitoi edhe mue m’ke atje.

***

Dy malësorë e lënë të takohen pasdite diku në Shkodër.

– E ku po tokohna, burra?

– Tu qajo saranxha e madhe qi e hedh ujt përpjetë havadan, a si i thonë tryshe tu

shatrivani.

- N’kohën tonë jem tokue tu truma e Dugajve Reja, por qajo se hidhte shurrën përpjetë si qeky shatrivani.

***



A keni në Shkodër kinema verore? – pyetë një tiranas një shkodran.

- Ne në Shkodër nuk kemi as kinema dimërore e jo ma që për verore, pranverore e vjeshtore as që bëhet fjalë.

- Po jetë nate a bëni?

- Po bëjmë deri në orën 24.

- Po pastaj?

- Pastaj bëjmë gjysmën e vdekjes, se na i fikin dritat.

***

Njerëzit po ktheheshin në qytet me autobus, pas një rasti varrimi. Me ta ishte edhe hoxha që pas një heshtje, pa i thënë kush filloi të predikojë: - O njerëz hiqni dorë nga të mirat materiale të kësaj dynjaje, se kjo është dynja e rrenë, asgja tjetër”.

- Mirë more hoxhë effendi, se këtë e kemi dëgjuar edhe ne, por meqw kjo dynja wshtw komplet e rreme edhe tw mirat materiale a nuk janw tw rreme?!

***

- Po çfarë punon atje në Itali se dua të vij edhe unë? – e pyetë njëra një kojshien e saj emigrante që kishte ardhë me pushime.

- Po ja laj pjata në një lokal.

- Uf me la pjata, a nuk ka ndonji punë ma të mirë për mue që jam edhe ma e re e ma e bukur se ti?

- Ka me la mbrapanica e paranica plakash e pleqsh italian.

- Ça flet moj, a ka ndonji tjetër ma të mirë?

- Po moj, ka në rrugë te semafori, po aty të lajnë ty…

- Jo moj te semafori, nuk më pëlqen, ku mund të duroj tuj u tregu drejtimin shoferave italian tetë orë në ditë.

- Lum motra rri në Shqipni se je mirë…

***

Hajde djathë dhie, - po reklamonte me të madhe një fshatar në treg.

- Me të vërtetë është djathë dhie, e ke me garanci apo ja fut kot? - i thotë një ri, që as kishte ndërmend të blinte djathë fare.

- Na more provoje pak e ndie se sa i vjen era dhi.

Pasi e provon një copë të mirë riu i thotë: - Nuk jam shumë i sigurtë se a asht djath dhie a thiu, por duhet me thirrë një shokun tim specialist, që i thonë Bokotola.

Katundari ia kthen: - More zog dreqit jam tuj të shitë djatth të bardhë dhie e jo djath thiu të zi afrike…

***

Në një shtëpi burri dhe gruaja po shihnin një film me skena erotike. Papritur në një skenë më të veçantë burri ndërron stacion. Gruaja e pyetë: - Pse e ndërrove more?

Burri i përgjigjet: “Kena vajzën tuj u rritë në djep”.

***

- Pashë zotin , o burrë, pse ka pasë brirë Skënderbeu?

- Ku dreqin t’ka shkue mendja tek kjo pyetje moj?

- E kam parë në Kuvendin Popullor në television.

- Si duket duhet t’ia ketë vënë Donika ato brirët, por mos t ë shkojë edhe ty mendja se po mi vën edhe ti mue – i tha me rreptësi burri.
 

genci

Primus registratum
Re: Barcaleta

Nexho Shabanit i takoi të rrinte këto ditë në një tavolinë me Paulin Selimin. Me kenë se asnjëri s’po e qeraste tjetrin, për me thye akullin flet i pari Nexhua: - A a e more vesh Ppaulin? J..J..Ja hodhën Arta Dades me “vu..vuvulën e Skanderbeut”, haharxhoi dhetmijë dollar për ta sjellë në Shqippni dhe i ddoli fallco. Ddanezi kishte kenë mmmashtrues…

Paulini i përgjigjet javash, javash:

- Jo mor Nexho, nuk ja ka hedhë njeri kollaj Artës personalisht, ja kanë hedhur shtetit shqiptar, se Arta ban si ban e i fiton 10 mijë dollarë të tjerë.

- Edhe ne ppo ia hedhim kamarierit me dy kafe, je ar Ppavlin, na ruej kur të dalim nninternet - e mbyll humorin Nexhua.
 

Gjino

Primus registratum
Re: Barcaleta

Nje burri i mante goja ere dhe eshoqja i thote maje nji tik-tak ne goje I ati i burrit e pavi te birin me sahat goje qe po i sillej reth shtepise dhe e pyet ca e ke at sahat ne goje?
Me ka than gruja maje nje tik tak ne goje se ti vjen ere e rand :lol:
 

Gjino

Primus registratum
Re: Barcaleta

Po udhtonin me avion Sala,klintoni,Shiraku dhe presidenti i kines mas nji kohe piloti lajmeron se avioni ka difekt dhe se duhet te paisen me parashuta dhe te hidheshin.Por problemiishte se nuk kishin 4 parashuta por 3 Sala i thote po hellim kinezin me canten e shpins kurse na te tre po hidhna me parashuta.Klinton spranon ta bajm me votim. Vojne dhe masandej i numrojn ato Sala ipari me5 vota
Klinton me 3 vota
Shiak 3 vota
Kinezi 2 vota
dhe e lajne me hedh kinezin me cant shpinet por Klintoni kujtohet ti numrojm edhe nji here votat kur pa Salen me 5 vota po si te dolen 5 ty na jena 4 vete ketu :wave:
 

Garuzhda

Primus registratum
Re: Barcaleta

Nje vlonjat dashurohet me nje dukagjinese!!!!!!! E dini se ç'fare ndolle?
Ai vlonjati ishte skafist dhe kishte shume pare, nje dite te bukur njerezit e vajzes i trokasin ne dere dhe i thojne djale na e ke gjakun borxh. pse i thote ky? Si pse vajza jone eshte me barre!! Po s'ka problem i thote ky se rrogullohemi. ne rast se eshte vajze do ju blej nje vile 3 katshe ku te doni, ne rast se shte djale do ju blej nje vile 3 kateshe si dhe do ju jap nje milion dollar, uuuuuuuuu bajne ato te çuditur sa mire!!! ne ate moment nderhyne skafisti prit thote se ka edhe nje klauzol tjeter? ne rast se e humb fmine nuk keni gja dhe me leni rehat. ne ate moment nderhyn kryeplaku dhe i thote ::: Shiko djalo ne rast se e humb fmine ti je ka na e ngren prapppppppppppp
 

Gjino

Primus registratum
Re: Barcaleta

Bin Laden i telefonon Bushit dhe ithot qe kam dy lajme njeni i mire e tletri i keq ,Bushi ithote pa he.Lajmi imire asht qe une po vi dhe lajmi keq po vi por me avion
 

genci

Primus registratum
Re: Barcaleta

te Qeshim Prej Hallit

Tanë mëhalla “Liria” në terr. Ndërkohë Qazoja e Kija po bajshin dashni. Kija po i thotë:

-Ma avaash Qazo buurr, se po ngatarroon ulluuk e po e çoon ke dyyshii.

-Po teerr hesapii moj Kii, nata zezë terri zi, harapi i zi, çdo gjaa ban vakii edhe me ngatarru ulluk nuk asht çudii!


----------------------------------------------------
Në burgun politik të Spaçit, dikur kur shfrytëzoheshin të burgosurit nëpër miniera me nga tre turne, në një mur kishin shkruar parrullën: “Në socializëm është hequr shfrytëzimi i njeriut prej njeriut”. Duke parë këtë një i burgosur i ri i habitur dhe i revoltuar, pyet shokët që po shkonin të heshtur në punë: -Kur qenka kështu po ne kush na shfrytëzon? Çfarë jemi ne kafshë? Një nga më të vjetrit ia kthen: -Po ne kafshë jemi. Dhe në kafshët sundon ligji i xhunglës, më të fortit shfrytëzojnë më të dobtit, bile edhe i hanë.

-Epo atëhere edhe ata që na shfrytëzojnë ne qenkan kafshë, -tha ai i riu me të pa keq.

Të gjithë ia plasën gazit si i thonë “e qeshur prej hallit”, por atë ditë u konsiderua si ajo kanga “me gëzim po shkoj në punë”.
 

gjergji

Primus registratum
Re: Barcaleta

Ishin plak e plake.Nje dite i thote plaka plakut ke nevoje i thote me shku e me u vizitu te doktori, mire moj i thote plaku une e di qe jam ne rregull po po shkoj me ta ba qefin ty.Edhe shkojne te dy bashke.E viziton doktori plakun nga ana fizike edhe i thote plakes qe burrin e ke shendosh por prit i thote ta vizitoj nga ana mendore.Edhe fillon doktori me i ba pytje te ndryshme, ne ket kohe i thote plaku ,du me te diftu dicka i thote ,he mor i thote doktori.Kam kriju lidhje shume te ngushta me zotin,doktori mendon fill qe i paska ike truni plakut edhe e pyte po si ??? i thote plaku sa here shkoj ne wc zoti ma ndez driten e sa here iku zoti e fike driten.Doktori i bindur se plaku ishte cmend fillon tuj ja diftu plakes historine,kur ja pret plaka tane inat <oh kyt mas e rujte zoti paska fillu me e ba prep shurren ne frigorifer>
 
Top