Barak Obama bind Kongresin, miratohet reforma në shëndetësi
Pas shumë debatesh dhe kundërshtish të forta, presidenti amerikan Barak Obama ka triumfuar në një nga sipërmarrjet e tij kryesore, në reformën në shëndetësi. Kongresi në SHBA ka miratuar reformën e premtuar nga Obama me 220 vota pro dhe 215 kundër. Para votimit, Obama tha se Kogresi ka një mundësi unike për të marrë një vendim historik.

“Ky është momenti për të marrë një vendim të madh. I bëj thirrje anëtarëve të kongresit që t’i përgjigjen këtij momenti, kësaj thirrje të historisë dhe të votojnë për miratimin e reformës në sigurimet shëndetësore për Amerikën”-tha ai.

Sipas tij, mundësi si kjo shfaqen ndoshta një herë në 25 vjet. “Shumica e punonjësve publikë kalojnë gjithë karrierën e tyre pa patur mundësi të bëjnë ndryshime të mëdha në jetët e votuesve të tyre dhe jetën e këtij vendi”- tha Obama.

Plani kushton më shumë se 1 trillion dollarë për më shumë se 10 vjet, dhe do të zgjeronte sigurimet shëndetësore për dhjetëra miliona amerikanë të cilët nuk janë të siguruar.

Republikanët e kundërshtojnë fuqishëm këtë iniciativë të demokratëve. Guvernatori Haley Barbour, nga shtetit jugor i Misisipit, tha në fjalimin e përjavshëm të republikanëve në radio dhe në internet se ligjvënësit duhet të shqyrtojnë një plan të ndryshëm.

“Ky projektligj për kujdesin shëndetësor do të na kushtojë një trilion dollarë. Ky projektligj do të rrisë koston e pagesave mujore të sigurimeve shëndetësore. Do të ndërpresë shpenzimet e kujdesit shëndetësor për të moshuarit me 500 miljardë dollarë. Dhe do të dëmtonte bizneset e vogla, të cilat krijojnë më shumë vende të reja pune.”

Por presidenti Obama thotë se ky plan do të sjellë atë lloj ndryshimi që i nevojitet vendit.

“Miliona amerikanë po shikojnë tani. Familjet e tyre dhe bizneset e tyre po llogarisin tek ne. Para se gjithash, kjo është arsye për të cilën na kanë zgjedhur neve këtu, që më në fund të përballemi me sfidat që me dekada Uashingtoni i ka lënë anash, për të përmirësuar jetët e tyre, për ta bërë vendin më të fortë seç e kemi gjetur.”

Presidenti Obama dëshiron miratimin e projektligjit për reformimin e kujdesit shëndetësor deri në fund të këtij viti, dhe ka shpenzuar disa muaj duke bërë fushatë në favor të reformave në shëndetësi.

Obama merr goditjen e parë, Republikanët fitojnë 2 guvernatorë

Republikanët në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar fitore në dy zgjedhje të rëndësishme për guvernatorë, një vit pas fitores së demokratit, zotit Obama në zgjedhjet presidenciale.
Republikanët i shohin këto arritje si një grusht ndaj stilit të presidencës së zotit Obama ndonëse korrespondentët thonë se këto zgjedhje vendosen në bazë të çështjeve lokale.
Votuesit e pavarur ishin kyç për fitoren e republikanit Bob McDonnel në garën për postin e guvernatorit në shtetin e Virxhinias. Ai fitoi me një diferencë të madhe ndaj kundështarit demokrat Kreig Dids duke u bërë guvernatori i parë republikan i Virxhinias në tetë vjet. Vitin e kaluar i njejti bllok votuesish të pavarur mbështetën fuqishëm kanidatin Barak Obama për president.
Nju Xhersi, një bazë e fuqishme demokrate, guvernatori demokrat që rikandidoi Xhon Kornize, duket se është mundur nga republikani Kris Kristi, i cili ruajti një avantazh të vogël por të qendrueshëm edhe pas numërimit të më shumë se gjysmës së votave. Kris Kristi do të bëhet guvernatori i parë republikan në Nju Xhersi në 12 vjet.
Kryetari i partisë republikane, Majkll Steele tha se këto zgjedhje dërgonin një mesazh të qartë se votuesit ishin mërzitur nga ajo që ai e quajti agjendë liberale e presidentit.
Shtëpia e Bardhë edhe para zgjedhjeve ka thënë se rezultatet nuk kanë ndonjë efekt në presidencën por megjithatë ato mund t’i shkaktojnë probleme presidentit Obama gjatë muajve të ardhshëm kur ai do të ketë nevojë për mbështetje në reformën shëndetësore si dhe në legjislacionin rreth ndryshimeve klimatike. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25912. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25912