banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

po nuk e kupton zoti CIMI-CANI qe vendimi se ku do shkojne leket eshte nje vendim POLITIK edhe i takon vetem parlamentit shqipetar qe te vendosi, edhe jo GOVERNATORIT te bankes qendrore ??????????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

shikoni se cfare shkruan nje prift nga shkodra :
Kjo teme eshte shume delikate edhe fjala e governatorit ishte pa vend , larg kopetencave qe i takon ne baze te ligjit.
po kur ke nje GOVERNATOR politikan ska si te mbaj gojen mbyllur edhe kur duhet ta mbaje.
peshku mban ere nga koka, edhe koka eshte qe CIMI eshte shume i lidhur me klasen politike qe po drejton vendin ne kete moment, pastaj kerkojme nje banke qendrore te PAVARUR???? :tipsy:


Shkëlqim Cani shpall "luftën e klasave" në vitin 2004

At Zef Pllumi

Me rastin e 60-vjetorit të marrjes së pushtetit nga komunistët, në 1944-ën prej Enver Hoxhës, na shfaqet libri i tij
Deklarata zyrtare publike e z.Shkëlqim Cani, drejtor i Bankës së Shtetit, me dt.6 ose 7 shkurt për mediat, asht e barabartë me deklaratat e Enver Hoxhës për zhvillimin e "luftës së klasave", aq e dashtun prej tij, edhe prej djalit të tij shpirtnor Shkëlqim Canit, sot drejtor i Bankës së Shtetit Shqiptar.
Kjo deklaratë e zotnisë së tij (ose ma mirë shokut Shkëlqim) drejtohet kundra dy klasave shoqnore në Shqipni.
a. klasa e pronarëve shqiptarë
b. klasa e të përndjekurve politikë.
Kjo ishte platforma e Partisë Komuniste të shndërrueme ma vonë, në Partinë e Punës të Shqipnisë.
Sot, në vjetin 2004, mbas një periudhe katerdhjetëvjeçare, të ashtuquejtun pluralizëm politik në Shqipni, nëpërmjet z.drejtor të Bankës së Shtetit, shokut Shkëlqim Cani, kthen përsëri po ajo platforma e Enver Hoxhës: lufta e Klasave. Shoku në fjalë refuzon kategorikisht ligjin mashtrues të parlamentit shqiptar për kthimin e pronave, nëse jo në terren, së paku me pare.
Shoku në fjalë refuzon kategorikisht shpërblimin e të përndjekurve politikë. Çirret me të madhe: ku t'i marrim ne paratë? Shteti shqiptar nuk ka aq para. O shok i mirë, kur shteti komunist shqiptar i shtetëzoi pronat tona, a mendonte sadopak se ato nuk ishin të tijat, por tonat, përse na i mori ne? :shrug: Sot, i njejti shtet shqiptar, përse nuk na i kthen ne? :shrug: Jam pater Zef Pllumi. Kam ba njëzet e pesë vjet a ma shumë burg politik. Si unë, qindra mija shqiptarë të pafajshëm. Kemi punue si skllevër, jo ma pak se dymbëdhjetë orë çdo ditë, në të gjitha kënetat e kanalet e Shqipnisë. Kam punue në të gjitha veprat e mëdha industriale të Shqipnisë, kombinatin e Ballshit, kombinatin e Laçit, fabrikën e çimentos në Elbasan, fabrikat e Rubikut, etj, si këto. Kam punue në të gjitha minierat e kromit e të bakrit, në Spaç, Bulqizë. Po aty gjenden dhe qindra e mijëra varre tona, pa emën, pa shpërblim. Më duhet mue, tetëdhjetëvjeçar, me marrë përsipër mbrojtjen e klasave të deklasueme, mbasi prokurorët që na akuzuen, janë po ato gjyqtarët që na dënuan, po ata hetuesat tanë, që sot janë shndërrue ndër avokatë e mbase, "avokati i popullit" është formal, jam i detyruem të flas. Kam punue në të gjitha qytetet, vepra ndërtimi e banimi. Flas këtu për një pjesë të Tiranës, tue përfshi sanatoriumin me anekset e tij e shumë lagje në Tiranë, në Burrel, Sarandë e Lezhë, etj. Kam punue në digat e lumejve Drin e Gjadër, kam punue në Shkumbin e Vjosë, kam tha kënetat e Karavastasë, të Nartës, të Javovicës e shumë të tjera, përgjatë bregdetit shqiptar e i kam shndërrue në toka pjellore. Për të gjitha këto, kam pasë si pagesë vetëm bukën e thatë të gojës dhe shkopin e policit. Po të pyes, a na ka gja borxh sot ne shteti shqiptar? Bashkë me ne, kanë vuejtë persekutimin e pamëshirshëm, kanë jetue zhveshun e zbathun, të uritun për bukën e gojës, familjet e fëmijët tanë :shrug: .
Ky persekucion politik, ekonomik, shoqnor e shpirtnor po vazhdon edhe sot, në kohën e pluralizmit politik. Asht e vërtetë që banda e madhe e PPSH-së u shemb dhe u kalb nga majet e në pranjet e saja të kalbzituna, duelën këpurdhat e pluralizmit politik, disa ngjyrë rozë e disa ngjyrë blu, disa të bardha e disa të errëta, disa të zeza e të kuqe. Por të gjitha, nga nji burim i vetëm, rranjët e kalbzituna të PPSH-së.
Shoku Shkëlqim, ti sot, me deklaratën tande kundra dy klasave të vuejtuna shoqnore, pronarët shqiptarë dhe të persekutuemit politikë, e tregove veten ma besnik të ideve të E.Hoxhës, se sa ministri i Financave. Kryeministri dhe Pjetër Arbnori, që të dy këta i kanë marrë shpërblimet e tyne sa ishin në pushtet :smash: , kurse ne të tjerëve na kemi shpërblye me një "letër me birë". Shoku Shkëlqim, ti deklaron se shitja e Bankës së Kursimeve asht për me la borxhet e për investime. Kujt i ka borxh ma tepër shteti shqiptar se ne, pronarëve dhe të përndjekurve politikë :smash: ? Sh.Shkëlqim, ti kërkon që përballë kërkesës për shpërblimin e këtyre dy klasave, të bëhet një referendum popullor. Po, duhet ba referendumi popullor, por para këtij referendumi, duhet ba një tjetër ma i randësishëm: a duhet të vazhdohet lufta e klasave, e shpallun prej teje në vjetin 2004?
Ti thue se, po t'i paguajë këto borxhe të brendshme, shembet. Nëqoftëse ky asht një regjim komunist, siç deklaron ti, le të shembet, pse vetëm atëhere ka me lindë demokracia e vërtetë në Shqipni, me një shtet ligjor e human :thumbsup: .
Pater Zef Pllumi
Shkodër 7.2.2004
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

zoti CIMI mund ta kursente polimiken me nje prift per vete detyren qe ka .
gafa, ketu , gafa atje , u merzitem me keta njerez te pa pergjeshem qe flasin edhe kur nuk duhet folur (e akoma me shume flasin gabim)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

)shkruar nga Pashai i Janines:
-----------------
Ne ShBA nuk shiten banka keshtu qe eshte e veshtire te thuhet se cfare do te sugjeronte Alan Greenspan ne nje rast te ngjashem. Megjithate pak vite me pare kur pati nje teprice parash ne te ardhurat e shtetit Guvernatori i Rezerves Federale doli haptas dhe tha qe ato para do te ishin me mire te harxhoheshin per te paguar borxhin shteteror sesa te harxhoheshin ne projekte te ndryshme. Ky eshte nje rast ku kryetari i bankes qendrore jep nje mendim dhe "s'e ze njeri me gure" Biles une do te prisja nga ty qe ti ta mbeshtesje nje shprehje publike te kryetarit te BSh sepse sic e ke thene edhe vete nuk flet aq sa duhet.

-----------------------------------------

jam kurjoz te di sikur ajo teprice qe thua ti kongresi amerikan tja kishte destinuar si shperblim viktimave te vietnamit ose akoma me afer atyre 500 amerikanve qe po vdesin ne irak edhe te ngrihej governatori e te thoshte qe te shkonin per buxhetin e shtetit , si do te reagonti opinioni publik ?????
per mendimin tim guret do te ishin pak.

cimi duhet ta kuptoje qe keto gjera jane shume DELIKATE sepse kane te bejne me jeten e njerzve edhe nuk zgjidhen me nje deklarat ose me nje te rene te lapsit sikur te ishim ne kohen e diktatures.
po kujt i thua..........
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

topic_bsh.htm



shiko kete fotografine e antarve te keshillit mbikqyres se bankes se shqiperise .
nuk ju duket si fotografi Amatoriale????
per mua kane marre ate xhaxhin qe ben foto te shatervani edhe e kane thirrur siper per tju bere nje foto qe ta vinin te internet.
po nuk e di shoku CIMI qe faqja e bankes se shqiperise shikohet edhe nga te huajt (sepse ne shqipot i njofim drejtusit e bankes)??''

cfare mendojne keta te huaj kur shohin CIMIN me syze shikimi qe kane xhama me ngjyre ( ku e ka gjetur kete mode , i duket vetja sikur jemi ne kohen e diktatures kur miopet vdisnin per nje cik syze me ngjyre qe mos ti shanin qorr) ??????
cfare mendojne kur shofin nje antar te keshillit si Peshe-ngrites , nje tjeter me mustaqe, nje tjeter qe na ka veshur poshte xhaketes edhe triko.
cfare ELEGANCE !!!!!!??? :smash:
Cimi hiqe ate foto amatoriale se na turperuat .

po pse valle nuk therrasin nje agjenci qe kuron imazhin e personave me rendesi publike edhe tju beje nje foto te hajrit , ashtu sic e do me te vertet puna ??'
cfare klassi qe kane keta te bankes se shqiperise, eshte me te vertet per te patur zili.
 

pashai

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

1) Une te paraqita nje rast kur kreytari i bankes qendrore amerikane u shpreh mbi perdorimin e nje teprice parash. Kjo teprice mund te ishte perdorur per te ulur taksat, per te permirsuar sherbimet shoqerore, per t'ju dhene si ndihme te varferve, ose per te paguar per spitalet e veteraneve ne ShBA qe po mbyllen kohet e fundit. Ti do nje rast qe te jete 100% i njejte, perndryshe per ty s'ka vlere, c'te te them une ty.

2) Ai prifti kot e ka zene me kryetarin e BSh i cili jep nje mendim per nje ceshtje shume te rendesisshme kombetare. Borxhin atij priftit ja ka sistemi qe e persekutoi per 45 vjet jo ky i riu qe mezor po mbahet ne kembe. Borxhin ja kane ata qe e rrahen ne burg, jo une qe mund te me rriten taksat ne te ardhmen per te paguar ate borxh te jashtem ose per te demshperblyer vuajtjet e atij priftit. Nuk ja mohoi kush vuajtjet, por duhet te jete e qarte qe as ai, e as kushdo tjeter s'mund te mbaje peng perjetesisht nje shtet te tere me krimet e nje regjimi qe shumica e urrenin. Le te hedhe ne gjyq ata qe e denuan dhe e keqtrajtuan, jam i sigurte qe shume vete do te deshironin ta ndihmonin per kete zgjidhje.

3) Kjo eshte pergjigja ime e fundit per kete teme. Eshte nje teme interesante dhe ndonjehere ti ve ne dukje mangesi te verteta por e keqja eshte se gjithnje perpiqesh te nxjerresh vetem negativen dhe pas ca kohe behesh qesharak. C'te duhet ty ose mua, ose kujtdo tjeter sesi vishet keshilli mbikeqyres i BSh? Veshja do ta beje apo do shkaterroje kete komb? Pike e zeze, sic eshte ajo fjala e urte: "kur s'i bie dot gomarit, i bie samarit". Kaq shume kohe ke te shkosh te germosh ne faqen ne internet te BSh, une edhe pas udhezimeve te tua mu deshen nja dy minuta per ta gjetur ate foto. Kjo eshte humbje kohe, mbase do te ishte me mire te punoje dhe te nxirrje dicka te dobishme nga ato ore perpara kompjuterit.

Gjithe te mirat
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

C'te duhet ty ose mua, ose kujtdo tjeter sesi vishet keshilli mbikeqyres i BSh? Veshja do ta beje apo do shkaterroje kete komb?
----------------------

per personat qe kane vende publike eshte shume e rendesishme paraqitja ne pergjithesi (ku hyn edhe veshja, mustaqet, kollaria, syzet )

ti pashai i janines kur te shkosh te kerkosh pune ne ndonje banke ne evrope apo ne usa vishu si keta te keshillit mbikqyres.
po deshe futi edhe ndonje triko poshte xhaketes se me te vertet do te kesh sukses.
mos pyet po le edhe mustaqe, pa , pa sa shume oferta do kesh.

Po deshe te imitosh dike tjeter ver edhe ndonje unaze nga ato te trashat qe mban nano, futi edhe nga nje cigare ne publik perpara telekamerave , zer edhe vendin e shoferit edhe jepi makines .
edhe sigurisht qe do na fusin ne evrope keta tipa.
jam plotesisht i bindur.

jo kot permenda qe te marrin nje agjenci qe kuron imazhin e VIP-ve sepse me te vertet eshte e nevojshme.
ne te gjithe ne bote e bejne kete gje.
edhe bushi e greespan e ben.
edhe ai i bankes qendrore evropiane e ben.
ne paraqitjen e pjestarve te keshillit te BCE veshtire eshte te gjesh difekte te tilla .
jo se jane me te bukur (sepse nuk mund te bejme luft me ate qe i ka falur Zoti) por ama jane prefekt. asnje nje gje eshte jashte vendit qe i takon.
menaxhera, bankiera po ti vesh re me vemendje vishen me te vertet me nje stil te vecante qe eshte i pershtatshem me profilin e punes se tyre.

sigurisht qe une nuk kritikova sesi vishet cimi kur shkon flen gjume ose sesi rri ne shtepi por ne nje vend pune me rendesi kombetare nuk duhet te lejohet qe ti te besh si te duash.

vetem ne shqipot dalim ne foto skandaloze edhe e vendosim ne faqen kryesore te internetit te bankes qendrore .

ne shqipot nje cik emer te keq kemi ne bote nje cik keta na vishen sikur nuk kane jetuar 70 km nga vendi qe prodhon e vesh te gjithe personat me te rendesishem te politikes, ekonomise , kinemase etj etj.
pra ata te huaj thone qe keta shqipot nuk mbushin shume edhe zhvillimi evropian nuk depertuar deri te ata.
ky ishte qellimi i shkrimit tim e po te thellohesh edhe pak do ta kuptosh qe nuk e shkruajta thjesht kot.

meqe jeton edhe jasht shpresoj qe te me kesh kuptuar tani .
nejse......... :wave:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

)shkruar nga pashai:
---------
Ai prifti kot e ka zene me kryetarin e BSh i cili jep nje mendim per nje ceshtje shume te rendesisshme kombetare. Borxhin atij priftit ja ka sistemi qe e persekutoi per 45 vjet jo ky i riu qe mezor po mbahet ne kembe. Borxhin ja kane ata qe e rrahen ne burg, jo une qe mund te me rriten taksat ne te ardhmen per te paguar ate borxh te jashtem ose per te demshperblyer vuajtjet e atij priftit. Nuk ja mohoi kush vuajtjet, por duhet te jete e qarte qe as ai, e as kushdo tjeter s'mund te mbaje peng perjetesisht nje shtet te tere me krimet e nje regjimi qe shumica e urrenin. Le te hedhe ne gjyq ata qe e denuan dhe e keqtrajtuan, jam i sigurte qe shume vete do te deshironin ta ndihmonin per kete zgjidhje.

--------------------------------------------


qellimi i postimit te fjales qe kishte shkruar ai prifti ishte qe zoti CIMI mos te hapi polimika me nje pjese te popullsise sepse kjo prish imazhin e bankes se shqiperise si nje istituzion i pavarur edhe jo i politizuar(veshtire ta pranosh ).
Nga kjo u nisa.


po pse zoti CIMI eshte stupido qe hyn ne debat me nje prift??? .
sigurisht si ekonimist qe eshte i ben mire llogarite sesa fiton e sa humbet per cdo veprim ose sjellie te tijen.
mesa duket fitimi qe i sjelle destinazioni se ku do te shkojne ato 126 milion dollar eshte shume here me i madh sesa konflikti me nje pjese te popullsise te perfaqesuar nga ky prift.

kush i ka lecuar te gjitha postimet e kesaj teme e kupton shume mire se ne cfare situate financiare jemi fale PISLLIQEVE financiare qe zoti cimi lejon te behen .
si mos ta ngreje zerin CIMI per keto para qe do ti zgjasnin jeten e tij ne banken e shqiperise sepse do te mbyllte sado pak ato bucchi neri qe tashme jane krijuar e po thellohen cdo dite e me vone.???????
edhe e bukura eshte se shume njerez kujtojne se ai e ben per te miren e asaj shtrese popullsie qe nuk indentifikohet me ate prift .

kujt nuk do ti pelqente qe ato para te shkonin ne buxhet (dmth, me shume pensione te larta , rroga me te larta etj etj) por dardha e ka bishtin mbrapa e kjo mbrapa eshte qe jemi hapur me shume sec duhet ne keto 7 vjet qeverisje socialiste edhe tani dhjamin e vene ne kohen e diktatures(banka e kursimeve) e shesim keshtu mund te mbyllim per nje fare kohe keto gabime qe jane bere ne keto vitet e fundit.

e thuaj......


sa per shkrimin e priftit mendimi im eshte qe duhet paguar sepse sot shoqeria shiptare po shet pasurine e 45 vjetve qe populli jon e ngriti me sa sakrifica e ne kete pasuri kontributin me te madh e dhane keta mijra persona qe punuan falas edhe sot nuk kane as shtepi , as pension edhe jane te semure sepse kane fjetur si kafshet neper kampe internime e neper miniera bakri e kromi.
po kjo eshte jasht teme.
pse e shkruajta rastin e priftit e thashe me siper , qe banka e shqiperise meqe eshte indipendente eshte mire mos te marri pozicione politike.
 

qeshem

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

kam pershtypjen se po shkohet drejt sulmeve personale te kota, ne vend te nje analize profesionale te mirfillte te B.SH. dhe per kete me vjen keq... /pf/images/graemlins/frown.gif
Shpresoj ti jepet drejtim tjeter kesaj teme ...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

1-te shkruash qe banka e shqiperise po lejon qe 88% e kredive te jepen ne valut edhe ne vlere nominale 666 milion dollar qe gjithkush qe ka bere pak ekonomi e kupton sesa fatale eshte per shqiptaret kjo menyre financimi edhe per kete ve fajtor drejtusit e bankes se shqiperise qenka sulm personal ???.

2- te shkruash qe banka e shqiperise me zotin cimin kane blere dollar me 1300 lek kur sot eshte 104 edhe kur dihej qe ne ate kohe sesi do te shkonte kursi i dollarit me nje humbje prej miliona dollaresh qenka sulm personal ?????

3-te shkruash qe niveli i repove prej 7% ne nentor 2003 eshte i gabuar sepse nuk ka kuptim kur inflacioni eshte ne nivelin 3 % qenka sulme personale kunder antarve te bankes se shqiperise ?
4- te shkruash qe zoti cimi eshte politikan ne krye te bankes se shqiperise edhe kjo eshte dicka skandaloze per nje istitucion Indipendent si banka e shqiperise ku politikanet duhet te rrine larg qenkan sulme personale te kota ????
5- te shkruash qe trasparenca e bankes se shqiperise eshte e pamjaftushme sepse nuk jepet asnje informacion per rezerven se kush e administron , me cfare kriteresh , se ne cfare valute eshte e perbere qenkan sulme personale te kota?????'

6-te shkruash qe zoti CIMI nuk duhet te hyje ne konflikt me ate shtrese te popullsise qe ne 45 vjet ka vuajtur ne ate rregjim sepse bie CREDIBILITETI i bankes qendrore edhe nuk ben nje figure te mire qenkan sulme personale te kota ?

7- te shkruash qe fotoja e antarve te bankes se shqiperise e vendosur ne sitin e bankes se shqiperise eshte e nivelit AMATORIAL edhe qe duhet te marresh nje agjenci e specializuar qe kuron imazhin e personave me rendesi publike ashtu sic bejne te gjitha vendet e tjera me keta persona qenkan sulme personale ????'

8- te shkruash qe kur zv-Governatori denohet per vjedhien e 600.000 dollarve eshte legjitime e cdo qytetari shqiptar qe te kerkoje dorheqjen e governatorit per mungese vigjilence edhe kjo qenka sulm personal ?????'.

9- te kerkosh qe CIMI te largohet sepse prish figuren e B.SH. kur del neper prokurorira per te deshmuar per zevendesin e tij qenka sulm personal ???'

10- te besh pergjegjes zotin CIMI per mungese vigjilence per falimentimin e pronares se Bankes Kombetare Tregtare qe eshte banka e dyte nga madhesia qenka sulm personal ???'

11- te besh pergjegjes ZOTIN CIMI me gjithe shoket e tij sepse mgjs se jemi ne vitin 2004 sot tregu i valutes eshte ne nivelin skandaloz ku monedhat shkembehen akoma me canta qenka sulm personal?
12- te shkruash qe zoti cimi me gjithe ata shoket e tij akoma e kesaj dite nuk kane nje rregullore te perbashket persa i perket numrave te llogarise te bankave te nivelit te dyte (shikon llogari me 4 , 5 , 6 , numra sipas bankave ) qenka nivel skandaloz ?
13- te shkruash qe zoti CIMI nuk po ben asgje qe te uli deficitin tregtar te shqiperise kur cdo vit nga ky vend po dalin mbi 1 miliard dollar vetem me importe qenka sulm personal ??( kur jo pak eshte shkruajtur kunder governatorit te FED amerikes kur niveli i deficitit tregtar eshte vetem 5 % te prodhimit bruto kurse ne me ate 1 miliard dollar jemi te 25-30%, dmth duhet te punojm shume muaj te vitit vetem per te huajt)
14-te shkruash qe edhe shqiptarve te jug-perendimit e atyre te veri-perendimit ti jepet e njejta mundesi si edhe atyre te tiranes per te investuar ne bono thesari sepse interesi ne to eshte 40% me i larte sesa ato librezat e bankes se kursimeve, e kjo behet kur B.SH. te hapi deget e saj ne te gjitha 12 prefekturat e shqiperise e te beje nje publicitet me te madh ne popull sesa ajo fleta e palosur qe per dike qenka e mjaftushme qenka sulm personal???'


hmm.......................vlersojeni vete .
kush studion jashte le tja coje ndonje profesori te macroekonomise keto shifra edhe do te merrni pergjigjen.
 

qeshem

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

sa mire qe i ke bere me pika se e kam me kollaj te replikoj, edhe pse s me pelqen fare replika, sidomos me ty e vecanerisht per kete teme...

pikat nga 1-14 jane trillime dhe interpretime pa baze, do doja te drejtohesha si ekonomist nese je i tille, me kete analize qe i ben ti gjerave vetem si gazetar i ndonje gazete partiake ha buke,
nejse kur te thellohesh tamam ne gjerat (nese do e besh ndonje dite) do e kuptosh sa kot ke shkrujt deri atehere good luck /pf/images/graemlins/wink.gif

kjo eshte e disata here qe po rikthehem te kjo teme, ndaj te lutem jepi drejtimin qe duhet, besoj se te gjithe u qartesuan per antipatite e tua, ndaj stafit te bankes, ndaj cdo koment tjeter mendoj qe eshte i panevojshem...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

--------------------------------------------------------------------------------
sa mire qe i ke bere me pika se e kam me kollaj te replikoj, edhe pse s me pelqen fare replika, sidomos me ty e vecanerisht per kete teme...

-------------------

mezi po pres replikat e tua IREN.
jam kurjoz te di sesi do te justifikosh keto gafat e bera nga drejtusit e BANKES se SHQIPERISE ne keto 7 vjet .

shko merr mendim edhe nga zoti Shkelqim Cani qe u be edhe PROFESOR keto kohet e fundit edhe pikerisht kur ishte ne detyren e governatorit :smash: .

lecoje :

"Për veprimtarinë akademike dhe kontributin në fushën shkencore, në 16 prill 2003, Komisioni i Akordimit të Gradave dhe Titujve i jep titullin “Profesor”."(flitet per zotin shkelqim cani)

pa pa sa mire do te ishte sikur ta merrte titullin profesor sikur te mos ishte kete detyre /pf/images/graemlins/tongue.gif .

mos valle ata antaret e Komisionit jane antar te PS ???''
jo per ndonje gje po meqe te gjitha organet drejtuse jane vene antar ose simpatizant te partise sociliste sesi me lind dyshimi qe edhe mos keta antar jane te tille.

pastaj nqs se eshte e vertet , si rrjedhim kuptohet se cfare vlere ka titulli "PROFESOR" i dhene ne keto kushte edhe ne ate date (16/04/2003).

se cme ngjajne me ate periudhen e rrumpalle sales kjo periudhe kur jepeshin grada e gjeneral, kolonel , profesor , doktor miqeve ose antarve te PD.


do te me pelqente sikur tja jepnin kur te mbaronte detyren , do te ishte me e hijshme per mendimin tim.
por ky ishte mendimi im .

po si mund te ishte me manget nga antaret e tjere te keshillit mbikeqyres zoti CANI kur nje pjese e madhe e tyre jane me titullin PROFESOR.

lecojeni:
Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës


Prof.Dr. Shkëlqim Cani, Kryetar :confused:

Dr. Fatos Ibrahimi, Zv/Kryetar

Prof.Dr. Sabah Hilmia, anëtar

Prof.Dr. Sulo Hadëri, anëtar

Prof.Assoc.Dr. Drini Salko, anëtar

Prof.Asoc.Dr.Tonin Kola, anëtar

Z. Llazi Balliu, anëtar

Z. Bajram Muça, Ms, anëtar





nejse ..... edhe kesaj radhe vlersojeni vete .
 

qeshem

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

:confused: :confused:

pse cuditesh qe jane profesora ???
me fal mos pretendon te vihen fillestar e mundesisht studente ne ato poste ???
boh... repliken time e ke me lart s kam ndermend te bej mbushje-zbrazje mendjesh me ty ... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

epremte

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

1 Banka e Shqiperise si detyre ka mbikqyrjen e sistemit financiar dhe hartimin e politikes monetare, por nuk eshte pergjegjese per konservatorizmin e sitemit bankar. Duke mbajtur nje norme relativisht te ulet te inflacionit mundesohet rritja e besimit te agjenteve ekonomike ne monedhen vendase por jo me shume se aq.

2-Nderhyrja e Bankes se Shqiperise ne Tregun Valutor nuk behet me qellim rritjen e rezerves valutore po me qellim eleminimin e levizjeve spekulative afatshkurtra ne treg. Duke marre parasysh efektin qe ka kursi i kembimit ne inflacion (qe eshte dhe objektivi kryesor i BSh) dhe asimetrine e madhe te informacionit ne tregjet shqiptare nje zbutje e tille e levizjes se kursit eshte e domosdoshme.
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

mu me eshte bere zakon qe kur nuk kam c'fare te bej, ulem dhe lexoj perrallat e leopardos. Jo per gje po qe te mendosh per zhvillimet makroekonomike duhet te kesh nje ide mbi modelet e sjelljes se popullit te thjeshte qe nuk ka nje edukim ekonomik te mirefillte.Megjithese leopardo duket se studioka per ekonomi ne itali llogjiken e ka tamam sikur dje ka humbur parate tek piramidat(kot sa kemi nxjerre valute jashte qe e kemi cuar me studime ne itali, vetem sa na ka rritur deficitin korent). Po me te lezecem me duken ata qe duan ti mbushin mendjen leos qe shuku cimi eshte i pafajshem,them qe shume prej tyre punojne ne BSH ose ministri te financave dhe i duket sikur po i shajne shefat.

Rule of thumb: norma e rifinacimit te bankes qendrore(niveli neutral)duhet te jete afer rritjes nominale te GDP-se dmth 6+3=9. nqs eshte me e larte kontrakton ekonomine. ne rastin e Shqiperise nuk behet fjale per keshtu ekuacionesh sepse osht bo lomsh muhabeti /pf/images/graemlins/smile.gif ).

e di qe do thoni qe edhe une po perpiqem te sqaroj leopardin ..........

ps.leopardo te kam lene nje takim me mitro celen ke lokal "Tymi".........paguan mitro se ka mor leket e shkrimit per kurben e filipsit
 

Asterix

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

se harrova : ate rritjen ekonomike mos e merrni seriozisht qe eshte 6% ee? mgjthse gjithe keta benza sa andej kendej .....edhe nuk i dihet
 

qeshem

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

asterix, /pf/images/graemlins/smile.gif

ne pritje te diskutimeve te tua te metejshme, jo vetem per ti mbushur mendjen njerit apo tjetrit,por thjesht per kenaqesine e te lexuarit dhe te diskutuarit :wave:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Perralla jane ato qe ja hedhin gjithmone popullit fajin meqe qenka injorant.
ketu ne itali ka popull injorant qe te vjen turp te besh muhabet me te .
por keta injorant jane aq te zgjuar qe shkojne edhe investojne ne bono thesari (ketu i quajn BOT = Buoni ordinari di tesoro) edhe i japin bankes nje komision prej 0,185 % te vleres se shumes per operacionin qe ben.
ateher pse mos te behet kjo gje edhe ne shqiperi ?????
injorant per injorant jane.
pse mos te informohet edhe ata 400.000 klient te bankes se kursimeve qe po te blesh bono te jep jo me 5% lorde ashtu si edhe libreza qe ata tashme kane neper duar por jane plot 7,125% interes.

pra diferenca eshte me te vertet e konsiderushme.
po ta shumzosh kete diference prej
7.125 - 5 = 2.125 % me shumen qe keta kliente kane depozituar ne kete banke por edhe ne bankat e tjera logariteni vete sa humbje ka populli nga mosnjohja e mjaftushme e kesaj menyre investimi qe po ta marresh holle , holle eshte akoma me e sigurt sesa ajo libreza e bankes se kursimeve ( sipas ligjit banka e kursimeve ne rast falimentimi paguan vetem 7 milion lek ndersa ne bono thesari si vlere nominale i ke te siguruara leket mgjs mund te humbasesh nga inflacioni e cvlersimi i monedhes).
pra pse mos te behet ???????'
apo me mire pse nuk behet nje publicitet akoma me i larte ???????
kisha deshire qe B.SH te bente nje fushate ndergjegjesimi edhe per kete problem ashtu sic na e ben edhe per cmimet e domateve e kastravecave ne fund te vitit . :smash:
mos valle motivi eshte qe dividendi i atyre bankave te nivelit te dyte qe jetojne me kete menyre do na binte edhe do tju hapte pune atyre burokrateve te ketyre bankave qe te gjenin alternativa te reja per te ncjerre fitime qe te mbanin ne kembe banken ku punojne.
jo per ndonje gje po edhe ai dividend prej 20 milion dollaresh qe banka e kursimeve i jep aksionerit te saj vjen vetem nga kjo menyre finanximi.
mbledh leket e popullit me 5% edhe pastaj ja jep shtetit ne bono thesari me 7.125%
diferencen e fut ne xhep.
qenka e bukur jeta keshtu , pa lodhie e pa sakrifica.
po nqs se deri dje me kete tip loje edhe mund te mos flisje meqe banka e kursimeve ishte shteterore edhe ato lek qe populli humbiste nga mos-investimi ne bono shkonin ne xhepin e shtetit qe ne aq shume e "duam" , por sot kur kjo banke eshte private eshte MORALISHT e padrejte qe ti marri austriaku.

kisha deshire qe edhe banka e shqiperise te vepronte ne kete drejtim??????

do ta beje.........hmmm eshte me te vertet e veshtire.

pra ideja e dikujt qe : populli shqiptar nuk ka nje edukim ekonomik te mirefillt nuk qendron .
ne duhet te zhvillohemi me kete popull qe kemi ashtu sic u zhvilluan edhe keta te huajt.
te priste italia deri sa te zhvilloheshin ata pjese e sicilianeve qe edhe sot jane "dru me pre" nuk do te ishte aty ku eshte edhe sot.
ky eshte mentalitet FATALIZMI ne menyre qe asgje te mos ndryshoje.
kemi popull injorant edhe ne nuk mund te zhvillohemi edhe te presim deri sa te na behen te gjithe katnaret me Msc ne finance.

edhe ato qe shkruaj une jane perralla???
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Megjithese leopardo duket se studioka per ekonomi ne itali llogjiken e ka tamam sikur dje ka humbur parate tek piramidat(kot sa kemi nxjerre valute jashte qe e kemi cuar me studime ne itali, vetem sa na ka rritur deficitin korent).
---------------------------


kam frike se mos eshte e kunderta , dmth : qe "Leopardo" po e mbulon deficitin korent me euron qe dergon ne shqiperi, qe ti edhe dikush tjeter i merrni duke blere domate greke apo edhe gjera te tjera .......
nuk behet kot deficiti tregtar mbi 1 miliard dollar.

nejse..... po ti sqarojme mire gjerat :wink:
 
Top