BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Blendi

Primus registratum
BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Mjerimi i PD-së, rrezik për Shqipërinë



Nga Bashkim Kopliku, GAZETA SHQIPTARE

Ministrat janë të gjithë simpatikë, e ka edhe ndonjë që është më simpatik,” qe përgjigjia e parë që nxitoi të japë kryeministri, në goditjen publike flakë për flakë që i dha kolegut të tij, zëvendëskryetarit të tij, z. Topi, që guxoi e tha: “ka ndonjë ministër që është apatik”. Kjo përgjigje qe njëri mjerim. “Nuk kemi biseduar me kryeministrin, por jam i sigurtë që edhe ai këtë mendim do të ketë,” qe mjerimi tjetër që dëgjuam, shprehur, me nënkuptim, nga zëvendëskryetari i kryeministrit. “Përligj ambicien e tyre për pushtet,” u hakërrua edhe më egër kryeministri, duke shpifur gjëra që as z. Topi, dhe as z. Ngjela nuk i thanë—përkundrazi. Këto të treja po i quajmë mjerime, sepse tregojnë se demokracia e brendëshme e PD-së, nuk ka ndryshuar fare nga gjendja e saj e vitit 96-97, kur ajo, mungesa e demokracisë së brendëshme të partisë së maxhorancës, qe mjerimi i PD-së, qe shkaku kryesor i rrënimit të shtetit shqiptar. Janë në radhë të parë aktivistët e PD-së, deputetët, anëtarët e forumeve të saj, që duhet të mos lejojnë që PD-ja të mbetet në mjerimin e një partie ku njëshi nuk lë njeri as të flasë e as të mendojë me kokën e vet, e aq më pak të influencojë në qeverisjen e vendit: rrezikohet jo thjeshtë PD-ja, por rrezikohet e gjithë Shqipëria, sepse ashtu u rregulluan gurët, që u riciklua në krye, po Ai i 96-97-tës.
Po mbeten fare pak naivë që i besojnë deklaratat e kryeministrit aktual, tip: “duhet të më kritikoni, se unë i dua kritikat, që nga këshilltarët e mi, e deri tek njeriu më i thjeshtë”. Problemi është tek titullarët e Berishizmit: ata duhet të arsyetojnë me mend e tyre, të kuptojnë se ç’po ngjet. Ai, kryeministri aktual, u hodh në sulm pa pikë etike, sapo një koleq i tij i bëri një kritikë për qeverinë, e dakord që kritika qe, me delikatesë—apo me “spondë”—kryesisht për kryeministrin—e çfarë, pastaj! U bë kritikë me delikatesë, se është natyra e z. Topi që nuk i duron sjelljet “konfliktuale” (apo konfliktuoze, si i pëlqen atij të shtrembërojë italishten). Mendoni sikur të ishte një tjetër, një konfliktual, se çdo t’i punonte atij Ai, kryeministri. Nga ana tjetër, nuk duam të diskutojmë fare nëse ka të drejtë apo jo, z. Topi (e as z. Ngjela), bile po e pranojmë se e ka gabim: vërtetë që nuk paska asnjë ministër që është apatik, por qenkan të gjithë ashtu si tha kryeministri, kush më simpatik se tjetri. Problemi është sulmi harbut që bën kryeministri daj zëvendëskryetarit të partisë, kryetarit aktual—”aktual”, sepse kryeministri nuk ka kohë më të meret me Partinë se ka në shpatulla të gjithë Shqipërinë.
Mjerimi i parë është se shumica e fansave të kryeministrit, nuk kuptojnë farë shkeljen e rëndë të demokracisë së brendëshme, të partisë së tyre, shkelje që e konsumoi idhulli i tyre, kryeministri, këto ditë në shfaqjet e tij flash, par gazetarëve. Fansat, në mjerimin e tyre, fillojnë të sulmojnë z. Topi (dhe tani dhe z. Ngjela), dhe të mos shqetësohen fare nga fakti se kryeministri po don t’i mbyllë gojën zëvendësit të tij, po don të heqë nga truri i kujdo, mendësinë dhe mundësinë e kritikës, e mendimit tjetërsoj. Ky është problemi, ky është mjerimi që na bën të ndalojmë në këtë incident të pashembullt në demokraci. E nuk është problem i vogël që mos të keshë asnjë kërkesë për të lejuar që të thuhet mendimi yt, të mos lejosh që këtë mendim ta thonë ata me të cilët u gënjeve mendjen “24 % të shqiptarëve” që të dhanë votat. Kjo është identike me komunizmin, por akoma pa dënim të hapur, troç, me një “nen 55” për “agjitacion e propagandë”, si “agjent i armikut”, për të “gjithë udhëheqjen”.
Mjerimi i dytë është diversioni, shpifja ndaj kujdo që guxon të shprehë një mendim të ndryshëm. Fillojnë të merren jo me ç’u tha, jo me cilat janë problemet që nuk ecin, etj., por me diversionet e tyre tipike: përse e tha z.Topi; ku e kishte hallin; ku i ka mbetur hatri; mos është spijun i socialistëve, se ka qenë në klasë me këtë apo atë; e njëmijë diversione mediokre të tjera, që veçse tërheqin vëmendjen nga kryesorja: një titullar i partisë ka një mendim tjetër, dhe e tha, dhe sa e tha, u vërsul kryetari, e me të edhe shpora e servilëve të tij proverbialë, për ta mbytur—në fakt për të mbytur shkëndiat e demokracisë së brendëshme në atë parti. Nuk na bën përshtypje fare thënia e pështirë e kryeministrit: “përligjim ambicien e tyre për pushtet”—kush i tha atij se ata po luftojnë për pushtet, dhe jo për të riparuar gafat e tij; prova më e mirë e mosambicjes është “vetëflijimi” që bënë me vetëdije duke e kundërshtuar; ata e dinë që tashmë Ai, nuk i bën më ata ministra, për “100 vjet”!—e përsërisim, halli është tek të tjerët e PD-së!
Mjerimi i tretë është se kjo parti, PD-ja, njësoj si në vitet ’96-97, vazhdon ta ketë të shuar debatin brenda forumeve të partisë, saqë edhe titullarët e saj, nuk gjejnë rrugë tjetër për të bërë debat me kryeministrin e tyre, veçse nëpërmjet masmediave. Po, edhe z.Topi e tha qartë këtë mjerim: “nuk kam biseduar me kryeministrin, por..”. Ai, z.Topi, siç thamë nuk është konfliktual, është me etiketë, dhe prandaj nuk mund ta thoshte troç, p.sh. si vijon:
“E ku të flas me kryeministrin; ku kapet ai. Vjen në parlament, thotë në grupin parlamentar ato që do, dëgjon ato që do, dhe sa fillon të ngrihet ndonjë çështje që nuk i vete për mide, ose fillon e shan e ulëret, ose e ndërron muhabetin në gjëra të tjera, ose ngrihet e ikën, se helbete “ka punë shumë, nuk ka kohë të marrë frymë”. Bile, ngrihen servilët e tij, edhe në grupin parlamentar, e të sulen ty që “iu kundërvure shefit” e bëjnë avokatin e tij, duke t’u sulur me të bërtitura tip “ku e kemi hallin ne, e ku e ke ti”, apo “mos ço ujë në mullirin e socialistëve” etj. Si rezultat, nuk ka asnjë mundësi ngritje të problemeve shumë shqetësuese që marr unë edhe nga baza, për punën e qeverisë. Prandaj, meqë e quaj që i bën mirë qeverisjes sonë t’ia them të vërtetat që di unë. Po i ngre në masmedia, sepse nuk kam tjetër ku t’i ngre. E natyrisht, unë e di se kjo ngritje e të vërtetave, është me pasoja ndaj karierës sime personale, se tashmë unë e di se kush ështe ai, dhe si reagon ai, kryeministri, kur kritikohet, por e quaj se e kam për detyrë, për të mirën e PD-së t’i ngre këto probleme.”
Sidoqoftë, z. Topi foli qartë. E kjo folje qe një demonstrim trimërie e kurajoje qytetare të jashtëzakonshme për shumicën e atyre që janë mbledhur sot në PD—opinioni publik ka detyrë ta respektojë e t’i japë kurrajo këtij njeriu, se të tillë janë shumë të domosdoshëm për të ruajtur Shqipërinë, që të mund të frenojnë, që herët, gabimet katastrofike që ka potencial (mundësi) të gjenerojë kryeministri aktual—mos harroni për asnjë moment se është po ai që ishte kryetari i çdo gjëje kur u rrënua Shqipëria, në ’97-ën.
 

ujku81

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Shif kur ta perjashtojne nga PD tani, bashke me Ngjelen!
 

tntn

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Edhe kete here Prof. Dr. Sali Berisha do te tregohet nje demokrat shpirtmadh, dhe do ti mbaje ne gjirin e tij deshtaket e tipit BAMIR TOPI dhe SPARTAK NGJELA.
 

ujku81

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Po pra si u tregua me Ed Selamin, me Genc Pollon, me Tritan Shehun, me te ndjerin Azem qe e nxori jashte loje, etj, etj
Ka unitet PD-ja jo shaka, ka pjelle nja 10 parti te tjera!! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/pickellonja.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif

Se ke me kujton Sala, ah po Enverin!! Vetem se Enveri i zhdukte fare, ky eshte "shpirtmadh" vetem i perjashton. /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

963

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Nuk eshte faji i Sales pse shqiptaret duan te jene te gjithe ministra.
Zemergjeresi duhet te tregojne te gjithe ata qe pretendojne te ishin ministra por qe nuk jane.
Duhet te ndihmohet Sala, jo te luftohet, sepse ne fund te fundit, ai nuk po punon per veten e vet, ai po punon per Shqiperine e vuajtur.
 

tntn

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Duhet te ndihmohet Sala, jo te luftohet, sepse ne fund te fundit, ai nuk po punon per veten e vet, ai po punon per Shqiperine e vuajtur.

[/ QUOTE ]

Me ty jam! Prof.Dr. Sali Berisha ne jemi me ty!!!
Rrofte Berisha, kryeministri me punetor, me i dashur, me i kulturuar, me i sinqerte, me i nderuar, me i respektuar, DHE ME PAK I KORRUPTUAR qe ka pasur ndonjehere Shqiperia! Bamir Topi le te shkoje ku te doje, po nuk ia mbajti me qendru ne PD le te hapi partin e vet, se dhe ai si gjithe intelektualet e tjere "te pavarur" ka me perfundu.

U BONE TI BAMIR.
 

ujku81

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Dmth nese nje njeri kritikon Doktorin, ik e pirdhu se nuk na duhesh me, se Doktori eshte njeriu perfekt, nuk ben asnjehere gabime, eshte Zoti vete!!! /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/mad.gif
Ai qe na kritikon eshte armik, eshte pusht komunist, pavaresisht se eshte nenkryetari i PD, na ka hedhur hi syve gjithe kete kohe, etj, etj /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif

E ka thene Noli: Rrofte pra Salep Sulltani!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 
H

harap

Guest
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Ore politikanet e mençur te Shqiperise.Pse doli Bamir Topi ne nje deklarate duhet te iki Berisha???
Sa te ceket qe jeni.Thjesht kjo dote thote qe PD ka ndryshuar edhe kushdo e shpreh mendimin e tij lirshem,pra pranohet çdo keshille.
Harruat KPD te PS ku u shane me rob shpie socialistet???
Ato jane bashke e do vazhdojne te jene.Por diskutimi i ideve sjell perfeksionimin.
 

ujku81

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Nuk tha njeri qe duhet te iki Berisha. Po si do vazhdoje puna e Bamirit dhe Ngjeles ne kongresin e radhes kete do ta shohim.
 

Blendi

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Pikerisht, ketu nuk behet fjale per largimin e Berishes, ceshtja nuk ka nevoje te shihet ne ekstreme, cka eshte fatkeqsisht njera prej karakteristikave te kryministrit.

Bamir Topi, qe edhe menjehere pas zgjedhjeve u shpreh per hapjen e forumeve brenda PD ndaj publikut ne menyre qe PD te rigjenerohet me njerez te rinj e te fresket, (edhe atehere u kundershtua ne menyren me harbute nga Zoti berisha, duke i thene se PD nuk ka nevoje per me shume demokraci)...nejse kesaj rradhe ai eshte shprehur per APATINE e disa ministrave te kabinetit Berisha...APATI do te thote MEFSHTESI, njerez te ngadalte e pa ritem, pa lidhje me realitetitn dhe nevojat e popullit.

Kaq u desh qe Berisha ta lincoje Topin, qe eshte edhe kryetar i grupit parlamentar te PD, duke e etiketuar karrierist e me ambicje per pushtet...Nuk di ku lexuat qe po kerkon dikush te ike berisha, edhe pse me duhet te pranoj se nuk eshte hic ide e keqe.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD nuk tërhiqet nga qëndrimi tij për ndryshimet në ekzekutiv



Topi: S’doja të isha në këtë qeveri

Replika me Berishën: Më ofroi 3 poste, refuzova

Armando Meta - GAZETA SHQIPTARE
a.meta@gazetashqiptare.com

Debati për ndryshimet në qeveri midis Berishës dhe Topit, duket se ka marrë trajtën e një “grope thithëse”, ku për momentin, është ende e paqartë se kujt do t’i rrëshqasë këmba në “baltovinën” e krijuar. Bamir Topi ka bërë dje një përpjekje për t’iu larguar sa më shumë “grackës” së ngritur nga Kryeministri Berisha, për të kanalizuar kërkesat e tij për ndryshime në qeveri, si të motivuara nga “ambicie për pushtet”, që në një gjuhë më të thjeshtë, do të thotë nga interesa karrieriste. Ai nuk është tërhequr pas në qëndrimet e tij në raport me kërkesën për ndryshime në qeveri si dhe ka hedhur poshtë mundësinë e nxitjes së këtij pozicionimi nga etja për post në kabinet duke treguar se kishte refuzuar 3 herë ofertat e Berishës. Topi nga ana tjetër, i ka bërë të qartë kryeministrit se nuk ka arsye të pritet 6 muaj për të bërë analizën e punës së ministrave. Një afat i tillë për të bërë një analizë më komplekse të punës së kabinetit qeveritar, është kërkuar nga Kryeministri në një përpjekje për të shtyrë sa më gjatë që të jetë e mundur analizën e punës së ministrave. Por Topi deklaron se, “nuk besoj se duhen pritur shumë muaj për të bërë analizë”, duke lënë të kuptohet se koha që kërkon Kryeministri, tashmë është me pikatore. Koha prej 6 muajsh që kërkon Berisha për ekipin e tij qeveritar, në realitet është një veprim dinak politik, pasi për të gjithë në PD është e qartë se pas 6 muajsh, kjo temë s’do të mund të hapet më për faktin se afrojnë zgjedhjet vendore dhe më e pakta gjë që do të donte lidershipi i PD-së, do të ishin “trazirat” brenda grupit parlamentar për ndryshime në qeveri.

Oferta
Topi i gjendur në një përplasje të drejtpërdrejt me Berishën sa i përket kërkesës për ndryshime në qeveri, hedh poshtë akuzat e Kryeministrit se këto kërkesa janë të motivuara për ambicie për pushtet. Për të kundërshtuar këto insinuata të Berishës, kreu i grupit parlamentar të PD-së nuk ngurron të japë edhe detaje që kanë të bëjnë me procesin e formimit të kabinetit qeveritar, ku ai ka pasur në dorë të zgjedhë një nga 3 postet e ministrave që i janë ofruar. “Kam pasur mundësinë gjatë kohës së formimit të qeverisë, të kem 3 oferta për karrige ministrore. Nuk kam pranuar asnjë. Kjo për arsye të cilat nuk dëshiroj t’i bëj publike. Çfarë diskutohet në zyra, nuk është e thënë të bëhet publike në publik”, - shprehet Topi, duke lëshuar në këtë mënyrë edhe një mesazh indirekt për Kryeministrin se edhe ai ka në memorie problematika jo pak të “nxehta” sa i përket formësimit të qeverisë. Topi sqaron se këto oferta nuk lidhen me interesa personale, pasi sipas tij, “e kam konsideruar politikën jo në favor të interesave personale dhe karriges së gjithsecilit”. “E shoh performancën politike jo në funksion të karrierës individuale, por gjithmonë në funksion të grupit. Ky është edhe mishërimi si kryetar i grupit parlamentar”, - ka sqaruar pozicionin e tij Topi, duke lëshuar mesazhin se përfaqëson në qëndrimet e tij edhe një opinion të grupit parlamentarë.

Modelimi
Nisur nga reagimi i Kryeministrit, Topi shfaq një modelim të qëndrimeve të tij në raport me kërkesën për ndryshime në qeveri. Nëpërmjet një sllallomi tipik politik, Topi përpiqet të reformojë kërkesën se “disa ministra apatik do të bënin mirë të ishin larguar”, me “një grup ministrash që janë në minorancë kanë nevojë të rregullojnë pozicionin e tyre”. Megjithatë, ai nuk ngurron të bëjë të qartë se barra e përgjegjësisë rëndon mbi Berishën për ecurinë e punës së ministrave apatikë, kur shprehet se “është e drejtë e Kryeministrit për ti mbajtur apo jo”, por Topi nuk heziton të shtojë se “gjërat duke i analizuar, duke i korrigjuar edhe qeverisja bëhet më e mirë”.

Grupi
Pavarësisht nga përplasjet me Berishën, Topi gjithsesi nuk ngurron të bëj të qartë se çështja e qeverisë nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur, pavarësisht devijacioneve që u janë bërë koncepteve të tij politike. Topi paralajmëron se analizat me emrat e ministrave do të bëhen brenda grupit parlamentar. “Kur të vendosim të gjithë së bashku, do t’i bëjmë publike. Nuk jam unë ai që individualizoj personat. Kam thënë se admiroj punën e mirë të mjaft ministrave, por ka ministra që janë apatikë”, - nënvizon Topi, duke tërhequr vëmendjen e Kryeministrit, se “nuk besoj se duhen pritur shumë muaj për të bërë analizë”.

DEBATI
Berisha nuk ka lënë vend dy ditë më parë për asnjë reflektim, lidhur me rezervat e shfaqura nga disa prej figurave të larta në PD-së për punën e disa ministrave. Shpresat për ndryshime në qeveri, ose shtesa në kabinetin qeveritar për poste ministrore për të “përkëdhelur” sadopak “ambiciet për pushtet” të kritikëve brenda PD-së për kabinetin qeveritar, janë bërë pluhur nga ana e Berishës. “Është gjëja më normale të pretendojnë për pushtet. Por vendet janë 14 dhe nuk do të ketë shtesa. Natyrisht jo. Ata që thonë se kanë fituar, po kontribuojnë. Nuk mund ta injorojmë këtë. E përligj ambicien e tyre për pushtet, sepse është një ambicie pozitive, por 14 janë vendet në qeveri”, - ka deklaruar Berisha, në përpjekje për të shpërbërë çdo iluzion për rikompozim të kabinetit të tij qeveritar.
 
H

harap

Guest
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Se ça del ne Tv e ça eshte e verteta jane pak gjera te ndryshme.Une per vete e shof diçka te mire kete fryme debatesh brenda PD edhe po si pelqeu Berishes ,qe sma do mendja se ka diçka te tilla.Po thjesht kane parimet e tyre.

Bamir Topi ne qeveri ka kerkuar shume.Por siu plotesuan.
 

tntn

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

BERISHA ESHTE I PAZEVENDESUESHEM. BERISHA ESHTE UDHEQESI HISTORIK I DEMOKRACISE DHE MISHERIMI I DEMOKRACISE SHQIPTARE. BERISHA ESHTE I PARI DHE I VETMI, AI ESHTE SHTYLLA E DEMOKRACISE DHE VETE DEMOKRACIA.
 

wow

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

more tntn. ti more i verber ku jeton ti? tek haleja e Sales apo ku ? A h po ti duhet te jetosh tek PD se pa tjeter nuk ke as drita dhe as uje qe te lahesh. Ty edhe sikur ombrellen te te fusi Sala nga mbrapa ti prape nuk ke per ta marre vesh deri sa te ta hapi. Mos ji kaq i njeanshem se je ne shekullin 21 mor krijese fatkeqe e natyres (se Saliut)
 

ujku81

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

per tritolin tntn: .....dhe zgjatimi i boleve te Enverit /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Bamir Topi mund te jete nje njeri shume ambicioz,problemi eshte tek:menyra e arritjeve te ketyre ambicieve.
1)duke dale shpesh-here ne TV.
2)duke share mbar e mbrapsht.
3)duke t'u rritur mendja.
4)duke menduar qe vetem ti je ma i miri.

Kritika kunder qeverise duhen bere gjithmone,por jo me menyra burracake.
Bamiri me duket se po zevendeson Tritan Shehun,po kthehet ne nje lavire politike.
 

ujku81

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Ndryshe nga Tritani, Bamirit nuk ja kane fut preshin ne b... /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

Po pra .....Me ne fund e gjetem dhe armikun e ri mes nesh. Emri i tij eshte BAMIR TOPI. Te piqet i gjalle dhe te permroncmet ti behen kukurec ne ketij (jo aq i gjate sa i Ed Rames po marshallah do dali kukureci gjithsesi)....

NE HELL, NE HELL do ti shkoje te gjithe armiqte Doktori...si armiqte e jashtem ashtu dhe ata te brendshem....Qe ta morrin vesh te gjithe kush eshte Doktor Bej Berisha...
 

tntn

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

BAMIR TOPI DHE EDI RAMA JANE DY ARMIQT ME TE RREZIKSHEM PER DEMOKRACINE SHQIPTARE. PO UN THEM SE MA I RREZIKSHEM ESHT ARMIKU I BRENDSHEM (BAMIR TOPI).
 

ujku81

Primus registratum
Re: BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA

O tntn mos ke punu gjo m'sigurim t'shtetit ti? /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Top