BAMIR TOPI - VS - SALI BERISHA
Mjerimi i PD-së, rrezik për Shqipërinë
Nga Bashkim Kopliku, GAZETA SHQIPTARE
Ministrat janë të gjithë simpatikë, e ka edhe ndonjë që është më simpatik,” qe përgjigjia e parë që nxitoi të japë kryeministri, në goditjen publike flakë për flakë që i dha kolegut të tij, zëvendëskryetarit të tij, z. Topi, që guxoi e tha: “ka ndonjë ministër që është apatik”. Kjo përgjigje qe njëri mjerim. “Nuk kemi biseduar me kryeministrin, por jam i sigurtë që edhe ai këtë mendim do të ketë,” qe mjerimi tjetër që dëgjuam, shprehur, me nënkuptim, nga zëvendëskryetari i kryeministrit. “Përligj ambicien e tyre për pushtet,” u hakërrua edhe më egër kryeministri, duke shpifur gjëra që as z. Topi, dhe as z. Ngjela nuk i thanë—përkundrazi. Këto të treja po i quajmë mjerime, sepse tregojnë se demokracia e brendëshme e PD-së, nuk ka ndryshuar fare nga gjendja e saj e vitit 96-97, kur ajo, mungesa e demokracisë së brendëshme të partisë së maxhorancës, qe mjerimi i PD-së, qe shkaku kryesor i rrënimit të shtetit shqiptar. Janë në radhë të parë aktivistët e PD-së, deputetët, anëtarët e forumeve të saj, që duhet të mos lejojnë që PD-ja të mbetet në mjerimin e një partie ku njëshi nuk lë njeri as të flasë e as të mendojë me kokën e vet, e aq më pak të influencojë në qeverisjen e vendit: rrezikohet jo thjeshtë PD-ja, por rrezikohet e gjithë Shqipëria, sepse ashtu u rregulluan gurët, që u riciklua në krye, po Ai i 96-97-tës.
Po mbeten fare pak naivë që i besojnë deklaratat e kryeministrit aktual, tip: “duhet të më kritikoni, se unë i dua kritikat, që nga këshilltarët e mi, e deri tek njeriu më i thjeshtë”. Problemi është tek titullarët e Berishizmit: ata duhet të arsyetojnë me mend e tyre, të kuptojnë se ç’po ngjet. Ai, kryeministri aktual, u hodh në sulm pa pikë etike, sapo një koleq i tij i bëri një kritikë për qeverinë, e dakord që kritika qe, me delikatesë—apo me “spondë”—kryesisht për kryeministrin—e çfarë, pastaj! U bë kritikë me delikatesë, se është natyra e z. Topi që nuk i duron sjelljet “konfliktuale” (apo konfliktuoze, si i pëlqen atij të shtrembërojë italishten). Mendoni sikur të ishte një tjetër, një konfliktual, se çdo t’i punonte atij Ai, kryeministri. Nga ana tjetër, nuk duam të diskutojmë fare nëse ka të drejtë apo jo, z. Topi (e as z. Ngjela), bile po e pranojmë se e ka gabim: vërtetë që nuk paska asnjë ministër që është apatik, por qenkan të gjithë ashtu si tha kryeministri, kush më simpatik se tjetri. Problemi është sulmi harbut që bën kryeministri daj zëvendëskryetarit të partisë, kryetarit aktual—”aktual”, sepse kryeministri nuk ka kohë më të meret me Partinë se ka në shpatulla të gjithë Shqipërinë.
Mjerimi i parë është se shumica e fansave të kryeministrit, nuk kuptojnë farë shkeljen e rëndë të demokracisë së brendëshme, të partisë së tyre, shkelje që e konsumoi idhulli i tyre, kryeministri, këto ditë në shfaqjet e tij flash, par gazetarëve. Fansat, në mjerimin e tyre, fillojnë të sulmojnë z. Topi (dhe tani dhe z. Ngjela), dhe të mos shqetësohen fare nga fakti se kryeministri po don t’i mbyllë gojën zëvendësit të tij, po don të heqë nga truri i kujdo, mendësinë dhe mundësinë e kritikës, e mendimit tjetërsoj. Ky është problemi, ky është mjerimi që na bën të ndalojmë në këtë incident të pashembullt në demokraci. E nuk është problem i vogël që mos të keshë asnjë kërkesë për të lejuar që të thuhet mendimi yt, të mos lejosh që këtë mendim ta thonë ata me të cilët u gënjeve mendjen “24 % të shqiptarëve” që të dhanë votat. Kjo është identike me komunizmin, por akoma pa dënim të hapur, troç, me një “nen 55” për “agjitacion e propagandë”, si “agjent i armikut”, për të “gjithë udhëheqjen”.
Mjerimi i dytë është diversioni, shpifja ndaj kujdo që guxon të shprehë një mendim të ndryshëm. Fillojnë të merren jo me ç’u tha, jo me cilat janë problemet që nuk ecin, etj., por me diversionet e tyre tipike: përse e tha z.Topi; ku e kishte hallin; ku i ka mbetur hatri; mos është spijun i socialistëve, se ka qenë në klasë me këtë apo atë; e njëmijë diversione mediokre të tjera, që veçse tërheqin vëmendjen nga kryesorja: një titullar i partisë ka një mendim tjetër, dhe e tha, dhe sa e tha, u vërsul kryetari, e me të edhe shpora e servilëve të tij proverbialë, për ta mbytur—në fakt për të mbytur shkëndiat e demokracisë së brendëshme në atë parti. Nuk na bën përshtypje fare thënia e pështirë e kryeministrit: “përligjim ambicien e tyre për pushtet”—kush i tha atij se ata po luftojnë për pushtet, dhe jo për të riparuar gafat e tij; prova më e mirë e mosambicjes është “vetëflijimi” që bënë me vetëdije duke e kundërshtuar; ata e dinë që tashmë Ai, nuk i bën më ata ministra, për “100 vjet”!—e përsërisim, halli është tek të tjerët e PD-së!
Mjerimi i tretë është se kjo parti, PD-ja, njësoj si në vitet ’96-97, vazhdon ta ketë të shuar debatin brenda forumeve të partisë, saqë edhe titullarët e saj, nuk gjejnë rrugë tjetër për të bërë debat me kryeministrin e tyre, veçse nëpërmjet masmediave. Po, edhe z.Topi e tha qartë këtë mjerim: “nuk kam biseduar me kryeministrin, por..”. Ai, z.Topi, siç thamë nuk është konfliktual, është me etiketë, dhe prandaj nuk mund ta thoshte troç, p.sh. si vijon:
“E ku të flas me kryeministrin; ku kapet ai. Vjen në parlament, thotë në grupin parlamentar ato që do, dëgjon ato që do, dhe sa fillon të ngrihet ndonjë çështje që nuk i vete për mide, ose fillon e shan e ulëret, ose e ndërron muhabetin në gjëra të tjera, ose ngrihet e ikën, se helbete “ka punë shumë, nuk ka kohë të marrë frymë”. Bile, ngrihen servilët e tij, edhe në grupin parlamentar, e të sulen ty që “iu kundërvure shefit” e bëjnë avokatin e tij, duke t’u sulur me të bërtitura tip “ku e kemi hallin ne, e ku e ke ti”, apo “mos ço ujë në mullirin e socialistëve” etj. Si rezultat, nuk ka asnjë mundësi ngritje të problemeve shumë shqetësuese që marr unë edhe nga baza, për punën e qeverisë. Prandaj, meqë e quaj që i bën mirë qeverisjes sonë t’ia them të vërtetat që di unë. Po i ngre në masmedia, sepse nuk kam tjetër ku t’i ngre. E natyrisht, unë e di se kjo ngritje e të vërtetave, është me pasoja ndaj karierës sime personale, se tashmë unë e di se kush ështe ai, dhe si reagon ai, kryeministri, kur kritikohet, por e quaj se e kam për detyrë, për të mirën e PD-së t’i ngre këto probleme.”
Sidoqoftë, z. Topi foli qartë. E kjo folje qe një demonstrim trimërie e kurajoje qytetare të jashtëzakonshme për shumicën e atyre që janë mbledhur sot në PD—opinioni publik ka detyrë ta respektojë e t’i japë kurrajo këtij njeriu, se të tillë janë shumë të domosdoshëm për të ruajtur Shqipërinë, që të mund të frenojnë, që herët, gabimet katastrofike që ka potencial (mundësi) të gjenerojë kryeministri aktual—mos harroni për asnjë moment se është po ai që ishte kryetari i çdo gjëje kur u rrënua Shqipëria, në ’97-ën.