BALLSH- Një adoleshent është arrestuar si autor i vrasjes së nënës së dy fëmijëve, Violeta Mehmeteti e cila u plagos rëndë nga shpërthimi i një granate sapo tentoi të dilte nga banesa për të hapur dyqanin, ndërsa dha shpirt rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen "Gllavenicë" të qytetit të Ballshit.
Pa kaluar 12 orë nga krimi, gjatë orëve të natës policia ka vënë në pranga Aleksander Dokon, nga qyteti i Selenicës, në rrethin e Vlorë si dhe ka ndaluar edhe 19 vjeçarët Xhuljano Lamaj dhe Ertion Lamaj nga qyteti i Ballshit nën akuzën e moskallzimit të krimit.
Nga kontrolli që policia bëri në banesën e autorit të krimit u gjetën prova të plota materiale që dokumentojnë autorësinë e krimit si dhe 2300 fishekë mod 56. Sipas hetimeve paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që burime brënda grupit hetimor konfirmojnë se autorët dhe vajza e viktimës kanë njohje dhe janë konviktorë në shkollën artistike "Jakov Xoxa", në Fier, çka përbën dhe burimin e konfliktit. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte rreth orës 07.00 në qytetin e Ballshit, kur shpërthimi i një granate vendosur në derën e banesës së familjes Mehmeti shkaktoi vdekjen e 42 vjeçares nga shpërthimi i së cilës humbi jetën shtetësja Violeta Mehmet