Ballsh, vrau me thikë në zemër 13-vjeçarin, arrestohet autori

Dua tju tregoj nje lajm te ri ku kusheriri im ka qene vet prezent ne kete ngjarje qe ka ndodhur ne qytetin e vogel te Ballshit,ne Jug te Shqiperise.

BALLSH-
Goditi me thikë për vdekje një 13-vjecar, arrestohet autori i krimit në Ballsh. Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e 21-vjecarit Edison Kamaj 24 orë pas krimit. Ndërkohë që nuk jepen detaje në lidhje me ngjarjen, e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Ballshit.

Ndërkohë, raportohet se gjata krimit ka qënë i pranishëm dhe vëllai i autorit me iniciale Y.K për të cilin u mendua fillimisht se e kishte vrarë ai bashkëmoshatarin.

Ndërkohë që dëshmia e tij pritet të zbardhë plotësisht shkakun e ngjarjes, por sipas policise konflikti ka nisur dy javë më parë ku palët janë konfrontuar fizkisht.

VRITET ME THIKË NË ZEMËR 13-VJEÇARI
Vritet me thikë një 13-vjeçar nga Ballshi. Burime zyr tare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth orës 22:30.

Mësohet se minoreni Xhevahir Lamaj është përfshirë në një sherr të çastit me bashkëmoshatarin dhe njëkohësisht shokun e tij, B.L. Në grindje e sipër, Y.K. ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Lamajn në zemër. Për pasojë 13-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punen per kapjen e autorit.

Gjithashtu kam marr informacione se thika ishte thike mishi.
 
Top