Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

alinos

Forumium maestatis
Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Ballkan i egër, mos na tallazo Shqipërinë!

I shtymë nga malli për ju dhe për komunikim me ju, vendosa të vë në kartë disa mendime personale mbi gjendjen e tanishme të kombit shqiptar, me theks në RSH. Kam ndigjue nga shumë anë se unë nuk e njoh gjendjen në Shqipëri. Ashtë e natyrshme mbas 40 vjet mërgimi. Por unë mendoj se me heshtë ashtë akoma ma keq. Gabimi ma i madh që mund të baj ashtë të hesht mbi atë që ngjet sot në hapësinat shqiptare të Ballkanit, e veçanërisht në RSH, dhe mospërpjekja të evitohen fatkeqësitë në të ardhmen.

Kur isha në Shqipëri, në gusht 1992, fola në Teatrin “Migjeni” dhe për pesë minuta u përpoqa të theksoj se ashtë njeriu i lirë ai që ban shtetin e lirë e shoqërinë e lirë. Nuk pata zemër të flas për gjana të tjera sepse publiku ishte aq i lodhur dhe aq i ngatërruem me “politikë” sa që më dekurajoi të flas ma gjatë. Nji shok më tha: “ke thanë gjithçka dhe asgja!” Sot do të përpiqem të rendis disa mendime personale, jo domodoshmënisht në radhë për randësinë e tyne, por ma tepër për lehtësi spjegimi.

Shkrimtari irlandez John Donne ka thanë: “No man is an island”. Asnjeri nuk ashtë nji ishull më vete. Unë do të dëshiroja ta adoptoj këtë thanie: “Asnji shtet sot në botën moderne nuk ashtë nji ishull”. Shqipëria e provoi e falimentoi!

Vendi ynë ashtë ballkanik, mesdhetar dhe europian: i vogël numerikisht, i dobët ekonomikisht, i paedukuem politikisht. Vendi ynë europian mban në kurriz trashëgiminë otomane dhe besimin mysliman, dy aspekte të hueja për kontinetin ku jetojmë. Nëse Europa, ma e qytetënueme pranon deri në nji farë pike pluralizmin politik, kulturor dhe fetar, Ballkani ma i egër refuzon bashkëjetesën me popullin tonë. Përndryshe si mund të spjegohet tragjedia e Kosovës dhe trajtimi i shqiptarëve në Greqi? Mesdheu ashtë ma kozmopolit, i përziem, ma tolerant.

Këto vitet e fundit ashtë folë shumë për “clashes of civilizations” (përplasjet e qytetënimeve) dhe teza se turbullimet ma të mëdha do të ngjasin pikërisht aty ku kufizohen këto “qytetnime”, ka mjaft përkrahës. Në rastin tonë shqiptar: ne jetojmë në nji zonë ku krishtenimi perëndimor, krishtenimi lindor dhe islamizmi takohen. Prandej ka arsye me besue se përplasja në të ardhmen ashtë pothuejse e paevitueshme në Ballkan. Në qoftë se kjo tezë pranohet, atëherë fati i kombit shqiptar në të ardhmen nuk duket premtues dhe konflikte të reja mund të krijohen, ndoshta artificialisht (siç ashtë rasti i Serbisë) me qëllim të zgjanimit të sferave të influencës në gadishull. Ajo që kemi pa, sidomos qysh më 1991 në Ballkan, e në Shqipëri e Kosovë veçanërisht, mbështet këtë tezë. Megjithatë, unë si perëndimor, refuzoj të pranoj paevituesh mëninë e përplasjes.

Ashtë dëshpërues fakti që sot konflikti në Ballkan po ngjyroset me elemente fetare që bien erën e fanatizmit të shekujve 18 e 19, kur Rusia cariste mibilizohej me nxjerrë Turqinë jashtë Europës, dhe kur Austro-Hungaria e Italia acaruen konfliktin e tyne me përpjekje për sundim në Ballkan. Shqipëria ishte “tokë turke”, shqiptarët “kokë turku” dhe Rusia e satelitët e saj konsiderojshin aneksimet tokësore në kurriz tonin si nji “mision qytetnues”. Shtypjet e masakrat kundër kundër shqiptarëve nuk tërhiqnin vëmendjen e Europës, për sa kohë që Perandoria Otomane zvogëlohej, dobësohej dhe hidhej jashtë Europës. Shqiptarët shikoheshin si “versioni modern i turqve”, prandej duheshin zhdukë...!

Kështu, nga ana e shumicës së shqiptarëve u arrit përfundimi se mbrojtja e tokave shqiptare mund të bahej vetëm në bashkëpunim me Turqinë, si i vetmi shtet që mund të siguronte përkrahje. Por Otomanët ishin në tërheqje të plotë. Lidhja e Prizrenit, (1878-1880) ashtë manifestimi i parë me efekte ndërkombëtare i dëshirës së shqiptarëve për shkëputjen e fatit të tyne nga ai i okupatorit otoman. Ky qëndrim i drejtë e keqësoi gjendjen tonë sepse vuni forcat ushtarake turke kundër shqiptarëve.

Tashti, të gjithë e dijmë se si u zhvillua historia e popullit tonë deri sot, por jo të gjithë kanë nxjerrë mësimet e duhuna nga kjo eksperiencë. Kjo vështirëson përcaktimin e vijës politike gjithëshqiptare dhe ndihmon konfuzionin politik në vendin tonë edhe sot e kësaj dite, konfuzion që ndihmohet nga fqinjët.

Perandoria Otomane siguronte nji hapësinë tokësore të gjanë për popujt e saj, ku lëvizja (nga Zagrebi deri në Indi) e njerëzve dhe mallnave ishte e lirë, tue ndihmue kështu kontaktet në mes popujve (për mungesë kufijsh tokësorë e doganash) tregëtinë e zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Me Traktatin e Berlinit, 1878, të Londrës, 1913, të Versajës, 1919 dhe përsëri në 1945, kjo hapësinë u coptua me rezultate tragjike: gjysma e Shqipërisë doli më vete politikisht, por u dënua të jetojë e mbrapambetun dhe në vorfëni; gjysma e dytë, Shqipëria Lindore, humbi pavarësinë politike, u vorfnue ekonomikisht, u diskriminuar shoqërisht dhe iu nënshtrue procesit të shkombëtarizimit. Ndarja e Shqipërisë në dy pjesë, Perëndimore dhe Lindore, ka qenë gjithashtu nji tronditje e thellë emocionale për të gjithë shqiptarët, rrjedhimet e së cilës i ndjejmë edhe sot.

Largimi i Turqisë ka qenë kondita kryesore për krjimin e nji Shqipërie të pavarun. Paradoksi ashtë se ky largim rrezikonte njikohësisht vetë ekzistencën e Shqipërisë në atë moment. Balanca në mes të dy poleve u mbajt nga nji ngritje e vrullshme e ndërgjegjes kombëtare, si dhe antagonizmat në mes të shteteve kërcënues fqinj. Ky dualizëm vazhdon edhe sot, dhe fati i shqiptarëve lëkundet akoma nga forcimi ose dobësimi i njërit ose tjetrit faktor.

Me gjithë pjesëmarrjen e gjanë dhe aktive të elementit shqiptar në administratën otomane, kjo pjesëmarrje nuk u ndërrue në nji përpjekje koshiente me ndihmue atdheun e lindjes dhe bashkëatdhetarët. Vetëm nga fundi i shekullit 19 kemi figura të ndrituna që kuptuen randësinë e shkëputjes nga Turqia dhe të përpjekjeve me fitue përkrahjen e Europës Perëndimore me qëllim krijimin e nji shteti të lirë shqiptar.

Të ndihmuem nga përgatitja arsimore, këta elementë kuptuen randësinë e “europianizimit” të popullsisë shqiptare dhe rolin qendror që luen arsimi e kultura në këtë proces. Unë besoj se, mbas vdekjes së Skënderbeut, me përjashtim të përpjekjeve individuale, ose grupeve të vogla kryesisht katolike shqiptare, grupi i Stambollit në Lindje dhe Arbëreshët në Perëndim përbajnë bërthamën e lëvizjes kombëtare shqiptare me kërkesë për autonomi si hap i parë, dhe për pavarësi, si objektiv final.

Bërthama e lëvizjes kombëtare përbahej nga shqiptarë myslimanë që kuptuen domosdoshmëninë e shkëputjes nga Turqia dhe urgjencën për pavarësi kombëtare, nga intelektualë dhe klerikë ortodoksë shqiptarë që hodhën poshtë përpjekjet greke për asimilim dhe aneksim të tokave shqiptare dhe nga intelektualë dhe klerikë katolikë shqiptarë që nuk pranuen protektoratin e Italisë ose Austro-Hungarisë. Nji grupim i këtillë elementesh të ndryshëm por të njisuem në ndjekje të nji ideali të përbashkët - pavarësinë e Shqipërisë - u tregue të jetë kondita esenciale për suksesin e veprimtarisë së tyne dhe burim frymëzimi për breznitë tona.

Megjithatë, ky grupim, sado i randësishëm roli i tyne, nuk ia doli të sigurojë përkrahjen e gjanë të popullsisë vendase. Më shumë se 400 vjet okupacion otoman dhe shkëputje nga Perëndimi kanë lanë gjurmë të thella në mendimin e përditshëm të popullsisë shqiptare. Nji nga gjurmët ma të theksueme ka qenë mentaliteti popullor se Shqipëria duhet të jetë e mbrojtun nga nji Fuqi e Madhe me interesa në Shqipëri. Ky koncept i gabuem, dhe për mendimin tim, i turpshëm, vazhdon edhe sot me kërkesat për “nji protektorat”. Viti 1997 e ilustron atë!

Shpesh herë na pëlqen të përsërisim se në 1912 u ba Shqipëria por jo shqiptarët. Natyrisht, asnji komb nuk ashtë “formue” mbrenda ditës, dhe “formimi” i nji kombi nuk ashtë nji akt i njiherëshëm, si p.sh. “shpallja e pavarësisë”. Ai ashtë nji proces që fillon me ngjalljen e ndërgjegjes gjithëkombëtare dhe zhvillohet me hapa të matun, si rezultat i zhvillimit politik e kulturor. Në disa vende, si Serbia dhe Greqia, etapat e zhvillimit politik shënohen me fitore ushtarake e zgjanime tokësore në kurriz të fqinjve (1878, 1912, 1918, 1945, etj.).

Shqipëria ka kalue nëpër nji periudhë historike të kundërt me atë të fqinjëve, d.m.th. nji seri invadimesh, humbjesh dhe tkurrje territoriale deri në atë pikë sa të bahet nji territor pa perspektivë ekonomike dhe peng i vorfënimit të pambarim, siç ashtë sot RSH.

Etapat kulturale për zhvillimin e kombit shqiptar kanë qenë të theksueme sidomos me zhvillimin e gjuhës e letërsisë, dhe në dekadat e fundit, me atë të kulturës dhe arteve. Që me Buzukun e deri te Bogdani, e ma vonë me prodhimin letrat të shekujve 19 dhe 20, çdo botim shqiptar ka qenë nji gur themeli për forcimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Autorët e mëdhej të letërsisë shqipe dhe linguistët e dalluem kanë po aq peshë, në mos ma shumë, në balancën e formimit të kombit shqiptar, sa edhe disa të pakët burra shteti shqiptar. Alfabeti i Stambollit, shkolla e parë shqipe në Korçë, Kongresi i Manastirit, Shkolla e Parë Normale në Elbasan, hapja e arsimit fillor dhe Komisia Letrare para vitit 1920, dhe arsimit të mesëm akademik dhe profesional para vitit 1939, krijimi i Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940, i institutev e të nalta dhe Universitetit të Tiranës, Biblioteka Kombëtare, Akademia e Shkencave, Teatri dhe Opera, Muzeumi, Kongresi i Unifikimit të Gjuhës Shqipe, botimet e fjalorëve të gjuhës shqipe, hapja e pesë universiteteve mbas 1991-s etj., kanë po aq randësi sa edhe aktet heroike të Shkodrës në 1911-1913, të Dibrës në 1919-1920, të Vlorës në 1920, Mujo Ulqinaku i 1939-s, dëshmorët dhe luftëtarët e rezistencës katërvjeçare anti-italiane dhe anti-gjermane gjatë Luftës II Botërore, dëshmorët dhe luftëtarët e rezistencës gjysëmshekullore anti-komuniste, lëvizja e Dhjetorit 1990 e studentëve në Tiranë, Shkodër, Kavajë etj., përpjekjet e mbas vitit 1991, të elementit demokratik në Shqipëri me mundë komunizmin e trashëgiminë e tij shkatërrimtare, si dhe lufta e sotme për ndërtimin e Shqipërisë së re, të lirë, të pavarur, demokratike, të bashkuar, dhe europiane në vendin tonë.

Në këtë kategori fazash vendimtare për formimin e ndërgjegjes kombëtare hyjnë sot - dhe do të hyjnë edhe nesër, - të gjitha përpjekjet për ndërtimin e nji shteti shqiptar dhe të nji shoqërie shqiptare që mbështetet mbi ligjin dhe që respekton ligjin, të gjitha përpjekjet për respektimin koshient të të drejtave të njeriut, përpjekjet për metoda dhe mentalitete demokratike, të gjitha përpjekjet për ndërtimin e nji Shqipërie dhe shoqërie shqiptare që dëshiron europianizimin si nji solucion i vetëm (dhe ndoshta për herën e fundit!) i gjendjes kaotike dhe i mbrapambetjes kronike të atdheut tonë.

Në qoftë se populli jonë do të bjerë viktimë e individualizmit të egër dhe konsumerizmit që ushqen shoqënia kapitaliste në nji shtet pa ligje, dhe do të harrojë rolin social të secilit nga ne, si individ, në Shqipëri e në shoqëni, atëherë humbja e vendit tonë si pjestar i botës së lirë, dhe e shoqënisë sonë shqiptare si anëtare e botës së qytetënueme perëndimore, ashtë vulosë përfundimisht.

Natyrisht, për nji ndërmarrje të këtillë duhet nji udhëheqje politike shqiptare koshiente e misionit të saj politik e shoqëror. Dhe kjo ashtë pika ma e dobët e historisë moderne shqiptare. Sa i rëndësishëm është roli i udhëheqësit në disa momente të caktueme historike duket qartë sot në Serbi, me shkatërrimin e shtetit serb nga Millosheviçi e klika e tij.

Koncepti i “së drejtës së trashëgueme”, i “udhëheqësit të ndritun”, “diktatori benevolent”, “teoria e njishit”, “Udhëheqësit të pazëvendësueshëm”, “leader-it karizmatik” etj. dhe lania mbas dore e edukimit demokratik në shkolla - si përgatitja e qytetarëve të ndërgjegjshëm për të nesërmen - shkon kundër nji shoqënie shqiptare ku qeveria rrespekton vullnetin e lirë të zgjedhësve dhe mundëson edukimin politik të qytetarëve “të lirë nga frika” dhe “të lirë nga uria”. Të gjitha manipulimet negative dhe të damshme nuk do të lejojnë emancipimin e shoqënisë shqiptare, dhe ndërtimin e shtetit shqiptar ligjor e demokratik.

KKK (korrupsioni, krimi dhe kontrabanda) nuk janë dukuni të rastësishme, ata janë prodhim i nji shoqënie dekadente ku nuk sundon ligji dhe i nji shteti që nuk ka bazë morale të imponojë zbatimin e ligjit sepse vetë shteti ashtë formue në kondita jo-ligjore dhe nga elementë që nuk respektojnë ligjin. Kjo ashtë gjendja e Shqipërisë sot: qeveritarë që ngopen në kurrizin e shtetit dhe spekulatorë e kriminelë që ngopen në kurriz të popullit, pa frikën e përgjegjësisë penale.

Natyrisht, nji gjendje e këtillë dekurajon të gjithë ata dhe ato që janë të vullnetit dhe janë të gatshëm me i vue shpatullat e tyne punës për ndërtimin e shtetit dhe të shoqënisë shqiptare demokratike. Ky ashtë edhe qëllimi i sundimtarëve të korruptuem. “Për të keqen me triumfue, - shkruen E. Burke, - mjafton që njerëzit e ndershëm të rrijnë indiferentë!” Kjo ashtë gjendja e sotme në Shqipëri! Nji indiferencë masive! Mëkat!

E kuptoj se pyetja juej tani ashtë: Si mendon Samiu se mund të dilet nga ky qorrsokak ku ka ra Shqipëria dhe shqiptarët sot? Amerikanët kanë nji shprehje: “A million dollar question!”, d.m.th. të jap 1 milion për nji përgjigje. Sidoqoftë, me gjithë kritikat që do të bahen dhe me keqkuptimet që mund të krijohen, në vend që të hesht do të rreshtoj disa nga opinionet e mia. (Mos harroni se unë kam lanë vendin 40 vjet ma parë dhe e njoh atë me anë të shtypit dhe kontakteve të kufizueme).

1. Momenti historik sot kërkon që të mobilizojmë të gjitha energjitë e kombit shqiptar në luftën për pavarësinë e Kosovës. Nji Kosovë e lirë dhe e pavarur do të ishte nji faktor i randësishëm për paqen në Ballkan, garancia ma e mirë për sigurimin e të ardhmen e dy milion kosovarëve, dhe nji mburoje për mbrojtjen e kufijve të RSH, si dhe nji dinamo për zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe shoqënor të gjithë kombit shqiptar në Ballkan (Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë dhe Greqi).

Uroj që rivalitetet e udhëheqjes politike kosovare nuk do të sjellin dështimin e orientimit të ri e të favorshëm politik ndërkombëtar - sidomos NATO dhe SHBA - dhe të mos sjellin Kosovën e re e të lirë në buzën e greminës së kaosit dhe instabilitetit politik që po jetojmë sot në RSH.

2. Pozicioni gjeografik i përhershëm kërkon që RSH të orientohet pa rezerva drejt integrimit europian. Por ky integrim mbetet “nji dëshirë abstrakte” në qoftë se nuk plotësohen konditat paraprake për pranim. Sikurse e dini RSH ashtë në fund të listës për anëtarësim në NATO dhe shumë, shumë larg nga pranimi në BE. Europa nuk ashtë vetëm nji nocion gjeografik, as vetëm nji mirëqenie ekonomike. Europa ashtë gjithashtu nji trashëgim i gjatë historik, nji qytetnim, nji kulturë e vjetër e njikohësisht moderne, sidomos në fushën e të drejtave themelore të njeriut, respektit për ligjin, pluralizmin politik dhe autoritetin shtetnor, në mes tjerash.

Kondita e parë për RSH, sine qua non, ashtë siguria e mbrendshme, rendi dhe qetësia, të cilat vendosen vetëm nga nji qeveri që zgjidhet nga populli lirisht, pranohet nga shumica pa presion dhe që ashtë e angazhueme seriozisht në mbrojtjen e shtetit ligjor. Siguria e mbrendshme siguron edhe fqinjtë nga eksporti i krimit.

Pa nji shtet ligjor nuk ka rend e qetësi, nuk ka sigurim jete, nuk ka konfidencë për investime - nga mbrendë dhe nga jashtë. Pa nji shtet ligjor, Shteti nuk mund të vjelë taksat e ndryshme që janë “gjaku” i trupti shtetnor dhe pa të cilat nji Shtet nuk mund të funksionojë. Pa vjeljen e taksave, Shteti nuk mund të mbajë ose të përmirësojë infrastrukturën: rrugët, urat, ujnat, shkollat, shëndetësinë, policinë, gjykatat, administratën etj. Pa vjeljen e taksave do të kemi nji gjendje vorfënie ashtu si e kemi sot.

Të gjitha këto mund të arrihen - e përsëris - vetëm nga nji qeveri që pranohet nga shumica e popullsisë me vota të lira, nji qeveri që ashtë e angazhueme seriozisht në ndërtimin e shtetit ligjor.

3. Nji qeveri, ose administratë e këtillë, ashtë prodhimi i nji shoqënie të edukueme me frymën e demokracisë, pikë së pari tolerance për pluralizmin politik, fetar e kultural të shoqënisë. Duhet veçanërisht nji brezni e re e shkollueme me idealet e demokracisë, e informueme mirë, e përgatitun mirë profesionalisht, e gatshme me u shprehë lirisht dhe në mënyrë të qytetnueme, ose gojarisht në klube e shoqëni të ndryshme, ose me shkrim në nji shtyp të lirë, si kanali ma efektiv për shkëmbim të lirë idesh dhe për luftën kundër shtypjes, korrupsionit, krimit dhe mosaftësisë qeveritare; nji shtyp dhe mass media që shërbejnë si platforma për shprehjen e mendimeve të lira të shoqënisë shqiptare në kërkesën e saj me marrë e me dhanë informim të saktë, dhe sa ma të plotë për çdo individ si edhe për masat e gjana të popullsisë. RSH ka n evojë për qytetarë të ndërgjegjshëm për rolin e tyne në shtet, në këtë rasë në republikë. Neo-fashizmi dhe neo-komunizmi janë vdekje-prurës për qytetarët e nji republike demokratike.

4. Nji qeveri e këtillë përbahet nga elementë shqiptarë koshientë të misionit që merret përsipër. Ky element është zakonisht me arsim të naltë, me përgatitjen profesionale, me të kalueme morale të pastër dhe me vizionin e nji Shqipërie moderne, në kuadër të integrimit europian. Karrieristët, hajdutët, spekulatorët dhe “politikanët e ditës” nuk kanë vend në nji administratë të shëndoshë qeveritare. Tue marrë parasysh të kaluemen, ka arsye të kërkohet që gjeneracioni i ri me përgatitje universitare mbas vitit 1991, mbrenda dhe jashtë RSH të jetë skeleti i administratës ideale që dëshirojmë.

5. Programi i nji qeverie të këtillë duhet të sigurojë paqen e mbrendshme dhe të jashtme.

E para sigurohet me zhvillimin ekonomik të vendit i mjaftueshëm për pengimin e konflikteve sociale. “Të lirë nga uria”. Siç e shohim sot të gjithë, nji stomak i uritun nuk ashtë recetë për qeveri të qëndrueshme. Nji stomak i zbrazët nuk lejon trunin të punojë normalisht.

E dyta, sigurimi i paqes së jashtme duhet të arrihet nga raportet e mira me fqinjët - në bazë të respektimit reciprok të të drejtave të secilit shtet dhe të qytetarëve të tij. Ideali ashtë: “No neighbours to fear!” (Asnji fqinj nuk më kërcënon!.

6. Procesi i zhvillimit ekonomik, sidomos në konditat mjeruese të RSH sot, duhet të ushqehet nga vetë shqiptarët. Ndihma e huej ekonomike ashtë esenciale, por kjo ndihmë pa dinamizmin e mbrendshëm dhe frymën e inisiativës private nga vetë shqiptarët do të përfundojë në projekte jo-frytdhanëse, ose në xhepin e sundimtarëve politikë. Dhe përfundimisht do të këputet. Mania e importit, mospërkrahja e prodhimit vendas dhe eksportit, dhe orientimi kah konsumerizmi që përpin ma shumë se prodhohet, nuk janë receta zhvillimi. Ata na sjellin në vartësinë tonë ekonomike (dhe politike) tek ai që na jep bukën e përditëshme, - dhe duhet përbuzë.

7. Motori i zhvillimit ekonomik sot ashtë arsimi, kryesisht arsimi i naltë teknik. Në botën e re të kompjuterit dhe elektronikës së avancueme duhen mijëra inxhinierë e teknikë të naltë. Shqipëria me pagat e ulëta që ka sot do të bahej qendër e re, e madhe, investimesh nga korporatat e mëdha botënore. Si shembull kemi Izraelin me 200 plus qendra kërkimesh elektronike. Gjithashtu ideja e “zonave të lira” e hjedhun nga Dr. F. Hoti ashtë pozitive dhe duhet përkrahë.

9. Nji zhvillim ekonomik i vërtetë dhe i balancuem bahet vetëm në nji ambjent social ku të drejtat e njeriut dhe të qytetarit janë plotësisht të garantueme. Kjo përmbledh sidomos çlirimin e plotë të grues shqiptare nga prangat e paragjykimeve të trashëgueme. Grueja shqiptare, 51 përqind e popullsisë, duhet të jetë partnere e plotë, në familje, në vendin e punës, në veprimtaritë shoqërore, dhe sidomos në udhëheqje.

Kjo përmbledh gjithashtu edhe popullsitë e vorfëna të maleve e fushave që po urbanizohen sot nga mungesa kronike e bukës atje ku jetojnë. Kjo masë fatkeqe duhet të “adoptohet” nga popullsia urbane dhe duhet ba pjesë e pandashme e procesit politik, ekonomik e kulturor të vendit, para se të shndrrohet në lumpenproletariat. Përndryshe do të ballafaqohemi me trazina sociale vazhdimisht dhe për nji kohë të gjatë.

Aspektet e tjera të zhvillimit ekonomik duhet të marrin parasysh konseguencat sociale të shoqënisë shqiptare, veçanërisht punësimin dhe ndarjen e të ardhunave sa ma drejtësisht që të jetë e mundun. Ngritja ekonomike pa drejtësi shoqnore ashtë receta ma e sigurtë për trazime dhe shpërthime mbrenda shoqnisë.

U zgjata shumë, por gjendja e sotme e kombit shqiptar dhe zhvillimet politike, ekonomike e shoqënore të RSH janë ba probleme shumë shqetësuese për të gjithë ata që janë shqiptarë. Veçanërisht, dinjiteti kombëtar i shqiptarëve ka ra shumë poshtë!

Unë mendoj se votimet e reja, në 2001, paraqesin nji fund dhe nji fillim, njikohësisht. Këto dy vitet e ardhme janë të nji randësie të dorës së parë, qoftë për studimin me kujdes dhe gjykimin me drejtësi të zhvillimeve në Shqipëri mbas vitit 1991, qoftë për përgatitjen për betejën demokratike që do të zhvillohet me votimet parlamentare të ardhme.

Partitë politike në RSH sot nuk e kanë gjetë akoma temën themelore të programit të tyne dhe elektoratin që e lidhe ngushtë me programin e tyne. Në Europën perëndimore, partitë politike përfaqësojnë, në përgjithësi, interesat ekonomike të elektoratit të tyne: bujq, tregtarë, industrialistë etj., dhe mbrojnë interesat ekonomike të këtyne klasave. Me nji fjalë, kanë nji elektorat koshient dhe besnik. Në SHBA, ka dy parti: Republikanët, që duen ma pak qeveri dhe ma shumë inisiativë individuale edhe në sektorë jetësorë, siç janë arsimi, kultura, shëndetësia, administrata etj. dhe Demokratët që kërkojnë nji rol ma të madh të qeverisë në jetën e shtetit dhe shoqënisë amerikane, e sidomos mbrojtje shtetnore për disa seksione të paprivilegjueme të shoqënisë. Kështu që ndamja, megjithëse jo e thellë, ashtë e qartë. Por, mbi të gjitha janë interesat e kombit amerikan.

Në RSH nuk ka ende nji klasë të mesme të fuqishme. Ka nji popullsi fshatare prej 60 përqind plus që jeton në fshat dhe mendoj unë ashtë lanë mbas dore, sidomos me dënimin e saj nga sistemi komunist si bisht i qendrave urbane. Koncentrimi i madh i partive politike dhe i qeverisë ashtë akoma në shërbim të popullsisë urbane, e cila gëzon nji peshë të madhe, disproporcionale në politikën e qeverisë dhe përcakton pjesën e madhe të veprimtarisë së saj, fenomen që spjegohet por nuk justifikohet.

Klasa punëtore ashtë gjithashtu e kufizueme në numër dhe me influencë të kufizuar. Klasa ma e preferueme: “intelektualët”, elementi me arsim të naltë dhe me pozita kyçe në qeveri e në shoqëni. Ky element, për hir të përgatitjes arsimore dhe profesionale, ashtë i destinuem të lozë nji rol qendror në jetën e vendit, por ashtë shpesh herë i shkëputun nga jeta e popullsisë së përgjithëshme të vendit, dhe jeton “në kullë të fildishtë”, dhe pothuejse në nji botë abstrakte, gja që shkakton mosbesim tek masat e mospërfilluna dhe rrezikon të marrë orientime politike të pabazueme në realitetin e vendit.

Këtu mbetet për të përcaktue “elementin” që do të marrë përsipër përgatitjen e nji programi të përshtashëm për konditat e vendit dhe nevojat e shoqënisë shqiptare. Unë nuk dëshiroj të baj komente në këtë pikë, por vetëm të këshilloj të mos përsëriten gabimet e së kaluemes së afërt me programe ose me personalitete. Kjo gjendje do të vazhdojë kështu deri sa të dalë në skenë nji shtresë e mesme dhe e fortë ekonomikisht.

Ma së fundi, RSH duhet të jetë demokratike në esencë. Demokracia duhet të jetë qëllimi e jo instrumenti me arritë nji qëllim tjetër që nuk ashtë demokracia. Gjithmonë do të kemi “propagandistë” dhe “politikan të ditës”, aventurierë që politikën e kanë ba profesionin e ditës për përfitime personale ose, si në Shqipëri, me mbulue nji të kalueme jo të mirë. Ka ardhë koha, sidomos mbas ngjarjeve tragjike të 1997-s që hodhën aq poshtë emnin e Shqipërisë e të shqiptarëve, që elementë të rinj, të përgatitun dhe të arsimuem, të dedikuem me shërbye atdheun shqiptar si vend i të parëve dhe si atdheu i tyne dhe i fëmijëve të tyne, elementë partia e të cilëve ashtë Shqipëria (M. Frashëri) e jo Shqipëria në shërbim të Partisë, të dalë në skenë si kolona vertebrale e shtetit dhe shoqënisë shqiptare.

A do të jetë vendi jonë në gjendje me nxjerrë nji grup të këtillë elementësh të dedikuem, të gatshëm me sakrifikue, që të marrin inisiativën për nji mision sa fisnik aq edhe patriotik? Koha do ta tregojë! Unë e dëshiroj me gjithë zemër, dhe do të përshëndetja nji sukses të këtillë si nji fitore të madhe historike për prestigjin e rrënuem të kombit tonë tremijë vjeçar dhe të dhjetë milion shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Tremijë vjetë histori e kombit tonë nuk mund të shemben nga tragjedia gjysëm shekullore komuniste, gabimet e randa të PD-së, sulmet e kallashnikovit dhe koncentrimi i pushtetit të tanishëm në duart e nji grupazhi me unitet ideologjik por që përjashton përfaqësimin e gjysmës veriore të vendit, dhe atë të popullsisë katolike në veçanti. (Spjegimi i dhanë zyrtarisht ashtë akoma ma ofendues: “Nuk gjejmë njerë z me merita në Veri, ose në mesin e katolikëve”, - më tha nji “udhëheqës” i klasës sunduese dhjetë muej ma parë).

Kombi jonë i ka rezistue 500 vjet sundimit otoman dhe ka ruejtë identitetin e tij në rrethana jashtëzakonisht të vështira, gja që tregon vitalitetin e tij. Kjo andërr e keqe që na ka ndjekë sidomos që nga viti 1939, duhet të mbarojë njiherë e mirë dhe nji agim i ri e premtues për të gjithë Shqipërinë duhet të farkëtohet me duert e shqiptarëve të ndershëm e të dedikuem. Ju, jeni farkëtarët e këtij agimi premtues!

Unë kam besim të patundun se Shqipëria ashtë e pajisun me burimet njerëzore që do të brumosin këtë të ardhme dhe ashtë ky besim që më mban aktiv dhe optimist për të ardhmen. Kërkoni dhe do të gjeni në mesin tuej këtë thesar që mbetet akoma i pa zbuluem. Përsëri ju dhe fëmijët tuej janë pjesë e këtij thesari.

Me përzemërsi, i jueji

Sami Repishti

Baldwin, New York, USA
 

zog

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

çar pune ben ky repishti ne amerike?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

profesor thuhej andej nga me erdhi, por nuk i njoh detajet :shrug:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Sami Repishti ka qene Profesor ne nje nga Universitetet e Amerikes,eshte shkrimtare,kritik,dhe bashkepunon energjikisht me Lobin Shqiptar ne Amerike,shok i ngushte i Arshi Pipes,per me teper do mundohem te gjeje nje material per profesor repishtin!!
 

zog

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

aaaaaaaaa! pranej shkruka kaq gjate. e siduket hala se dika se nuk mjafton te shkruash (per ate pune ketu ne forum ta çajme piten te gjithe) por TE LEXOHESH. e qe te kesh te drejten te lexohesh nga te tjeret duhet qe ta kesh vepren me pare se shkrimin, ose ta kesh shkrimin veper.


por qe te kesh veper, duhet te mos jesh i prirur nga pikepamje demokratike si te tijat, vetem tiranet jane te afte te kryejne vepra..............nejse po e keput ketu.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

hmmmm
i dyti person qe sjell argumentin e tiranise si forme qeverisese e suksesshme.
Lind pyetja: vepra e cfare llojit bahet nga tirani? Dhe ne funksion te kujt eshte?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Veper tiranike,kuptohet,e keni lexuar librin "kujtimet",te komardarit Dulle Hoxha??Nje bastardhim komplet i luftesnacionalclirimtare,apo "Titistet",uuuoooooouuuu,nje injorance letrare,megjithese nuk i shkruante vete,ja sh-kruanin te tjeret /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

ja e futem dhe enverin ne valle se kishte mbetur jashte
icon8.gif


Zog do isha e interesuar per ato pikat e paplotesuara. Do thuash ti, pse? Ka nje diskutim qe vertitet ne nivele te tjera e ne ambjente me nje fare cilesie.
 

zog

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

oj cuce ti ske kuptu gje, pranej e kyça muhabetin, atehere pse ben amalgam me trute e tuja, per gjera qe une s'i shpreha por veç i cika.

desha me t'thon ket: ne vetvete nje KRIJUES i çfaredollojshem qofte, eshte TIRAN, natyra e tij e mbrendeshme eshte tiranike.
ngaqe nje krijues NUK MUND TI DOJE TE GJITHA, tek ai ka seleksion te rrepte, jo çdo gje eshte e bukur per te, per rrjedhoje tek ai ka mungese demokracie, e cila presupozon qe edhe e shemtuara ka vleren e saj.

pra kjo eshte natyra e KRIJUESIT. (siç mund ta konstatosh dhe vete pa lidhje te drejtperdrejte me cirkun tat)

por qe ti ta kesh idene e kesaj duhet te njohesh nje person te tille nga afer, sepse nuk flasim dot per detin pa e njoh me pare ATE.
 

loni

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Linos-tash e pash kete teme ndoshta von por...--deri diku kishe te drejt me at tekstin qe e shkrove gjat por jo e tera...
Sesht e then qe ta permendesh gjithmon perandorin otomane sepse pas asaj kemi pas edhe shume lufta edhe pikerisht nga ata qe i quan modern apo nga fete e ndryshme e sidomos kjo e funda nga orthodokset qe na masakruan ne Kosove ne menyren me barbare prandaj gjithmon pyetet Kombi dhe kultura e sa per fen ai eshte pune qe duhet kryer mbrenda ne vend ska se cka tu interesoi popujve jasht saj...
Sa i perket popullit tone ne Shqiperi ai nuk eshte mysliman po te ishte mysliman apo te mbante krishterizmin nuk do te degjenerohej sic u degjenerua pas komunismit dhe nuk do i shitte vajzat me te bukura italianit apo grekut por fatkeqesisht qe jemi Atesist ne shumice dhe nuk mbaj feje,se feja nuk eshte gje e keqe...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Loni,te djeg ty kur permendet periudha me e erret e historise tone???C'kombetarizimi i popullit shqiptar filloi me okupimin Otoman 500 vjecar,ndersa Serbet mbesin gjithnje ne krye te listes te armiqve tane me te eger,mos u ban merak se nuk po i lavderon kush serbet,sikur bani ju me Turqit,duke dale kunder vellezerve tuaj katolike!!!
 

loni

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

OROSHI-te lutem para qe te me pergjigjesh lexoje mire tekstin qe shkruaj une...Edhe une nuk thash azgje per katololiket por e kisha me ATEISTET...
Mua nuk me djeg per turkun por dua te them qe nuk eshte aktuale dhe ajo periudh qe thua ti ka qene koha e imparatorlliqeve apo luftrave ne arene kur njerezimi fillonte ta zbulonte boten me mire,mundoheshim te merrnin toke sa me shume dhe ketu e hengri Shqiperia sepse mbeti ne mesin e luftrave te medha,e sa i perket fese myslimane ate e zgjodhem vet askush nuk na shtyri me arm ne dore sic na shtyen serbet...
 

Male850

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Harruat qe
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
?????
Persa i perkete letres se hyerjes do ta permblidheja me nje fraze
p'or'dhe me rigon
 

balforum

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Loni me duket se nuk e di historine mire sepse nuk mund te harrohen shfarosjet ,perdhunimet dhe djegiet e turkut per ata qe nuk pranonin fene myslymane.Beji nje rilexim historise dhe do ta shohesh fare qarte se ate fe anadollake-mjeruso-prapambetje-callme-jorgan-mjekercjapo-mesjetaro-ferexhe na e dha me force ajo fare 1m e 1cm e gjate me ngjyre lekure si m*uti :smash:
 

loni

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Ej shoku je mire keshtu me shendet...Nuk mundesh ta poshterosh nje fe ashtu ti, se i poshterson 80% te shqiptareve...ti poshtereso turkun me ngjyr muti -po fene jo...Ti je pikerisht ai qe duhet te lexosh dy ndertesa libra e te bisedosh me mua...
Ne jemi pasardhes te ilireve dhe iliret kan qen nje popull si gjith popujt e botes ne ate kohe qe besonin ne shume perendi por ja qe koha erdhi kur u shfaq krisherizmi dhe nje pjes iliret-shqiptaret moren fene e krishterizmit ---dua te them qe e gjithe bota ajo qe eshte tashm myslimane ishte pjeserisht e krishter sepse nuk kishte fe tjeter--kurse me shfaqjen e islamit popujt filluan te ndryshojn mendimin e tyre disa u bene mysliman e disa te krishter...pra luftrat jan ato qe na kane dhen drejtimin fetar dhe kombtare e jo turku apo austo-hungarezi...Neve serbi na mbajti qe nga 1912 por asnje shqiptari nuk mundi tia nderroi fene apo kulturen sepse ne e kemi marr fen apo traditen nga te paret tan pa marr parasysh se cfa ishte e krishter apo islame ne mbajtem ate fe qe kishim.....edhe pas 1912 pse nuk nderroi shqiptari prap fen por vazhdoi me ate qe kishte askush nu ia mbajti thiken ne fyt(ateher nuk ishin ngjyr-mutet aty)...kjo do te thote qe ne nga shpirti i kemi pranuar disa gjera...Por prap them ne te gjitha luftrat shqiptaret jan demtuar edhe nga ana e turqve dhe nga ana e austro-hungarezve dhe edhe tash nga ana greke apo serbe por ate qe ta ka lene amanet babai yt nuk mundesh ta nderrosh...jam shqiptar me komb dhe me fe jam mysliman -jam shqiptar me komb dhe me fe jam katolik-thote dikush,askush nuk mund tia mohoj...
 

balforum

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Loni qe mund te jesh shqiptar ne shpirt kete nuk mund te ta mohoj por qe te jesh shqiptar i vlefshem per shqiperine ka dy menyrre ose feja e shqiptarit eshte shqiperia ose e krishtere ashtu sic ishin te paret e tu.Fene e krishtere e pranuam se ishte feja e pare dhe ne ishim te paret, sa per ate te dyten me vjen keq por nuk ka asnje lidhje me shqiprin e shqiptarin.
Me mjerimin dhe prapambetjen po,por me civilizimin dhe mirqenjen kurre.

Qofsh mire dhe mundohu te me kuptoshe :wave:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Loni,Iliret jo vetem qe e pranuan fene kristiane(dhe jo nje pjese sic thua ti)por edhe e perhapen ne te gjithe Evropen e pafe te asaj kohe(mos harro Shen-Albanin),tani,feja nuk erdhi me pushke,thua ti,po me cfar erdhen Turqit ne shqiperi,me lule???Pse duhej te nderronim fene ne??Pse nuk e nderrojme tani??Loni,katragjyshi yt e ka pas emrin Gjergj,Pal,Gjin,Pjeter,Mark etj etj.Pse i hedh poshte stergjysherit e tu???Pse nuk thua me sinqeritet:Fene na e detyroi Turku me dhune dhe me joshje parashe,tokash,pasurishe dhe ofiqe!!!Edhe ti do ishe me i cliruar nga ndjenja e inferioritetit,edhe ne nuk do shkruanim me per kete tradheti kunder vellezerve te nje gjaku qe i bene vellezerit e tjere po te nje gjaku!!!!
 

loni

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Cka jeni tu fol bre...feja e shqiptarit eshte ose e krishtert ose e shqiptarit...o djalo ke kujdes ti ne shkrim ok...ti i mohon shumicen e shqiptarve...nuk din se cka kan hjek shqiptaret nga kisha ti jo...
OROSHI nga koshi--Feja e pare qe ekzistonte ne rruzulin tokesor ishte feja e krishterizmit dhe
 

loni

Primus registratum
Re: Ballkan i eger mos na tallazo Shqiperine

Cka jeni tu fol bre...feja e shqiptarit eshte ose e krishtert ose e shqiptarit...o djalo ke kujdes ti ne shkrim ok...ti i mohon shumicen e shqiptarve...Shqiptari nuk eshte i barabart me fe...
OROSHI nga koshi--Feja e pare qe ekzistonte ne rruzulin tokesor ishte feja e krishterizmit dhe ate e fe e mbanin edhe arabet e sotem,kjo nuk do te thote qe ishte fe e shqiptarit,Shqiptari zgjodhi fene ne luftra(ata qe kan marr fen nga turku ata flasin ne gjuhen turke sot ne Kosove e jo si ne në gjuhen shqipe) disa u bene mysliman e disa katolik por nuk mund ti thuash se Shqiptari i vertet eshte mysliman apo katolik sepse ne nuk kemi prejardhjen as nga Vatikani e as nga Turqia apo Arabia(shtete qe kan lidhje me fe) por vetem fen e kemi marr nga ata...ose na u eshte imponuar...dhe une kur jam rritur kam zgjedh fen e cila per mua eshte me e sinqert dhe me reale shpirterisht ashtu sikur qe kan bere 80% te shqiptareve...(mvjen keq)
 
Top