Balla: Nuk ka pengesë ligjore për hapjen kutive

Balla: Nuk ka pengesë ligjore për hapjen kutive

Meta përshëndeti rezultatin pozitiv, të dalë nga referendumi i irlandezëve mbi Traktatin e Lisbonës

TIRANË – Për Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, përgjegjësinë kryesore për ratifikimin e marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, Greqinë, e ka Kuvendi. Edhe pse partia që ai drejton, e ka kundërshtuar me forcë miratimin e kësaj marrëveshjeje, para së të bëhej pjesë e qeverisjes, dje në një pozicion krejtësisht të ri politik, zv.

Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, është një çështje, që duhet ta zgjidhë Kuvendi. Në këtë konferencë, Meta përshëndeti edhe rezultatin pozitiv, të dalë nga referendumi i irlandezëve mbi Traktatin e Lisbonës.

Sipas Metës, kjo është një shenjë pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u hapur atyre rrugën për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian. “Qeveria shqiptare përshëndet rezultatin pozitiv, dalë nga referendumi i qytetarëve irlandezë mbi Traktatin e Lisbonës.

Ky është një lajm i shkëlqyer për Bashkimin Evropian dhe një zhvillim pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor”, – tha dje Meta. Ministri i Jashtëm vuri në dukje se zbatimi i Traktatit të Lisbonës, do të bëjë të mundur reformimin institucional dhe strukturor të Bashkimit Evropian.

“Implementimi i Traktatit të Lisbonës do të sjellë një epokë të re me reformimin e thellë institucional dhe strukturor të BE-së, si dhe do të hapë një perspektivë të qartë për zgjerimin e tij të mëtejshëm”, – u shpreh ai.

Sipas Metës, Shqipëria është e interesuar për hyrjen sa më të shpejtë në fuqi të Traktatit, pasi kjo do të krijojë hapësirat e duhura që përqasja e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të jetë më e konkretizuar dhe më e unifikuar.

Gjatë deklaratës, Meta tha se, procesi i ratifikimit të Traktatit të Lisbonës mund të kryhet edhe nga dy vende si Polonia e Çekia. Për marrjen e një vendimi nga ana e Çekisë, pritet të diskutohet dhe të trajtohet më gjerësisht gjatë vizitës, që do të kryejë sot Presidenti çek në Shqipëri.(Shekulli)

XsWVoy4SMS8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23499. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23499

Top